BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/96 f. 3-6
  • Si të bëjmë dishepuj me librin Njohuria

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të bëjmë dishepuj me librin Njohuria
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Si t’i ndihmojmë studentët të përparojnë drejt pagëzimit—Pjesa 1
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Si t’i ndihmojmë studentët të përparojnë drejt pagëzimit—Pjesa 2
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Ndihmoji studentët të bëhen dishepuj të pagëzuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Kushtoji vëmendje ‘artit të mësimdhënies’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 6/96 f. 3-6

Si të bëjmë dishepuj me librin Njohuria

1 Një synim i dëshiruar për të gjithë të krishterët është që t’u mësojnë të tjerëve të vërtetën dhe të bëjnë dishepuj nga ata që janë «të paracaktuar për jetën e pasosur». (Vep. 13:48; Mat. 28:19, 20) Organizata e Jehovait ka vënë në duart tona një vegël të mrekullueshme për të arritur këtë gjë: librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Titulli i tij thekson rëndësinë e madhe të studimeve biblike në shtëpi, pasi jeta e përhershme varet në marrjen e njohurisë për Jehovain, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për Birin e tij, Jezu Krishtin.​—Gjoni 17:3.

2 Tani libri Njohuria është botimi kryesor i Shoqatës për t’u përdorur në drejtimin e studimeve biblike në shtëpi. Duke e përdorur atë, mund të mësojmë të vërtetën thjesht, qartë dhe shkurt. Kjo gjë do të na ndihmojë të arrijmë zemrat e atyre që mësojnë. (Luka 24:32) Natyrisht, nevojitet që drejtuesi të përdorë metoda të mira mësimi. Për këtë qëllim, kjo shtojcë është përgatitur për të dhënë sugjerime dhe përkujtesa, në lidhje me metodat e mësimit që kanë dalë të efektshme. Duke përdorur aftësi shquese dhe duke iu përshtatur rrethanave individuale, mund të kesh mundësi të zbatosh në mënyrë progresive disa nga të gjitha ato që janë paraqitur këtu. Ruaje këtë shtojcë dhe drejtoju asaj vazhdimisht. Disa pika të ndryshme në të, mund të të ndihmojnë që të jesh më i efektshëm në përdorimin e librit Njohuria për të bërë dishepuj.

3 Drejto një studim biblik progresiv në shtëpi: Trego një interes të sinqertë personal për studentin si një dishepull i mundshëm i krishterë dhe vëlla apo motër frymore. Ji i përzemërt, miqësor dhe entuziast. Duke qenë një dëgjues i mirë, mund të arrish të njohësh personin tjetër, mjedisin dhe gjendjen e tij në jetë, të cilat do të të ndihmojnë të shquash se cila do të ishte mënyra më e mirë për ta ndihmuar frymësisht. Tregohu i gatshëm për të dhënë veten për të mirën e studentit.​—1. Sel. 2:8.

4 Pasi të jetë vendosur për të bërë një studim, preferohet që kapitujt në librin Njohuria të studiohen sipas radhës numerike. Kjo do t’i japë mundësi studentit të fitojë një kuptueshmëri progresive mbi të vërtetën, pasi libri i zhvillon argumentet biblike sipas një vazhdimësie logjike. Bëje studimin të thjeshtë dhe interesant, në mënyrë që të jetë i gjallë dhe të ecë. (Rom. 12:11) Në varësi të rrethanave dhe të aftësive të studentit, mund të jetë e mundur që ta trajtosh shumicën e kapitujve në një herë që mund të zgjasë një orë a diçka e tillë, pa e bërë studimin shpejt e shpejt. Studenti do të bëjë më shumë përparim, atëherë kur si mësuesi ashtu edhe studenti e respektojnë takimin për studim çdo javë. Në këtë mënyrë, me shumicën e personave mund të jetë e mundur që t’i përfundosh 19 kapitujt e librit për rreth gjashtë muaj.

5 Filloje çdo sesion me komente të shkurtra që nxisin interesin mbi materialin. Do të vëresh se titulli i çdo kapitulli është tema e tij, e cila duhet theksuar. Çdo nëntitull veçon një pikë kryesore, duke të ndihmuar të mbash temën e kapitullit në qendër të vëmendjes. Kujdes që të mos flasësh shumë. Më mirë përpiqu të nxjerrësh shprehjet e studentit. Pyetjet e veçanta drejtuese, të bazuara në atë që ai tashmë di, do t’i japin një ndihmesë studentit që të arsyetojë dhe të arrijë në përfundime të drejta. (Mat. 17:24-​26; Luka 10:25-​37; shiko Udhëzuesin e Shkollës, faqe 51, paragraf 10, [angl.].) Përmbaju ngushtësisht informacionit të shtypur në librin Njohuria. Ndërfutja e hollësive të tjera mund të errësojë apo mund të shpërqendrojë nga pikat kryesore e të stërzgjasë studimin. (Gjoni 16:12) Nëse lind një pyetje që nuk i përket argumentit që po studiohet, në shumicën e rasteve mund t’i përgjigjesh në fund të studimit. Kjo gjë do të të lejojë të zhvillosh studimin e javës pa dalë nga tema. Shpjegoji studentit se shumica e pyetjeve të tij personale do të marrin përfundimisht përgjigje gjatë zhvillimit të studimit.​—Shiko Udhëzuesin e Shkollës, faqe 94, paragraf 14, (angl.).

6 Nëse studenti ka besim të pathyeshëm në Trinitetin, pavdekësinë e shpirtit, ferrin apo doktrina të tjera të rreme si këto dhe ajo që është paraqitur në librin Njohuria nuk i kënaq nevojat e tij, mund t’i japësh librin Të arsyetojmë (angl.) apo ndonjë libër tjetër që trajton këtë argument. Thuaji se do ta trajtosh argumentin me të, pasi ai të ketë menduar mbi atë që ka lexuar.

7 Fillimi dhe mbarimi i studimit me lutje për drejtimin dhe bekimin e Jehovait nderon rastin, e vë personin në një gjendje shpirtërore të respektueshme dhe tërheq vëmendjen drejt Jehovait si Mësuesi i vërtetë. (Gjoni 6:45) Nëse studenti përdor akoma duhanin, ndoshta me kalimin e kohës mund të të duhet t’i kërkosh që të mos e përdorë gjatë studimit.​—Vep. 24:16; Jak. 4:3.

8 Mëso me efektshmëri, duke përdorur shkrimet, ilustrimet dhe pyetjet për përsëritje: Pavarësisht se sa herë mund ta ketë studiuar materialin më parë, gjatë përgatitjes një mësues i aftë do të rishikojë çdo mësim, duke pasur në mendje studentin e veçantë. Kjo gjë ndihmon për t’u parapërgatitur për disa prej pyetjeve të studentit. Për të mësuar me efektshmëri, kap kuptimin e qartë të pikave kryesore të kapitullit. Gjej shkrimet për të parë se si zbatohen në material dhe për të vendosur cilat duhen lexuar gjatë studimit. Gjej një ide se si mund të mësosh, duke përdorur ilustrimet dhe pyetjet për përsëritje në fund të kapitullit.

9 Duke i përdorur shkrimet me efektshmëri, do ta ndihmosh studentin që të vlerësojë faktin se vërtet është duke studiuar Biblën. (Vep. 17:11) Duke përdorur kutinë «Bëhu i afërt me Biblën tënde», në faqen 14 të librit Njohuria, mësoje personin se si të gjejë shkrimet. Tregoji se si të dallojë vargjet e cituara në mësim. Për aq sa lejon koha, gjej dhe lexo shkrimet e përmendura që nuk janë cituar. Studenti të komentojë se si e mbështesin apo e qartësojnë ato shkrime atë që është thënë në paragraf. Thekso pjesët kryesore të tekstit, me qëllim që ai të arrijë të vlerësojë arsyet për pikat kryesore të mësimit. (Neh. 8:8) Në përgjithësi, nuk ka nevojë që mësuesi të futë në bisedë më shumë vargje nga ato që ka në libër. Komento mbi vlerën e njohjes së emrave dhe të radhës së librave të Biblës. Do të ishte e dobishme që studenti të lexonte faqet 27-30 të Kullës së Rojës 15 qershor 1991, (angl.). Kur është e përshtatshme, inkurajo përdorimin e Përkthimit Bota e Re, (angl.). Mund t’i tregosh në mënyrë progresive se si të përdorë veçoritë e tij të ndryshme, si referimet e shkruara në anë dhe treguesin e fjalëve biblike.

10 Shtojca për muajin shkurt 1995, shpjegon se ilustrimet vënë në veprim procesin e të menduarit të një personi dhe e bëjnë më të lehtë kapjen e mendimeve të reja. Ato bashkojnë thirrjen intelektuale me ndikimin emocional, me qëllim që mesazhi të përçohet me një forcë të tillë, që shpeshherë nuk është e mundur me një shpallje të thjeshtë të faktit. (Mat. 13:34) Libri Njohuria ka shumë ilustrime mësimi që janë të thjeshta e megjithatë të fuqishme. Për shembull, një ilustrim i përdorur në kapitullin 17 rrit çmueshmërinë për mënyrën se si Jehovai siguron ushqim, veshje dhe strehim në kuptim frymor përmes kongregacionit të krishterë. Ilustrimet e bukura me ngjyra në librin Njohuria mund të përdoren me efektshmëri për të ngjallur emocione. Në nëntitullin «Ringjallje e gëzueshme» në faqen 185, ndikimi i paragrafit 18 mbi studentin do të forcohet, duke vështruar ilustrimin në faqen 86. Kjo gjë mund ta nxisë atë të mendojë mbi ringjalljen si për një realitet në Mbretërinë e Perëndisë.

11 Studentët e Biblës duhet të bëjnë përparim frymor me çdo mësim që kalojnë. Për këtë arsye, mos lër pa bërë pyetjet për përsëritje në kutinë «Provo njohurinë», që gjendet në fund të çdo kapitulli. Mësuesi nuk duhet të kënaqet thjesht vetëm me shpjegimin intelektual të asaj që u studiua. Disa prej këtyre pyetjeve janë bërë për të nxjerrë një përgjigje personale nga zemra. Për shembull, shiko faqen 31, ku studentit i bëhet pyetja: «Cilat cilësi të Perëndisë Jehova të tërheqin veçanërisht?»​—2. Kor. 13:5.

12 Stërviti studentët të përgatiten për studimin: Një student që e lexon mësimin që më përpara, shënon përgjigjet dhe mendon se si t’i shprehë ato me fjalët e tij, do të bëjë më shpejt progres frymor. Me shembullin dhe inkurajimin tënd, mund ta stërvitësh atë që të përgatitet për studimin. Tregoji librin tënd, ku të kesh nënvizuar fjalët dhe frazat kryesore. Shpjego se si mund të gjejë përgjigjet e drejtpërdrejta të pyetjeve të shtypura. Përgatitja e një kapitulli së bashku mund të jetë e dobishme për studentin. Inkurajoje të shprehet me fjalët e veta. Vetëm atëherë do të bëhet e qartë nëse e kupton materialin apo jo. Nëse e lexon përgjigjen nga libri, ti mund të nxitësh aftësinë e tij të të menduarit, duke e pyetur se si do t’ia shpjegonte me fjalët e veta pikën dikujt tjetër.

13 Inkurajoje studentin të gjejë shkrimet e pacituara si pjesë e përgatitjes së tij javore, duke qenë se mund të mos ketë kohë për t’i lexuar të gjitha gjatë studimit. Lavdëroje për përpjekjet që ai po bën për t’u përgatitur. (2. Pjet. 1:5; shiko Kullën e Rojës, 15 gusht 1993, faqet 13-​14, [angl.], për sugjerime të tjera se çfarë mund të bëhet si nga mësuesi ashtu edhe nga studenti për të rritur aftësinë e të mësuarit në një studim biblik.) Në këtë mënyrë, studenti stërvitet për t’u përgatitur dhe për të bërë komente domethënëse në mbledhjet e kongregacionit. Ai do të mësojë se si të zhvillojë zakone të mira në studimin personal, të cilat do t’i japin atij mundësi për të vazhduar përparimin në të vërtetën, pasi të ketë përfunduar studimin personal të Biblës me librin Njohuria.​—1. Tim. 4:15; 1. Pjet. 2:2.

14 Drejtoji studentët drejt organizatës së Jehovait: Është përgjegjësia e atij që bën dishepuj që ta drejtojë interesin e studentit drejt organizatës së Jehovait. Studenti do të përparojë më shpejt drejt pjekurisë frymore, nëse pranon e çmon organizatën dhe kupton nevojën për t’u bërë pjesë e saj. Ne dëshirojmë që ai të gjejë kënaqësi në shoqërimin me popullin e Perëndisë dhe të shikojë përpara për të qenë me ne në Sallën e Mbretërisë, ku mund të marrë mbështetjen frymore dhe emocionale që ofron kongregacioni i krishterë.​—1. Tim. 3:15.

15 Broshura Dëshmitarët e Jehovait: Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën, është bërë për t’i njohur individët me organizatën e vetme të dukshme, që Jehovai po përdor sot për të kryer vullnetin e tij. Pasi të jetë vendosur për të bërë studim, përse të mos i japësh studentit një kopje? Që në fillim, ftoje studentin të marrë pjesë në mbledhje. Shpjegoji atij se si drejtohen ato. Mund t’i tregosh titullin e një fjalimi të ardhshëm publik ose tregoji artikullin që do të trajtohet në studimin e Kullës së Rojës. Ndoshta mund ta marrësh për të parë Sallën e Mbretërisë gjatë kohës kur nuk ka mbledhje, me qëllim që ai të largojë çdo ankth që mund të ketë, duke shkuar për herë të parë në një vend të panjohur. Ndoshta mund të kesh mundësi ta shoqërosh për në mbledhje. Kur ai merr pjesë, bëje të ndihet i mirëpritur dhe rehat. (Mat. 7:12) Njihe me Dëshmitarë të tjerë, duke përfshirë edhe pleqtë. Shpresojmë që ai do të fillojë ta shikojë kongregacionin si familjen e tij frymore. (Mat. 12:49, 50; Mar. 10:29, 30) Ti mund të vësh një synim për të, si pjesëmarrjen në një mbledhje çdo javë dhe rrite synimin në mënyrë progresive.​—Heb. 10:24, 25.

16 Ndërsa studimi biblik vazhdon me librin Njohuria, thekso pjesët që nënvizojnë nevojën për shoqërim të rregullt me kongregacionin nëpër mbledhje. Vëre në mënyrë të veçantë faqet 52, 115, 137-139, 159, si dhe kapitullin 17. Shpreh çmueshmërinë tënde të thellë për organizatën e Jehovait. (Mat. 24:45-​47) Fol në mënyrë pozitive për kongregacionin lokal dhe mbi atë që mëson nëpër mbledhje. (Psal. 84:10; 133:1-3) Do të ishte mirë sikur studenti të kishte mundësi që të shikonte të gjitha videot e Shoqatës, duke filluar me Dëshmitarët e Jehovait: Organizata pas emrit. Për mendime të tjera mbi mënyrën se si ta drejtosh interesin drejt organizatës, shiko Kullën e Rojës, 1 nëntor 1984, faqet 14-18, (angl.) dhe shtojcën e fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë për prill 1993 (angl.).

17 Inkurajo studentët që t’u japin dëshmi të tjerëve: Synimi ynë në studimin që bëjmë me të tjerët është që të bëjmë dishepuj, të cilët të dëshmojnë për Jehovain. (Isa. 43:10-​12) Kjo do të thotë që mësuesi duhet ta inkurajojë studentin që të flasë me të tjerët për atë që po mëson nga Bibla. Kjo gjë mund të bëhet aq thjesht sa të pyesësh: «Si do t’ia shpjegoje këtë të vërtetë familjes sate?» Ose: «Cilin shkrim do të përdorje për t’ia provuar këtë një shokut tënd?» Thekso vendet kryesore në librin Njohuria, ku inkurajohet dhënia e dëshmisë, si për shembull në faqet 22, 93-95, 105-106, si dhe kapitullin 18. Kur është e përshtatshme, studentit mund t’i jepen disa fletushka për t’i përdorur në dhënien e dëshmisë të tjerëve në mënyrë joformale. Sugjeroji që të ftojë anëtarët e tij të familjes që të ulen me të në studim. A ka shokë, të cilëve do t’u pëlqente të studionin? Kërkoji të të prezantojë me ata që janë të interesuar.

18 Duke marrë pjesë në Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe në Mbledhjen e Shërbimit, dishepulli i ardhshëm mund të fitojë stërvitje dhe nxitje të mëtejshme, që do ta ndihmojë atë të bëhet një lajmëtar i lajmit të mirë. Kur ai tregon interes për t’u regjistruar në shkollë apo për t’u bërë një lajmëtar i papagëzuar, do të zbatohen parimet që janë nxjerrë në shtojcën e muajit korrik 1993 ose faqet 98 dhe 99 në librin Shërbimi ynë (angl.). Nëse një aspekt i jetës së tij e pengon të kualifikohet si i tillë, ti mund të kërkosh në botimet e Shoqatës material ndihmës që diskuton çështjen dhe trajtoje me të. Për shembull, një student mund të hasë vështirësi në mposhtjen e vesit të përdorimit të duhanit apo të drogave të tjera. Libri Të arsyetojmë (angl.) nxjerr në pah arsye të forta biblike mbi faktin përse të krishterët i shmangin këto zakone të dëmshme dhe në faqen 112 thekson një mënyrë që ka pasur sukses për të ndihmuar të tjerët në lënien e këtij zakoni të dëmshëm. Lutu me të mbi çështjen, duke i mësuar që të ndërtojë mbështetjen e tij tek Jehovai për ndihmë.​—Jak. 4:8.

19 Procedura që ndiqet për të përcaktuar nëse një person është i kualifikuar për të marrë pjesë në shërbimin publik apo jo, theksohet në Kullën e Rojës, 15 janar 1996, faqe 16, paragraf 6. Nëse studenti kualifikohet, do të ishte e dobishme të drejtohej një sesion praktik për ta përgatitur për ditën e tij të parë në shërbimin në fushë. Në një mënyrë pozitive, shqyrto reagimet e njerëzve dhe kundërshtimet që janë të zakonshme për territorin tënd. Nëse është e mundur, fillo me të veprën shtëpi më shtëpi dhe stërvite në mënyrë progresive në veçori të tjera të shërbimit. Nëse bën prezantime të shkurtra dhe të thjeshta, ai do ta ketë të lehtë të të imitojë. Ji ndërtues dhe inkurajues, duke rrezatuar gëzim në veprën që bën, me qëllim që edhe ai të kapë frymën tënde dhe ta pasqyrojë atë. (Vep. 18:25) Synimi i një dishepulli të ri duhet të jetë ai që të bëhet një lajmëtar i rregullt dhe i zellshëm i lajmit të mirë. Ndoshta mund ta ndihmosh të përpilojë një program praktik për shërbimin. Me qëllim që ai të përparojë në aftësinë e tij për t’u dhënë dëshmi të tjerëve, mund t’i sugjerosh që të lexojë botimet e Kullës së Rojës, 15 gusht 1984, faqet 15-25; (angl.); 15 korrik 1988, faqet 9-20 (angl.); 1 maj 1991, faqet 24-29 (15/1/91, fq. 15-20, angl.); dhe 1 janar 1994, faqet 20-25.

20 Nxiti studentët drejt dedikimit dhe pagëzimit: Duhet të jetë e mundur që një student me zemër të ndershme të mësojë përmes studimit të librit Njohuria, aq sa për të bërë dedikimin ndaj Perëndisë dhe për t’u kualifikuar për pagëzim. (Krahaso Vep. 8:27-​39; 16:25-​34.) Megjithatë, para se një person të jetë i nxitur për t’u dedikuar, ai duhet të zhvillojë devotshmërinë ndaj Jehovait. (Psal. 73:25-​28) Gjatë kohës që studion, kërko mundësi për të ndërtuar çmueshmërinë për cilësitë e Jehovait. Shpreh vetë ndjenjat e tua të thella për Perëndinë. Ndihmoje studentin të mendojë për të zhvilluar një marrëdhënie të ngrohtë personale me Jehovain. Nëse ai me të vërtetë arrin ta njohë dhe ta dojë Perëndinë, atëherë do t’i shërbejë atij në besueshmëri, sepse devotshmëria e shenjtë ka të bëjë me atë që ndiejmë për Jehovain si person.​—1. Tim. 4:7, 8; shiko Udhëzuesin e Shkollës, faqe 76, paragraf 11, (angl.).

21 Përpiqu të arrish zemrën e studentit. (Psal. 119:11; Vep. 16:14; Rom. 10:10) Ai duhet të shohë se si ndikon në të personalisht e vërteta dhe të vendosë se çfarë duhet të bëjë me atë që ka mësuar. (Rom. 12:2) A e beson njëmend të vërtetën që i është paraqitur përgjatë çdo jave? (1. Sel. 2:13) Me këtë synim, mund të blesh mendimet e studentit, duke i bërë pyetje për të dalluar pikëpamjen e tij, si: Çfarë mendon në lidhje me këtë? Si mund ta zbatosh këtë në jetën tënde? Nga komentet e tij mund të dallosh se ku nevojitet më shumë ndihmë për të arritur zemrën e tij. (Luka 8:15; shiko Udhëzuesin e Shkollës, faqe 52, paragraf 11, angl.) Diçiturat e ilustrimeve në faqet 172 dhe 174 të librit Njohuria bëjnë pyetjen: «A ke bërë një dedikim ndaj Perëndisë në lutje?» «Çfarë të pengon për t’u pagëzuar?» Këto mund ta nxisin në mënyrë të efektshme studentin për të vepruar.

22 Procedura që ndiqet kur një lajmëtar i papagëzuar dëshiron të pagëzohet, është theksuar në Kullën e Rojës, 15 janar 1996, faqe 17, paragraf 9. Libri Njohuria është shkruar me synimin që ta pajisë personin me përgjigjet për «Pyetje për ata që dëshirojnë të pagëzohen», që gjendet në broshurën Mësimet elementare të Biblës, të cilën pleqtë do ta shqyrtojnë me të. Nëse ti ke theksuar përgjigjet e pyetjeve të shtypura në librin Njohuria, studenti duhet të jetë i përgatitur mirë për sesionet e pyetjeve që do të drejtohen nga pleqtë gjatë përgatitjes së tij për pagëzim.

23 Ndihmo ata që e përfundojnë studimin biblik në shtëpi: Duhet pritur që deri në atë kohë kur personi e ka përfunduar studimin me librin Njohuria, sinqeriteti dhe interesi i thellë për t’i shërbyer Perëndisë do të jetë bërë i dukshëm. (Mat. 13:23) Për këtë arsye, edhe nëntitulli i fundit i librit bën pyetjen: «Çfarë do të bësh?» Paragrafët e fundit i bëjnë thirrje studentit që të përqendrohet në marrëdhënien që ai duhet të ketë zhvilluar me Perëndinë, në nevojën për ta zbatuar njohurinë që ka marrë dhe domosdoshmërinë për të shfaqur pa u vonuar dashurinë e tij për Jehovain. Me ata që përfundojnë librin Njohuria nuk sigurohet studimi i botimeve të tjera. Shpjegoji me mirësjellje dhe qartë studentit që nuk arrin t’i përgjigjet njohurisë së Perëndisë se çfarë duhet të bëjë për të përparuar frymësisht. Mund të mbash lidhje me të në mënyrë periodike, duke i lënë rrugën hapur për të marrë hapat që të çojnë drejt jetës së përhershme.​—Ekl. 12:13.

24 Një dishepull i ri, i cili përqafon të vërtetën dhe pagëzohet, duhet të bëjë shumë më tepër rritje në njohurinë dhe kuptueshmërinë e tij, me qëllim që të bëhet plotësisht i qëndrueshëm në besim. (Kol. 2:6, 7) Në vend se t’ia vazhdosh studimin biblik në shtëpi, pasi të keni mbaruar librin Njohuria, mund ta vësh veten në dispozicion për të siguruar çdo ndihmë personale, për të cilën ai mund të ketë nevojë për t’u pjekur frymësisht. (Gal. 6:10; Heb. 6:1) Ai nga ana e tij, mund ta plotësojë kuptueshmërinë e tij, duke lexuar Biblën çdo ditë, duke studiuar personalisht Kullën e Rojës dhe botime të tjera të ‘skllavit të besueshëm’, duke u përgatitur, duke marrë pjesë në mbledhje dhe duke diskutuar për të vërtetën me bashkëbesimtarët. (Mat. 24:45-​47; Psal. 1:2; Vep. 2:41, 42; Kol. 1:9, 10) Leximi i librit Shërbimi ynë (angl.) dhe zbatimi i asaj që ai përmban do të luajë një rol jetësor që ai të bëhet i organizuar në mënyrë teokratike për të kryer në mënyrë të plotë shërbimin e tij.​—2. Tim. 2:2; 4:5.

25 Zhvillo artin e të mësuarit: Ne na është ngarkuar detyra që ‘të bëjmë dishepuj nga të gjithë popujt . . . duke i mësuar’. (Mat. 28:19, 20) Duke qenë se arti i të mësuarit lidhet në mënyrë të pandashme me bërjen e dishepujve, ne si mësues duhet të përpiqemi ta përmirësojmë atë. (1. Tim. 4:16; 2. Tim. 4:2) Për sugjerime të mëtejshme mbi mënyrën se si të zhvillosh artin e të mësuarit, mund të lexosh, «Zhvillimi i artit të të mësuarit» dhe «Arrini zemrat e dëgjuesve tuaj» në Udhëzuesin e Shkollës, studimet 10 dhe 15; «Mësues, Mësoj» në Mendjehollësi, vëllimi 2 (angl.) dhe artikujt e Kullës së Rojës «Të ndërtojmë me materiale që i rezistojnë zjarrit» dhe «Kur mëson, arrij zemrën», 1 gusht 1984 (angl.); «A arsyeton në mënyrë të efektshme nga Shkrimet?», 1 mars 1986 (angl.); dhe «Si të gjejmë gëzim në bërjen e dishepujve», 15 shkurt 1996.

26 Ndërsa përpiqesh për të bërë dishepuj, duke përdorur librin Njohuria, lutu gjithmonë që Jehovai, ai ‘që bën të rritet’, të bekojë përpjekjet e tua për të arritur zemrat e njerëzve me lajmin e mirë të Mbretërisë. (1. Kor. 3:5-7) Ndoshta do të përjetosh gëzimin që vjen, duke mësuar të tjerët që të kuptojnë, të çmojnë dhe të veprojnë sipas njohurisë që të çon në jetën e përhershme!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo