Duke ofruar librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme
1 U kënaqëm kur doli libri i ri, Njohuria që të çon në jetën e përhershme! Ky libër është bërë për të ndihmuar njerëzit të vijnë shpejt në një njohuri të saktë të së vërtetës. Në dhjetor do të kemi mundësinë e parë për të ofruar këtë libër në territorin tonë. Çfarë mund të themi që të ngjallim interes?
2 Këtu kemi një prezantim që mund të tërheqë një person, besimi i të cilit ndaj Perëndisë është dobësuar:
◼ «Shumë njerëz janë rritur duke besuar në Perëndinë, por tani ata kanë zbuluar se besimi i tyre nuk është aq i fortë sa duhet të jetë. Çfarë mendoni se është arsyeja për këtë? [Lëre të përgjigjet.] Besimi ynë në Perëndinë është forcuar duke marrë parasysh mrekullitë e universit. [Lexo Psalmin 19:1.] Ai, ligjet e të cilit kontrollojnë këta trupa qiellorë, ka siguruar gjithashtu drejtim të vlefshëm për ne. [Lexo Psalmin 19:7-9.] Këto vargje theksojnë sa e rëndësishme është të mësojmë sa mundemi rreth Perëndisë dhe qëllimeve të tij. [Tërhiq vëmendjen në ilustrimin e faqes 4 e 5 dhe lexo diçiturën.] Në qoftë se do të dëshironi të keni dobi nga kjo njohuri e veçantë, unë do të doja t’jua lija këtë libër.»
3 Duke pasur disa ngjarje të reja të hidhura në mendje, mund të thuash:
◼ «Me siguri ju keni dëgjuar rreth [përmend ngjarjen]. A e keni pyetur ndonjë herë veten në se Perëndia është i interesuar për padrejtësitë dhe vuajtjet që ne shohim rreth nesh ose vuajtjet që kemi ndeshur vetë? [Lëre të përgjigjet.] Bibla na siguron që Perëndia na do dhe që do të na ndihmojë gjatë momenteve të hidhura.» Lexo pjesë nga Psalmi 72:12-17. Hape librin në faqen 70 dhe vër në dukje që ky libër, Njohuria që të çon në jetën e përhershme, i përgjigjet pyetjes që miliona kanë bërë: Përse Perëndia i lejon vuajtjet? «Do të zbuloni që përgjigjja e Biblës për këtë pyetje është shumë qetësuese. Do të doja t’jua lija këtë libër, kështu që mund të lexoni për këtë vetë.»
4 Në qoftë se takoni një prind, ju mund të përqendroheni tek familja:
◼ «Shumë prindër janë të një mendjeje që ka shumë probleme në përpjekje për të mbajtur një jetë të lumtur në familje. Çfarë shikoni të jenë pengesat serioze? [Lëre të përgjigjet.] Shumë prej nesh bëjnë gjithë sa mundin, por zakonisht ne e çmojmë përkrahjen që do të na ndihmojë të marrim rezultate më të mira. Bibla jep këshilla të shkëlqyeshme. [Lexo pjesë nga Kolosianëve 3:12, 18-21.] Bibla ka shumë më tepër për të thënë për këtë temë, siç nënvizohet në kapitullin 15 të këtij libri, të titulluar ‘Të ndërtojmë një familje që nderon Perëndinë’. Përmbledh këshilla të dhëna në Bibël, duke treguar në ç’mënyrë ndihmojnë në vështirësitë martesore dhe si të përballojmë problemet që përballojnë fëmijët tanë. Jam i sigurt se do të kënaqeni duke e lexuar.»
5 Në qoftë se ju pëlqen diçka e shkurtër, mund të provoni këtë:
◼ «A e keni pyetur ndonjë herë veten përse plakemi dhe vdesim? Kapitulli 6 në këtë libër shpjegon shkakun e vdekjes dhe si Perëndia do ta eliminojë atë. Bibla na tregon se Perëndia ka premtuar jetë të përhershme për ata që e duan atë. [Lexo Gjoni 17:3.] Në qoftë se ju pëlqen të lexoni për këtë, ju do ta zbuloni këtë libër shumë ndriçues.»
6 Në qoftë se jemi të përgatitur mirë, ne mund të jemi të aftë të përdorim këtë libër ‘për tu hapur shkrimet’ të tjerëve në një mënyrë që do tu sjellë atyre gëzim të madh.—Luka 24:32.