BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 53
  • Çfarë ndodh kur vdesim?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë ndodh kur vdesim?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Çfarë ndodh kur vdesim?
    Zgjohuni!—2007
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Pyetja 2: Çfarë do të më ndodhë pas vdekjes?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Ku janë të vdekurit?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 53

Çfarë ndodh kur vdesim?

Përgjigjja e Biblës

Bibla thotë: «Të gjallët janë të vetëdijshëm se do të vdesin, por të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë.» (Eklisiastiu 9:5; Psalmi 146:4) Prandaj, kur vdesim, nuk ekzistojmë më. Të vdekurit nuk mund të mendojnë, të veprojnë ose të ndiejnë.

«Në pluhur do të kthehesh»

Në fjalët që i tha njeriut të parë, Adamit, Perëndia e shpjegoi çfarë ndodh kur vdesim. Ngaqë Adami nuk u bind, Perëndia i tha: «Ti je pluhur, dhe në pluhur do të kthehesh.» (Zanafilla 3:19) Para se Perëndia të krijonte Adamin «nga pluhuri i tokës», Adami nuk ekzistonte. (Zanafilla 2:7) Në mënyrë të ngjashme, kur Adami vdiq, ai u kthye në pluhur dhe nuk ekzistoi më.

E njëjta gjë u ndodh atyre që vdesin në ditët e sotme. Bibla thotë si për njerëzit, edhe për kafshët: «Të gjithë janë bërë nga pluhuri dhe në pluhur kthehen të gjithë.»​—Eklisiastiu 3:​19, 20.

Vdekja nuk është medoemos fundi i gjithçkaje

Shpesh, Bibla e krahason vdekjen me gjumin. (Psalmi 13:3; Gjoni 11:​11-14; Veprat 7:60) Dikush që është në gjumë të thellë, është i pavetëdijshëm për atë që ndodh përreth. Po ashtu, të vdekurit nuk janë të vetëdijshëm për asgjë. Por, Bibla mëson se Perëndia mund t’i zgjojë të vdekurit, si të thuash nga gjumi, dhe t’i rikthejë në jetë. (Jobi 14:​13-15) Për ata që Perëndia ringjall, vdekja nuk është fundi i gjithçkaje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo