BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/96 f. 1
  • Puno me gjithë shpirt!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Puno me gjithë shpirt!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai e ka për zemër shërbimin tënd me gjithë shpirt
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • E dua Jehovain me gjithë zemër
    Zemra ime i këndon Jehovait
  • T’i shërbejmë Jehovait me gjithë shpirt
    Këndojini Jehovait
  • Mund të japësh dëshmi joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 5/96 f. 1

Puno me gjithë shpirt!

1 Kemi shumë arsye për t’i qenë mirënjohës Jehovait. Kjo përfshin gjërat që ai ka bërë në të kaluarën, që bën tani dhe që do të bëjë përsëri në të ardhmen për ne. Për çfarë duhet të na shtyjë mirënjohja jonë të bëjmë? Një psalm i Davidit përgjigjet: «Unë do të bekoj Zotin në çdo kohë, lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.»​—Psal. 34:1.

2 Bibla, në mënyrë të qartë, tregon se ne jemi të urdhëruar për të predikuar. Kjo është një vepër, të cilën ne duhet ta bëjmë me «gjithë shpirt si për Jehovain». (Kolos. 3:23, BR) Sa do të bëjmë në shërbim, nëse me të vërtetë punojmë me gjithë shpirt? Kur konsiderojmë dashurinë e Jehovait për të mirën tonë, sigurisht që zemrat tona na nxitin për të pasur një pjesëmarrje të devotshme, për t’u treguar të tjerëve për të dhe qëllimet e tij të çmuara. Ne nxitemi të bëjmë çdo gjë që mundemi.

3 Do të ishte e arsyeshme të prisnim që një person, i cili punon me gjithë shpirt dëshiron ta mbajë vëmendjen e tij të përqendruar në shërbimin e shenjtë. Psalmisti, i cili në mënyrë të qartë u ndje në atë mënyrë, deklaroi: «Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.» (Psal. 119:164) Ata që kanë të njëjtat ndjenja me të psalmistit, kërkojnë të përfitojnë nga rastet për të lavdëruar Jehovain. Ndërsa rrethanat e tyre lejojnë, ata shërbejnë me zell sa më shumë që është e mundur.

4 Ne jemi të rrethuar nga rastet për të lavdëruar Jehovain: Nuk duhet të presim derisa të marrim pjesë në veprën nga dera në derë për të predikuar lajmin e mirë. Shokët tanë të punës, të shkollës, të afërmit dhe të njohurit, të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë mesazhin e Mbretërisë. Kur udhëtojmë, ne mund të fillojmë biseda, të cilat mund të çojnë në dhënien e një dëshmie personelit të hotelit, punonjësve të restorantit, punonjësve të pikave të karburantit ose shoferëve të taksive. Ndërsa ndodhemi në shtëpi, ne mund t’u japim dëshmi fqinjëve ose shitësve. Nëse ndodhemi në spital, aty ndodhen infermieret, doktorët dhe pacientët e tjerë, të cilëve ne mund t’u predikojmë në mënyrë joformale.

5 Dëshmia joformale jep rezultate: Dy Dëshmitare ishin një ditë duke ecur në një park dhe filluan një bisedë me një burrë të ri, i cili po shëtiste me fëmijën e tij. Përfundimisht ai dhe gruaja e tij përqafuan të vërtetën. Më vonë, burri i ri zbuloi se vetëm pak kohë më parë se të takohej me dy Dëshmitaret, ai i ishte lutur Perëndisë duke i kërkuar: ‘Nëse ekziston, të lutem më lër të të njoh.’ Ai e konsideron takimin në park si përgjigjen e Jehovait ndaj lutjes së tij.

6 Ata që dëshirojnë me gjithë shpirt të ndihmojnë të tjerët frymësisht, provojnë gëzim të madh. Ata e dinë se një shërbim i tillë, «me një zemër të plotë», i pëlqen Jehovait.​—1. Kron. 28:9.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo