BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/95 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Të tregojmë çmueshmëri për shtëpinë e Perëndisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Kur mund të raportohet një studim i ri biblik dhe cilat studime mund të shënohen?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • A po i sjellim dobi vetes?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 12/95 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Cila është mënyra e drejtë për të llogaritur pjesëmarrjen në mbledhje?

Fjalët e njohura te Ligji i përtërirë 31:12, 13 tregojnë se cili duhet të marrë pjesë në mbledhje: «Do të mbledhësh popullin, burra, gra, fëmijë . . . që të dëgjojnë dhe të mësojnë.» Kur bëhet llogaritja e pjesëmarrësve, sigurisht ne numërojmë të gjithë të rriturit. Megjithatë, aftësia për të kushtuar vëmendje dhe për të mësuar nga mbledhjet u kërkohet të gjithëve, edhe «fëmijëve». Në kohën e Nehemisë, u raportua se «çdo njeri inteligjent i aftë për të dëgjuar» qëndroi «nga agimi deri në mesditë» për të dëgjuar leximin e Ligjit. (Neh. 8:1-8, BR) Sigurisht ndër dëgjuesit ishin shumë fëmijë. Edhe pse ata nuk kuptonin gjithçka, mund të vlerësonin faktin se ishin për t’u falur, për të adhuruar dhe për t’iu bindur Perëndisë Jehova. Sigurisht fëmijët në moshë të njomë që mund të përfitojnë nga mbledhjet, duhet të llogariten si pjesë e të pranishmëve.

Në disa raste, disa fëmijë nuk duhen numëruar. Kjo patjetër do të bëhet në rastin e një foshnjeje në krahët e nënës, i cili nuk është akoma i aftë të kuptojë se çfarë po ndodh. Përveç kësaj, që të jesh i llogaritur varet nga kushtimi i vëmendjes. Natyrisht, nuk është reale të presim që një fëmijë i vogël të mbajë mendjen në atë që thuhet gjatë gjithë mbledhjes. Megjithatë, nëse fëmija demonstron që e di se çfarë po bëhet dhe tregon respekt për atë që thuhet, ai duhet të llogaritet edhe pse vëmendja e tij herë pas here mund të humbasë.

Prindërit duhet të ndihmojnë fëmijët e tyre të çmojnë vlerën e mbledhjeve. Stërvitja duhet të fillojë në shtëpi, duke i mësuar fëmijët të rrinë të qetë dhe të kenë vëmendjen gjatë bisedës familjare biblike. Disa kanë pasur rezultate të mira dhe kanë zhvilluar çmueshmëri për gjërat frymore në zemrat e fëmijëve të tyre duke lexuar për to. Të tjerë u kanë dhënë detyra fëmijëve, në lidhje me aftësinë e tyre, për të marrë shënim disa emra apo fraza të përdorura në mbledhje apo disa pika interesante që mund të tregohen më vonë për familjen. Nuk është e mençur të marrin lodra, libra me ngjyra për të pikturuar, apo gjëra të ngjashme me qëllim që t’i mbajnë fëmijët të zënë.

Përcjellësit që numërojnë, duhet të kontrollojnë vendin e larjes, librarinë dhe lokale të tjera kështu që mund të përfshihen edhe ata që përkohësisht mund të jenë larg nga vendi i tyre. Sugjerohet që numërimi të bëhet gjatë gjysmës së dytë të mbledhjes.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo