BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/95 f. 7
  • A e ndjen se ka nevojë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e ndjen se ka nevojë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • «Kini dashuri të dendur për njëri-tjetrin»
    Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
  • «Kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin»
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
  • Ndihmë që gjendet me lehtësi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Vazhdo të rritesh në dashuri
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 4/95 f. 7

A e ndjen se ka nevojë?

1 Jehovai përshkruhet si Ndihmës dhe si një Strehë. Ne e dimë se mund t’i kërkojmë ndihmë atij në kohë nevoje dhe se ai do të na ndihmojë. (Psal. 18:2; 46:1) Ne mund ta imitojmë këtë cilësi empatike, duke u ofruar ndihmë të tjerëve nëse e shohim të nevojshme.

2 Çfarë e nxit një person që të bëjë një përpjekje të veçantë për të ndihmuar dikë tjetër? Shumë njerëz e njohin këtë si diçka të dashur dhe njerëzore. Sigurisht, fjala e Perëndisë e inkurajon këtë. (Rom. 15:1) Pavli na nxit që të «mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve».​—Filip. 2:4.

3 Kjo është diçka ku të gjithë mund të gjejmë gëzim duke e bërë. (Vep. 20:35) Pavli e veçoi të riun Timote, si shembull i personit që «sinqerisht kujdeset për gjërat që i përkasin» vëllezërve të tij. (Filip. 2:20, BR) Është një gjë e mirë që sot në kongregacione kemi shumë të rinj me një prirje të tillë të ngjashme. Por sido që të jemi, të rinj apo të vjetër, ka gjëra që duhen bërë nëse i shohim të nevojshme.

4 A ke ndier ndonjëherë se disa kanë një nevojë që i duhet kushtuar vëmendje më e madhe? Ndoshta një motër ose vëlla ka qenë në spital dhe pak Dëshmitarë kanë shkuar ta vizitojnë; ose ndonjëri humbet fuqinë e nuk është më i zoti i vetes, por nuk ka asnjë që t’i bëjë shërbim apo ta ndihmojë në punët e shtëpisë. Jezui i shihte ata që i shërbenin Jehovait, si anëtarë të një familjeje që kujdesen sinqerisht për njëri-tjetrin. (Marku 3:33-35) Në shëmbëlltyrën e deleve dhe të cjepve, ai tregoi se ata të anës së djathtë që gëzojnë favorin e Mbretit, janë ata që kanë ndihmuar vëllezërit e tij.​—Mat. 25:40.

5 Në ç’mënyrë mund të ofroj ndihmë? Çfarë mund të bëhet për të siguruar ndihmë kur ka një nevojë të dukshme? A mund të hedhim ne hapin e parë për të ndihmuar në disa mënyra? Ndoshta ka të moshuar që kanë nevojë për inkurajim, por nuk kanë miq të ngushtë për t’i ndihmuar. Mund të jenë të rinj që kanë nevojë për ndihmë. Një familje e interesuar nga pak kohë me disa fëmijë, mund të ndodhet në Sallën e Mbretërisë dhe lajmëtari që studion me ta nuk është i pranishëm. Ata mund ta çmonin faktin që ndonjë vullnetar i ndihmon për fëmijët.

6 Ndërsa rritemi në dashurinë për të vërtetën dhe për Jehovain, rritemi edhe në çmueshmërinë dhe interesin për të tjerët në kongregacion. Pavli na inkurajoi të zgjerohemi më shumë në këtë drejtim. (2. Kor. 6:11-13) Jezui theksoi se të treguarit e dashurisë ndaj njëri-tjetrit, është gjëja e parë për të treguar se jemi me të vërtetë ithtarë të tij.​—Gjoni 13:35.

7 Kështu kur e shohim se ka nevojë, dashuria e sinqertë për vëllezërit tanë dhe për kongregacionin, do të na nxisë që të hedhim ne hapin e parë për të ndihmuar me çfarëdolloj mënyre që mundemi. (Gal. 6:9, 10) Ky interes për të tjerët, na tërheq së bashku në një lidhje të ngushtë të dashurisë dhe unitetit. (1. Kor. 10:24) Në këtë mënyrë, ne bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar në plotësimin e nevojave në kongregacion.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo