BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Ç’është e vërteta?»
    Kulla e Rojës—1995 | 1 Tetor
    • «Ç’është e vërteta?»

      DY BURRAT që qëndronin përballë njëri-tjetrit ishin krejtësisht të ndryshëm. Njëri ishte një politikan cinik, ambicioz, i pasur, i gatshëm të bënte gjithçka për të çuar përpara karrierën e tij. Tjetri ishte një mësues që e kishte përbuzur pasurinë e prestigjin dhe ishte përgatitur që të flijonte jetën e tij për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Nuk ia vlen të themi që këta dy burra nuk kishin të njëjtën pikëpamje! Veçanërisht në një çështje, ata nuk përputheshin fare: në çështjen e së vërtetës.

      Burrat ishin Ponc Pilati dhe Jezu Krishti. Jezui gjendej para Pilatit si një kriminel i dënuar. Përse? Jezui shpjegoi se arsyeja e kësaj, në fakt, vetë arsyeja për të cilën ai kishte ardhur në tokë e kishte ndërmarrë shërbimin e tij, kishte të bënte me një gjë: me të vërtetën. «Për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën.»​—Gjoni 18:37.

      Përgjigjja e Pilatit ishte një pyetje e njohur: «Ç’është e vërteta?» (Gjoni 18:38) A dëshironte ai në të vërtetë një përgjigje? Ka të ngjarë që jo. Jezui ishte një njeri i tillë që mund t’i përgjigjej çdo pyetjeje që i bëhej me sinqeritet, por ai nuk iu përgjigj Pilatit. Dhe Bibla thotë se pasi bëri pyetjen, Pilati doli menjëherë nga dhoma e dëgjimit. Ka të ngjarë që guvernatori romak ta ketë bërë pyetjen me një mosbesim cinik, sikur të thoshte: «E vërteta? Ç’është kjo? Nuk ekziston diçka e tillë!»a

  • «Ç’është e vërteta?»
    Kulla e Rojës—1995 | 1 Tetor
    • a Sipas studiuesit të Biblës, R. C. H. Lenski, Pilati foli me «tonin e një personi indiferent nga bota, i cili me pyetjen e tij do të thotë që çdo gjë në natyrën e së vërtetës fetare është një spekulim i padobishëm».

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo