Përse nuk pinë duhan të krishterët?
Është tregues i një respekti të paktë për dhuratën e jetës
Veprat 17:24, 25: «Perëndia që ka bërë botën dhe të gjitha gjërat që janë në të . . . u jep të gjithëve jetën, frymëmarrjen dhe çdo gjë.»
«Provat se cigaret shkurtojnë jetën janë dërrmuese; lidhja që e shkakton është treguar qartë.»—Science 80, shtator-tetor, fq. 42.
Statistikat tregojnë se çdo vit vdekjet e provokuara nga duhani arrijnë në 300.000 në Shtetet e Bashkuara, 60-80.000 në Itali, 50.000 në Britaninë e Madhe, 50.000 në Kanada. «Çdo vit vdesin më tepër se një milion njerëz për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga duhani dhe një rritje e shpejtë e përqindjes së këtyre vdekjeve verifikohet në Botën e Tretë, që përfaqëson 52 përqind të konsumit botëror të duhanit.»—The Journal, (Toronto) 1 shtator 1983, fq. 16.
Joseph Califano, ish-sekretari amerikan në Shëndetësi, në Arsimimin dhe Sigurimin shoqëror, ka thënë: «Nuk ka asnjë dyshim se pirja e duhanit është një vetëvrasje e ngadalshme.»—Scholastic Science World, 20 mars 1980, fq. 13.
Nuk është në përputhje me atë që Perëndia kërkon për të bërë të krishterët
Rom. 12:1: «Po ju lutem, pra, o vëllezër, për përdëllimet e Perëndisë, të paraqitni trupat tuaj si flijim të gjallë, të shenjtë, të pranueshëm nga Perëndia, si shërbim të shenjtë me aftësinë tuaj të të arsyetuarit.»
C. Everett Koop, drejtor i përgjithshëm amerikan i Shëndetësisë, ka thënë: «Sigurisht, tymi i duhanit mund të mbahet si shkaku kryesor i vdekjes në shoqërinë tonë, i cili mund të parandalohet.» (The New York Times, 23 shkurt 1982, fq. A1) Studimet mjekësore tregojnë se . . . jeta mesatare e një duhanxhiu është tre ose katër vjet më e shkurtër se e një personi që nuk pi duhan. Gjatësia e jetës së një duhanxhiu të fortë—ai që pi dy ose tri paketa cigare në ditë—mund të jetë plot tetë vjet më e shkurtër sesa e atij që nuk pi.» (The World Book Encyclopedia, 1984, vëll. 17, fq. 430) A është e drejtë që ta paraqesim jetën tonë në shërbim të Perëndisë dhe pastaj ta shkatërrojmë atë gradualisht?
«Veçanërisht në zemër dhe mushkëri, duhani ka një efekt kaq shkatërrimtar, saqë aspektet e tjera parandaluese të mjekësisë bëhen relativisht pa kuptim nëse dikush pi duhan.» (Shërbimi i shtypit të Universitetit të Kalifornisë lindore 18 shkurt 1982) «Duhani ka mundësi të jetë shkaku më i madh, i cili mund të parandalohet, i shëndetit të dobët në botë.» (Dr. H. Mahler, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, cituar në World Health, shkurt-mars 1980, fq. 3) A është njëkohësisht e drejtë që të paraqitemi para Perëndisë për t’i bërë shërbim të shenjtë dhe pastaj ta shkatërrojmë lirisht shëndetin tonë?
Kush pi duhan shkel urdhrin hyjnor, duaje të afërmin tënd
Jak. 2:8: «Duhet të duash të afërmin tënd si vetveten.»—Krahaso Mateu 7:12.
Një studim i fundit . . . ka zbuluar se gratë që nuk pinë duhan, por që kanë burra duhanxhinj vdesin mesatarisht katër vjet më parë se gratë, burrat e të cilave nuk pinë duhan.» (The New York Times, 22 nëntor 1978, fq. C5) Gjatë shtatzënisë duhani mund të shkaktojë deformime të rënda të lindura aq sa mund të provokojë vdekjen e fetusit ose të fëmijës pak kohë pas lindjes.» (Family Health, maj 1979, fq. 8) Kjo sjellje pak dashamirëse në lidhje me familjarët tregon qartë se personi nuk po vepron si i krishterë.—Krahaso 1. Timoteut 5:8.
«Studimet tregojnë se, megjithëse duhanxhiu në përgjithësi e pi cigaren vetëm për një pjesë të vogël të kohës kur e ka të ndezur, ai që nuk pi duhan mund të jetë i detyruar, në kundërshtim me vullnetin e tij, të thithë pothuajse po aq dyoksid karboni, katran dhe nikotinë sa dhe duhanxhiu që i ulet pranë.» (Today’s Health, prill 1972, fq. 39) Kush ka kaq pak dashuri për të afërmin tregon se as Perëndinë nuk e do.—Shiko 1. Gjonit 4:20.