BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/98 f. 1
  • A ke «një gjemb në mish»?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ke «një gjemb në mish»?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Të përballojmë «një gjemb në mish»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Dobësia njerëzore lartëson fuqinë e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • ‘Gjembi në mish’ i Pavlit
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • 2 Korintasve 12:9—«Hiri im të mjafton»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 5/98 f. 1

A ke «një gjemb në mish»?

1 Ne dëshirojmë me zjarr të përmbushim detyrën tonë për të predikuar lajmin e mirë me më të mirën e aftësive tona. Megjithatë, shumë prej vëllezërve tanë dhe motrave tona të dashura, e kanë të vështirë të marrin pjesë plotësisht, për shkak të sëmundjeve të rënda fizike ose gjymtimeve që u ndodhin, gjë që i pengon të bëjnë aq sa do të donin të bënin. Për ta mund të jetë një sfidë të përballojnë ndjenjat e shkurajimit, veçanërisht kur shohin që të tjerët rreth tyre janë kaq aktivë në shërbim.​—1. Kor. 9:16.

2 Një shembull për t’u imituar: Apostulli Pavël duhej të luftonte me «një gjemb në mish». Tri herë ai iu lut me ngulm Jehovait t’ia hiqte pengesën që i shkaktonte shumë shqetësim, të cilën e përshkroi si «një engjëll të Satanait» që e godiste vazhdimisht. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, Pavli duroi dhe eci përpara në shërbimin e tij. Ai nuk e mëshiroi veten ose nuk u bë një ankues i vazhdueshëm. Ai dha më të mirën e tij. Çelësi i suksesit të tij në përballimin e kësaj, ishte kjo siguri e dhënë nga Perëndia: «Dashamirësia ime e pamerituar është e mjaftueshme për ty; sepse fuqia ime është bërë e përsosur në dobësi.» Dobësitë e Pavlit u bënë një forcë, kur ai mësoi të pranonte situatën e tij dhe të mbështetej në Jehovain dhe frymën e shenjtë për të duruar.​—2. Kor. 12:7-10.

3 Si mund të durosh? A është dobësia njerëzore ajo që përcakton kufijtë e shërbimit tënd ndaj Perëndisë? Nëse po, imito pikëpamjen e Pavlit. Edhe nëse sëmundja ose gjymtimi yt nuk ka një shërim të përhershëm në këtë sistem gjërash, mund ta vendosësh plotësisht besimin te Jehovai, i cili i kupton nevojat e tua dhe do të të sigurojë «fuqi përtej asaj që është normale». (2. Kor. 4:7, BR) Përfito nga ndihma që të vihet në dispozicion në kongregacion; mos u veço. (Prov. 18:1) Nëse e ke të vështirë të marrësh pjesë në veprën nga shtëpia në shtëpi, kërko mënyra praktike për të dhënë dëshmi joformale ose me telefon.

4 Megjithëse një gjemb në mish mund të të kufizojë në atë që je në gjendje të bësh në shërbim, nuk duhet të ndihesh sikur nuk ke marrë pjesë fare në të. Ashtu si Pavli, edhe ti mund «të japësh dëshmi të plotë të lajmit të mirë të dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë», duke bërë atë që të lejojnë forcat dhe rrethanat e tua. (Vep. 20:24, BR) Nëse bën përpjekje për të kryer shërbimin tënd, dije se Jehovai kënaqet shumë.​—Hebr. 6:10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo