BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • hdu artikulli 11
  • Një kanal satelitor JW arrin aty ku nuk arrin dot interneti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një kanal satelitor JW arrin aty ku nuk arrin dot interneti
  • Si përdoren dhurimet e tua
  • Material i ngjashëm
  • Një kuti e vogël që shpërndan ushqimin besimforcues
    Si përdoren dhurimet e tua
  • JW Broadcasting ‘na forcon e na gjallëron’
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • «Sa shumë e duam JW Broadcasting!»
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
  • Ide për studimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Shih më tepër
Si përdoren dhurimet e tua
hdu artikulli 11
Vëllezërit udhëtojnë me biçikleta në një rrugë tërë pluhur, që të çojnë në kongregacionin e tyre një antenë satelitore.

SI PËRDOREN DHURIMET E TUA

Një kanal satelitor JW arrin aty ku nuk arrin dot interneti

1 PRILL 2021

Çdo muaj presim me padurim programet dhe videot besimforcuese në JW Broadcasting. Megjithatë, shumë nga vëllezërit tanë në Afrikë nuk i ndjekin dot këto programe në internet. Pse?

Pjesa më e madhe e Afrikës nuk ka internet. Dhe, kur ka, shpesh është fare i ngadaltë dhe goxha i shtrenjtë. Për shembull, një mbikëqyrës qarkor në Madagaskar shkarkoi një program mujor JW Broadcasting në një Internet café. Për këtë pagoi 16 dollarë, më shumë se sa marrin disa njerëz atje në një javë.a

Pavarësisht nga këto vështirësi, miliona veta në Afrikë tani mund të kënaqen duke e ndjekur JW Broadcasting pa internet. Si ka mundësi?

Që nga viti 2017, për ata që jetojnë në Afrikën subsahariane, JW Broadcasting është transmetuar falas nëpërmjet një stacioni televiziv satelitor, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në 16 gjuhë.

Vëllezërit në Mozambik rregullojnë antenën satelitore, që të shohin kanalin satelitor JW në Sallën e tyre të Mbretërisë, 2018

Për të arritur këtë, Dëshmitarët e Jehovait paguajnë për një shërbim televiziv, që t’i transmetojë programet tona nëpërmjet satelitit. Ky satelit mbulon gati 35 vende në Afrikën subsahariane. Sipas kontratës, pagesa është mbi 12.000 dollarë në muaj. Ndonjëherë paguajmë më shumë që një kanal tjetër ta transmetojë drejtpërdrejt ndonjë ngjarje. Falë kësaj, mijëra veta janë kënaqur me kongreset ose programet speciale me përfaqësues nga dega.

Në Malavi, një grup nga Reparti Vendës i Projektim-Ndërtimit duke parë stacionin satelitor JW, 2018

Shumë njerëz, edhe ata që nuk janë Dëshmitarë, e ndjekin stacionin satelitor JW nga shtëpitë e tyre, në televizor. Megjithatë, një numër i madh vëllezërish nuk kanë mundësi t’i blejnë pajisjet e domosdoshme për të parë këtë stacion satelitor. Për t’i ndihmuar, mbi 3.670 Salla Mbretërie janë pajisur me këto mjete, kështu që vëllezërit e motrat mund ta shohin atje JW Broadcasting. Nëse Salla e Mbretërisë e kishte tashmë një televizor ose projektor, pajisja bashkë me dërgimin kushton gati 70 dollarë. Nëse jo, të gjitha bashkë kushtojnë deri në 530 dollarë.

Vëllezërit e motrat janë shumë mirënjohës për këtë stacion televiziv. Një vëlla në Kamerun, tha: «Për familjen tonë është si mana në mes të shkretëtirës». Odebode, një vëlla në Nigeri, tha: «Kanalin e shohim tri herë në javë si familje. Fëmijët mezi i presin këto momente. Madje kërkojnë ta ndryshojmë më shpesh stacionin e ta çojmë te kanali JW.» Edhe Roza, që jeton në Nigeri, komenton: «Them me kënaqësi që kanali satelitor JW po më mbron nga varësia ndaj lajmeve, të cilat i shihja pa pushim. Kur shihja lajmet, acarohesha fare kollaj dhe më rritej tensioni. Ama, JW Broadcasting është kaq ndërtues dhe të jep paqe. Është kanali im i preferuar dhe një bekim i madh nga Jehovai.»

Një familje në Malavi sheh një video për fëmijë në kanalin tonë satelitor

Një mbikëqyrës qarkor në Mozambik raporton se në qarkun e tij, Sallat e Mbretërisë ishin pajisur me mjete që mund të transmetonin kanalin satelitor. Vëllezërit në këto kongregacione shkojnë në Sallë një orë para ose më shumë, që të shohin JW Broadcasting nëpërmjet satelitit.

Vëllezër e motra kënaqen me shoqërinë e njëri-tjetrit jashtë një Salle Mbretërie.

Pjesëtarët e një kongregacioni në Etiopi u kënaqën duke parë programin mujor JW Broadcasting nëpërmjet internetit, 2018

Për kongresin ndërkombëtar 2019 që u mbajt në Johanesburg, Afrika e Jugut, kanali u përdor për të transmetuar fjalimet kyçe në 9 vende të tjera. Ndër fjalimet që u transmetuan me satelit, ishte edhe ai i një anëtari të Trupit Udhëheqës. Sfumelele, nga Reparti vendës Broadcasting në degën e Afrikës së Jugut, tha: «Më parë i transmetonim fjalimet nëpërmjet internetit. Por, kjo kërkonte internet të mirë dhe kushtonte. Kanali satelitor JW kushton më pak dhe është i sigurt.»

Falë dhurimeve tuaja bujare për veprën mbarëbotërore, shumë vëllezër e motra në Afrikë mund ta shohin JW Broadcasting nëpërmjet satelitit. Ju falënderojmë jashtë mase për dhurimet që keni bërë në mënyra të ndryshme te donate.jw.org!

Kanali satelitor JW dhe JW Box

Kanali satelitor JW transmeton materiale video që mund të shihen në një televizor të lidhur me një antenë satelitore. Me anë të JW Box vëllezërit mund të shkarkojnë botime dhe video në pajisjet e tyre portative.

Nëse vëllezërit përdorin JW Box për të shkarkuar videot, pse duhet një kanal satelitor? Në shumë zona, mund të jetë goxha e vështirë të përditësosh JW Box me materialet e reja, ngaqë interneti është i limituar ose i kushtueshëm. Prandaj, zyrat e degëve dërgojnë në Sallat e Mbretërisë USB me materiale të reja. Gjithsesi, kjo kërkon kohë. Nëpërmjet kanalit satelitor JW vëllezërit mund të shohin programet në JW Broadcasting një ditë pasi dalin, kanë apo jo smartfon. Gjithashtu mund t’i shohin drejtpërdrejt ngjarjet teokratike speciale.

a Në këtë artikull, të gjitha shumat në dollarë u referohen dollarëve amerikanë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo