BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 104
  • Si është «shpërblesë për shumë njerëz» flijimi i Jezuit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si është «shpërblesë për shumë njerëz» flijimi i Jezuit?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Jehovai siguron një «shpërblesë në këmbim të shumë vetave»
    T’i afrohemi Jehovait
  • Shpërblesa—Dhurata më e madhe e Perëndisë
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Shpërblesa​—Dhurata më e madhe e Perëndisë
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Shpërblesa e Krishtit: Udha hyjnore e shpëtimit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 104
Peshorja e drejtësisë në baraspeshë midis Adamit dhe Jezuit

Si është «shpërblesë për shumë njerëz» flijimi i Jezuit?

Përgjigjja e Biblës

Flijimi i Jezuit është mjeti me anë të të cilit Zoti çliron, ose shpëton, njerëzimin nga mëkati dhe vdekja. Bibla i referohet gjakut të derdhur të Jezuit si çmim shpërblese. (Efesianëve 1:7; 1 Pjetrit 1:​18, 19) Pra, Jezui tha se erdhi «të japë shpirtin e vet si shpërblesë për shumë njerëz».​—Mateu 20:28.

Pse nevojitej një «shpërblesë për shumë njerëz»?

Njeriu i parë, Adami, u krijua i përsosur, ose pa mëkat. Kishte mundësi të jetonte përgjithmonë, por e humbi këtë mundësi kur zgjodhi të mos i bindej Perëndisë. (Zanafilla 3:​17-​19) Si rrjedhojë, fëmijët e tij trashëguan mëkatin. (Romakëve 5:​12) Prandaj, Bibla tregon se Adami ‘shiti’ veten dhe fëmijët si skllevër të mëkatit e të vdekjes. (Romakëve 7:​14) Si të papërsosur, asnjëri prej tyre nuk mund ta riblinte atë që humbi Adami.​—Psalmi 49:​7, 8.

Perëndia ndjeu dhembshuri për pasardhësit e Adamit që ishin në situatë të pashpresë. (Gjoni 3:​16) Megjithatë, sipas standardit hyjnor të drejtësisë, nuk mjaftonte që Perëndia t’i anashkalonte ose t’i justifikonte mëkatet e tyre pa një bazë të vlefshme. (Psalmi 89:14; Romakëve 3:​23-​26) Ai e do njerëzimin, kështu që siguroi mjetin e nevojshëm ligjor që mëkatet e tyre jo vetëm të faleshin, por edhe të eliminoheshin fare. (Romakëve 5:​6-8) Ky mjet ligjor është shpërblesa.

Për çfarë shërben shpërblesa?

Kuptimi i termit «shpërblesë» në Bibël përfshin tri rolet e mëposhtme:

  1. Paguesi.​—Numrat 3:​46, 47.

  2. Çliruesi ose shpenguesi.​—Dalja 21:30.

  3. Barazvlerësi, ose mbuluesi, i vlerës së asaj që blen.a

Shiko si i përmbush shpërblesa e Jezu Krishtit këto tri role.

  1. Paguesi. Bibla thotë se të krishterët ‘u blenë me një çmim’. (1 Korintasve 6:​20; 7:​23) Çmimi që u pagua, ishte gjaku i Jezuit, me të cilin ai ‘bleu për Perëndinë njerëz nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb’.​—Zbulesa 5:​8, 9.

  2. Çliruesi. Flijimi i Jezuit na çliron nga mëkati «nëpërmjet shpërblesës».​—1 Korintasve 1:​30; Kolosianëve 1:​14; Hebrenjve 9:​15.

  3. Barazvlerësi. Flijimi i Jezuit ka të njëjtën vlerë me atë që humbi Adami: jetën e përsosur njerëzore. (1 Korintasve 15:21, 22, 45, 46) Bibla thotë: «Ashtu si nëpërmjet mosbindjes së një njeriu të vetëm [Adamit], shumë u bënë mëkatarë, po ashtu edhe nëpërmjet bindjes së një të vetmi [Jezu Krishtit], shumë do të bëhen të drejtë.» (Romakëve 5:​19) Ky shkrim tregon se vdekja e një njeriu të vetëm mund të paguajë shpërblesën për shumë mëkatarë. Në fakt, flijimi i Jezuit është «një shpërblesë përkatëse për të gjithë» ata që bëjnë hapat e nevojshëm për të nxjerrë dobi prej saj.​—1 Timoteut 2:​5, 6.

a Fjalët në gjuhën origjinale që përkthehen «shpërblesë» në Bibël, përçojnë idenë e një çmimi, ose të diçkaje me vlerë, që paguhet. Për shembull, kuptimi bazë i foljes hebraike kapharʹ është «mbuloj». (Zanafilla 6:​14) Zakonisht i referohet mbulimit të mëkatit. (Psalmi 65:3) Emri që vjen prej saj koʹpher i referohet çmimit të nevojshëm për mbulimin, ose shpengimin e mëkatit. (Dalja 21:30) Po kështu, fjala greke lyʹtron, që zakonisht përkthehet «shpërblesë», mund të përkthehet edhe «çmim për shpengimin». (Mateu 20:28; Diodati i Ri) Shkrimtarët grekë e përdorën këtë shprehje për t’iu referuar një pagese që bëhej për të çliruar një rob lufte ose një skllav.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo