BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 33
  • Të rinjtë pyesin—Krijim apo evolucion?—Pjesa 2

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të rinjtë pyesin—Krijim apo evolucion?—Pjesa 2
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dy arsye pse nuk duhet t’i besosh verbërisht evolucionit
  • Pyetje për t’u menduar
  • A duhet të besoj tek evolucioni?
    Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje
  • A pajtohet evolucioni me Biblën?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Përse shumica pranon evolucionin?
    Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
  • Mospajtime rreth evolucionit: Pse?
    Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 33
Nxënës të shkollës së mesme që u mësojnë evolucionin

TË RINJTË PYESIN

Krijim apo evolucion?​—Pjesa 2: Pse nuk duhet t’i besoj verbërisht evolucionit?

Aleksi është konfuz. Gjithmonë ka besuar te Zoti dhe te krijimi. Por sot mësuesi i biologjisë tha me bindje se evolucioni është fakt, se bazohet në kërkime shkencore të besueshme. Aleksi nuk do që të duket budalla. «Në fund të fundit,—thotë me vete,—nëse shkencëtarët kanë vërtetuar se evolucioni është i vërtetë, kush jam unë që ta vë në dyshim?»

A je gjendur edhe ti në një situatë të tillë? Mbase ke gjithë jetën që beson çfarë thotë Bibla: «Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.» (Zanafilla 1:1) Por kohët e fundit disa janë përpjekur të të bindin se krijimi është legjendë dhe se evolucioni është fakt. A duhet t’u besosh? Pse nuk duhet t’i besosh verbërisht evolucionit?

  • Dy arsye pse nuk duhet t’i besosh verbërisht evolucionit

  • Pyetje për t’u menduar

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Dy arsye pse nuk duhet t’i besosh verbërisht evolucionit

  1. Shkencëtarët nuk bien dakord për evolucionin. Edhe pse kanë bërë kërkime prej dekadash, shkencëtarët akoma nuk kanë gjetur një shpjegim për evolucionin që të gjithë të jenë në një mendje.

    Për të menduar: Nëse shkencëtarët nuk bien dakord për evolucionin​—dhe supozohet që janë ekspertë​—a bën gabim nëse nuk e beson verbërisht këtë teori?​—Psalmi 10:4.

  2. Ka rëndësi çfarë beson. Një djalë me emrin Zakaria thotë: «Nëse jeta erdhi rastësisht, atëherë i bie që jeta jonë dhe gjithçka në univers të jenë kot.» Zakaria ka të drejtë se, tekefundit, nëse evolucioni do të ishte i vërtetë, jeta nuk do të kishte ndonjë qëllim afatgjatë. (1 Korintasve 15:32) Në anën tjetër, nëse është i vërtetë krijimi, mund të gjejmë përgjigje të kënaqshme rreth pyetjeve për qëllimin e jetës dhe asaj që rezervon e ardhmja.​—Jeremia 29:11.

    Për të menduar: Si do të ndryshonte jeta jote po të dije të vërtetën për evolucionin dhe krijimin?​—Hebrenjve 11:1.

Pyetje për t’u menduar

POHIM: «Çdo gjë në univers erdhi nga big-bengu i rastësishëm.»

  • Kush ose çfarë e shkaktoi Big-Bengun?

  • Çfarë ka më shumë kuptim​—gjithçka erdhi nga hiçi apo gjithçka erdhi nga diçka a dikush?

POHIM: «Njerëzit erdhën nga kafshët.»

  • Nëse njerëzit erdhën nga kafshët​—për shembull nga majmuni​—pse ekziston gjithë ky hendek i stërmadh mes aftësive intelektuale të njerëzve dhe të majmunëve?a

  • Pse janë kaq komplekse edhe format më «të thjeshta» të jetës?b

POHIM: «Evolucioni është fakt i vërtetuar.»

  • A i ka shqyrtuar dëshmitë ai që e bën këtë pohim?

  • Sa njerëz besojnë tek evolucioni vetëm ngaqë u është thënë se këtë teori e besojnë inteligjentët?

JA Ç’THONË MOSHATARËT E TU

Gueni

Gueni

«Mendo sikur dikush të të thotë se në një shtypshkronjë ndodhi një shpërthim që e spërkati gjithë bojën në mure dhe në tavan, e nga kjo u formua një fjalor i pasur. A do ta besoje? Po aq e pabesueshme është ideja se çdo gjë në universin tonë të organizuar erdhi si pasojë e Big-Bengut të rastësishëm.»

Xhesika

Xhesika

«Njerëzit nuk kanë vetëm aftësi për të mbijetuar. Kanë shumë më tepër. Në fakt, kujdesemi për të sëmurët dhe i ndihmojmë më të dobëtit. Pse do ta bënim këtë nëse evolucioni​—me moton e tij ‘të mbijetojë më i forti’​—do të ishte i vërtetë?»

Xhulia

Xhulia

«Nëse po shëtit nëpër pyll dhe sheh një shtëpi të bukur prej druri, a do të mendoje: ‘Sa interesante! Pemët paskan rënë fiks aty ku duhej për të bërë këtë shtëpi!’ S’do mend që jo! Nuk ka kuptim. Atëherë, pse duhet të besojmë se gjithçka në univers erdhi rastësisht?»

a Disa thonë se njerëzit janë më inteligjentë, sepse trurin e kanë më të madh sesa të majmunëve. Gjithsesi, për arsyet pse ky argument nuk është i vlefshëm, shih broshurën Origjina e jetës: Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh, faqja 28.

b Shih broshurën Origjina e jetës: Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh, faqet 8-12.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo