BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/96 f. 7
  • Bisedat miqësore mund të arrijnë zemrën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bisedat miqësore mund të arrijnë zemrën
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të nisim biseda që të japim dëshmi joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Si ta përmirësosh aftësinë për të biseduar?
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Të nisim biseda që të arrijmë të dëshmojmë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Interes i sinqertë
    Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 6/96 f. 7

Bisedat miqësore mund të arrijnë zemrën

1 Biseda mund të përcaktohet si një «shkëmbim gojor mendimesh». Fillimi i bisedave miqësore mbi një temë që shqetëson të tjerët, mund të zgjojë interesin e tyre dhe mund të na ndihmojë që të arrijmë zemrën me mesazhin e Mbretërisë. Përvoja ka treguar se është shumë më e efektshme t’i fusim njerëzit në biseda miqësore dhe të lirshme, sesa t’u bëjmë moral.

2 Si të fillojmë biseda miqësore: Aftësia për të biseduar me të tjerët nuk do të thotë se duhet të paraqesim një varg mahnitës mendimesh dhe shkrimesh. Do të thotë thjesht të tërheqim palën tjetër për të biseduar. Për shembull, një bisedë miqësore me komshiun nuk është e ngurtë, por e lirshme. Nuk mendojmë se çfarë do të themi, por u përgjigjemi natyrshëm mendimeve që ai shpreh. Shfaqja e interesit për atë që ai thotë, mund ta inkurajojë personin të vazhdojë bisedën me ne. Po kështu duhet të jetë edhe kur u dëshmojmë të tjerëve.

3 Për të filluar biseda miqësore mund të përdoren tema të tilla si: krimet, problemet e të rinjve, çështjet lokale, gjendja botërore, madje edhe koha. Argumentet që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve, janë shumë të efektshme për të ngjallur interesin tek ta. Pasi të ketë filluar biseda, mund ta drejtojmë atë me kujdes drejt mesazhit të Mbretërisë.

4 Për të pasur një bisedë të lirshme nuk do të thotë që nuk ka nevojë për përgatitje që më përpara. Ka nevojë. Megjithatë, s’ka nevojë të formulosh një skemë të ngurtë apo të mësosh përmendësh një ligjëratë, gjë që nuk do ta bënte bisedën elastike dhe të përshtatshme për rrethanat në të cilat gjendesh. (Krahaso 1. Korintasve 9:20-​23.) Një mënyrë e shkëlqyer përgatitjeje është zgjedhja e një ose dy temave nga shkrimet, me pikësynimin për të ndërtuar biseda rreth tyre.

5 Cilësitë thelbësore për një bisedë miqësore: Në bisedat me të tjerët duhet të jemi të përzemërt dhe të sinqertë. Një buzëqeshje dhe një pamje e gëzueshme ndihmon për të pasqyruar këto cilësi. Ne kemi mesazhin më të mirë që mund të ekzistojë; është më tërheqësi për personat me zemër të ndershme. Nëse ndiejnë se interesi ynë për ta është nxitur nga një dëshirë e sinqertë për t’u dhënë disa lajme të mira, atëherë mund të jenë të nxitur për t’i dëgjuar.​—2. Kor. 2:17.

6 Bisedimi duhet të jetë diçka e këndshme. Prandaj, duhet të jemi të sjellshëm dhe me takt në paraqitjen e mesazhit të Mbretërisë. (Gal. 5:22; Kolos. 4:6) Përpiqu t’i lësh palës tjetër një përshtypje të mirë për Dëshmitarët e Jehovait. Duke bërë kështu, edhe pse fillimisht nuk do t’ia dalim të arrijmë zemrën e tij, herën tjetër ka më shumë mundësi që ai të pranojë të bisedojë me një Dëshmitar.

7 Fillimi i një bisede miqësore nuk është pasojë e bërjes së një predikimi të komplikuar. Mjafton të ngjallet interesi mbi një argument që shqetëson personin. Pasi të jemi përgatitur që më përpara, do të jemi të gatshëm për të bërë biseda miqësore me njerëzit. Le të përpiqemi të arrijmë zemrat e atyre që takojmë, duke u dhënë lajmin më të mirë që mund të ketë në botë, atë të bekimeve të përhershme mbretërore.​—2. Pjet. 3:13.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo