BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • hdu artikulli 22
  • Nuk dëgjojnë, por nuk janë lënë në harresë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nuk dëgjojnë, por nuk janë lënë në harresë
  • Si përdoren dhurimet e tua
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Si prodhohen videot në gjuhën e shenjave?
  • Si shpërndahen videot e gjuhës së shenjave?
  • ‘Jehovai ka bërë që fytyra e tij të ndriçojë mbi ta’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Jehovai e ka shpërblyer punën e duarve të mia
    Jetëshkrime të Dëshmitarëve të Jehovait
  • Të jemi syçelë për të gjetur personat e shurdhër në territorin tonë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Si kujdeset Perëndia për njerëzit që nuk dëgjojnë
    Tema të tjera
Shih më tepër
Si përdoren dhurimet e tua
hdu artikulli 22
Një motër po shikon në tablet videon e një vargu nga Bibla në gjuhën e shenjave.

SI PËRDOREN DHURIMET E TUA

Nuk dëgjojnë, por nuk janë lënë në harresë

1 KORRIK 2022

Perëndia Jehova dëshiron që të gjithë njerëzit, në çfarëdo rrethane qofshin, të mësojnë për të e për Mbretërinë e tij qiellore. (1 Timoteut 2:3, 4) Për këtë arsye, Dëshmitarët e Jehovait prodhojnë Bibla dhe materiale ndihmëse për studimin e Biblës për sa më shumë njerëz të jetë e mundur, duke përfshirë edhe ata që nuk dëgjojnë. Në fakt, organizata jonë ka prodhuar mijëra botime në formën e videovea që janë në dispozicion në më tepër se 100 gjuhë shenjash! Si i prodhojmë dhe si i shpërndajmë këto botime? Dhe çfarë përmirësimesh kemi bërë përgjatë viteve?

Si prodhohen videot në gjuhën e shenjave?

Një skuadër përkthimi e gjuhës së shenjave punojnë së bashku për të përkthyer një botim.

Botimet në gjuhën e shenjave prodhohen nga skuadra përkthimi përreth botës. Pjesëtarët e çdo skuadre analizojnë me kujdes botimin që do të përkthejnë. Më pas vendosin si ta përcjellin sa më mirë informacionin në gjuhën e shenjave. Pasi e bëjnë këtë, regjistrojnë videon për atë botim. Në këtë moment, 60 skuadra përkthejnë rregullisht materiale ndihmëse për studimin e Biblës në gjuhët e shenjave dhe 40 skuadra të tjera përkthejnë vetëm projekte të caktuara.

Në të kaluarën, të prodhoje video në gjuhën e shenjave, ishte e kushtueshme. Kamerat dhe pajisjet e tjera kushtonin më tepër se sot. Gjithashtu, videot regjistroheshin në studio, të cilat duhej t’i ndërtonim vetë, në disa raste duke përshtatur godina ekzistuese. Në total, të gjitha gjërat që i duheshin një skuadre përkthimi të gjuhës së shenjave kushtonin mbi 30.000 dollarë.b

Që fondet e dhuruara të përdoren sa më mirë, organizata jonë është përpjekur fort të gjejë mënyra për të përmirësuar dhe për të thjeshtuar procesin e përkthimit. Ja pse kemi përdorur pajisje moderne që bëjnë punë dhe që nuk kushtojnë shumë. Në vend që të përdorin një studio, skuadrat e përkthimit mund të instalojnë një sfond jeshil dhe t’i regjistrojnë videot në zyrat e tyre. Kur ka nevojë për më shumë se një shenjues për një video, vëllezërit e motrat mund t’i regjistrojnë pjesët e tyre nga zyra ose shtëpia e vet. Nuk janë më të detyruar të shkojnë në një studio.

Një skuadër përkthimi e gjuhës së shenjave punojnë së bashku për të përkthyer një botim.

Kemi prodhuar edhe programe kompjuterike që i ndihmojnë shenjuesit. Këto përmirësime e kanë përgjysmuar kohën që u duhet skuadrave të përkthimit për të prodhuar një botim në gjuhën e shenjave. Vëllezërit e motrat i vlerësojnë këto përmirësime. Një vëlla që quhet Aleksandër, thotë: «Videot në gjuhën e shenjave dalin shumë më shpesh se më parë. Jam jashtë mase i kënaqur! I shoh videot përditë.»

Sot, kushton më pak se 5.000 dollarë për t’i siguruar pajisjet e duhura një skuadre përkthimi. Si rezultat, jemi në gjendje të prodhojmë video të gjuhës së shenjave në shumë më tepër gjuhë.

Si shpërndahen videot e gjuhës së shenjave?

Pasi një skuadër përfundon regjistrimin e një botimi në gjuhën e shenjave, videot duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë nevojë për to. Në të shkuarën prodhonim videokaseta dhe DVD, por kjo ishte e kushtueshme dhe kërkonte goxha kohë e mund. Incizimet u dërgoheshin kompanive të tjera për shumëfishim. Në fund, videokasetat dhe DVD-të u dërgoheshin kongregacioneve. Vetëm në vitin 2013 shpenzuam më shumë se 2.000.000 dollarë për prodhimin e DVD-ve në gjuhën e shenjave.

Një lexues portativ DVD-je dhe një larmi botimesh në gjuhën e shenjave në DVD.

Njerëzit që nuk dëgjojnë, i çmonin shumë gjithë këto materiale. Sidoqoftë, videot nuk ishin gjithnjë të lehta për t’u përdorur, sidomos meqë numri i kasetave e i DVD-ve po rritej. Në disa raste duheshin disa DVD për të incizuar vetëm një libër të Biblës. Gilnei, një vëlla në Brazil, kujton: «Sa herë donim të lexonim një shkrim, duhej të gjenim videokasetën e duhur e pastaj të gjenim shkrimin. Ishte shumë e vështirë.» Hafajena, një motër që përdorte DVD në gjuhën e shenjave, thotë: «Ishte e lodhshme të bëje studimin personal. Harxhonim gjithë atë kohë vetëm për të gjetur shkrimet ose referimet.» Kur vëllezërit e motrat shkonin në predikim, shpesh merrnin me vete videokaseta ose DVD, që mund të përdoreshin në televizorin e njerëzve të interesuar. Disa vëllezër merrnin me vete edhe lexuesit e DVD-ve. Jo shumë kohë më pas, dolën në qarkullim lexues DVD-je portativë me ekran, dhe shumë vëllezër i përdornin. Bobi, që jeton në Shtetet e Bashkuara, thotë: «Pasi lexoje një shkrim, shpesh duhej të ndërroje DVD-në nëse të duhej të lexoje një shkrim tjetër. Kjo kërkonte kohë dhe na e bënte të vështirë përdorimin e Biblës gjatë bisedave.»

Më 2013, organizata e Jehovait nxori aplikacionin JW Library Sign Language, që u mundëson vëllezërve e motrave të shkarkojnë e të luajnë video të gjuhës së shenjave në smartfonin ose tabletin e tyre. Si fillim, aplikacioni doli për gjuhën amerikane të shenjave. Më pas, më 2017 u përditësua dhe mund të përdorej për të gjitha gjuhët e shenjave. Vëllezërit e motrat në mbarë botën u gëzuan pa masë. Xhuselino, një vëlla në Brazil, thotë: «S’arrija ta besoja! Vazhdoja të mendoja për dashurinë që tregon Trupi Udhëheqës për ne që nuk dëgjojmë, si edhe për dëshirën e tyre që të përparojmë në të vërtetën njëlloj si ata që përdorin një gjuhë të folur. Isha tejet i emocionuar, dhe aplikacioni më motivoi ta studioja Biblën edhe më shumë.»

Një motër po përdor aplikacionin «JW Library Sign Language» për të parë videon «Danieli: Një jetë e tërë plot besim—Pjesa II».

Duke përdorur aplikacionin JW Library Sign Language

Sot të gjitha videot e gjuhës së shenjave i prodhojmë në formatin dixhital dhe i shpërndajmë nëpërmjet sitit tonë dhe aplikacionit JW Library Sign Language. Si rezultat, botimet e gjuhës së shenjave mund të përkthehen, incizohen e shpërndahen brenda disa ditëve, e jo pas muajve a viteve. Në fakt, në shumë gjuhë shenjash, botimet dalin njëkohësisht me ato në gjuhët e folura.

Ja disa komente nga vëllezër e motra që nuk dëgjojnë. Një motër që quhet Klizia, thotë: «Cila organizatë i ka kaq për zemër ata që nuk dëgjojnë, që të jetë e gatshme të prodhojë ushqim besimforcues në një mënyrë që ta kemi të thjeshtë ta marrim? Asgjë në botë nuk krahasohet me atë që bën organizata e Jehovait për ne.» Vladimiri thotë: «Videot më tregojnë se Jehovai ka merak për njerëzit që nuk dëgjojnë po aq sa për ata që dëgjojnë.»

Në videot tona të gjuhës së shenjave shpesh thuhet kështu: «Ky botim nuk shitet, por botohet si pjesë e një vepre mbarëbotërore të arsimimit nga Bibla, që mbështetet me dhurata vullnetare.» Jemi jashtë mase mirënjohës për dhurimet tuaja, shumë prej të cilave bëhen nëpërmjet donate.jw.org. Këto fonde na lejojnë të prodhojmë Bibla dhe botime ndihmëse për studimin e Biblës për të gjithë njerëzit, edhe për ata që përdorin gjuhën e shenjave.

a Meqë gjuhët e shenjave i komunikojnë mendimet me anë të duarve dhe të shprehjeve të fytyrës, botimet në gjuhën e shenjave dalin në formatin video dhe jo në format të shtypur.

b Në këtë artikull përdoret vlera monetare në dollarë amerikanë.

Data të rëndësishme për përkthimin në gjuhën e shenjave

1992: Del videokaseta e parë në gjuhën e shenjave

2002: Del DVD-ja e parë në gjuhën e shenjave

2013: Del aplikacioni JW Library Sign Language

2017: Aplikacioni JW Library Sign Language përditësohet që të përdoret në të gjitha gjuhët e shenjave

2020: Del Bibla e parë e plotë në gjuhën e shenjave në botë, Përkthimi Bota e Re në gjuhën amerikane të shenjave

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo