Kulla e Rojës—Revistë për kohët tona urgjente
1 Si plotësim i profecive biblike, po ndodhin ngjarje që trondisin botën! Ndërsa vërejmë se çfarë po ndodh në botë rreth nesh si dhe brenda organizatës teokratike, ne mund të kuptojmë plotësisht se sa urgjente është që të predikojmë «lajmin e mirë» të Mbretërisë. (Marku 13:10) Këto janë arsye për të vazhduar shërbimin tonë me zell gjatë muajit prill.
2 Rëndësia e mesazhit tonë del në pah nga vepra e veçantë që ne do të ndërmarrim këtë muaj. Ne po presim me padurim botimin e fletushkës Lajmërim i Mbretërisë që do të shpërndahet gjatë prillit dhe majit. Me siguri do të kemi mundësi për të kultivuar më tej interesin e personave të gjetur në territor duke ofruar dy numrat e fundit të Kullës së Rojës të cilat përmbajnë mesazhe ndërtuese. Si mund të përgatisim një prezantim që do të nxitë interesin ndaj revistave?
3 Nëse dëshiron mund të zhvillosh një prezantim të efektshëm duke ndjekur këto hapa themelorë: (1) Zgjidh një artikull në njërën nga revistat që ti mendon se u intereson njerëzve në zonën tënde. (2) Zgjidh një fragment ose një shkrim të cituar në këtë artikull që ti beson se do të nxitë interesin e pronarit të shtëpisë. (3) Përgatit një prezantim të shkurtër që përfshin një përshëndetje miqësore, një pyetje ose një pohim i cili thekson një mendim interesant biblik dhe një ftesë të sinqertë për të pranuar revistat. Siç mund të shohësh kjo është mjaft e thjeshtë dhe jo e komplikuar. Ndoshta mund të marrësh takim me një lajmëtar tjetër i cili shkon në shërbim me ty dhe të përgatitësh një prezantim.
4 «Kulla e Rojës» e 1 prillit trajton temën «Zbulimi i rrënjëve të ateizmit». Kur ofron revistën mund të thuash:
◼ «Shpesh thuhet se meqë feja është një subjekt kaq i diskutueshëm nuk duhet trajtuar fare. Çfarë mendoni ju mbi këtë?» Pastaj referoju një pohimi në artikull.
5 Ti mund të përdorësh numrin e 15 prillit të «Kullës së Rojës» me artikullin «Të çmojmë jetën e vërtetë». Mund të marrësh një përgjigje të mirë me këtë hyrje:
◼ «Sot ekzistojnë mënyra nga më të ndryshmet të konceptimit të jetës. Ndershmërisht duhet të pohojmë se shumica tregon pak konsideratë për jetën e vet dhe përçmon atë të të tjerëve. Ky artikull do t’ju japë mundësi për të gjetur një përgjigje të kënaqshme për këtë argument.»
6 Para se të dalim në predikim, përse të mos e praktikosh prezantimin tënd me një lajmëtar tjetër për ta përvetësuar mirë atë? Ju do të jeni në gjendje t’i jepni njëri-tjetrit sugjerime të dobishme të cilat do të rritin efektshmërinë tuaj dhe do t’ju japin më shumë afrimitet.
7 Ndërsa fundi i këtij sistemi po afrohet, ne mund të shtojmë përpjekjet tona për të ndihmuar personat e ndershëm për të gjetur jetën e vërtetë. (1. Tim. 6:19) Kulla e Rojës luan një rol jetësor në këtë vepër të papërsëritshme. Ne jemi mirënjohës që Jehovai ka siguruar këtë mjet të shkëlqyer për përdorimin tonë!