BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/9 f. 4-7
  • A mëson Bibla besimin tek fati?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mëson Bibla besimin tek fati?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kush duhet fajësuar?
  • «Koha dhe ngjarja e paparashikuar»
  • Pasojat shkatërrimtare të papërsosmërisë
  • Besimi tek fati: Pasojat e tij të dëmshme
  • Një pengesë në marrëdhënien tonë me Perëndinë?
  • Të çliruar nga tirania e fatit
  • Është fat apo thjesht rastësi?
    Zgjohuni!—1999
  • Fati: A e kontrollon jetën tuaj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Ka një kohë për çdo gjë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Në kërkim të fatit të njeriut
    Zgjohuni!—1999
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/9 f. 4-7

A mëson Bibla besimin tek fati?

SHPIFJE! PËRGOJIM! Kur një anëtar i respektuar i vendit ku jeton, mëson se emri apo reputacioni i tij është cënuar nga një thënie e rremë, ai ndihet i shtyrë për të vendosur gjërat në vendin e duhur. Madje, ai mund të ndërmarrë edhe veprime ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për shpifjen.

Mirë pra, fatalizmi është pikërisht një shpifje kundër Perëndisë së Plotfuqishëm. Kjo teori pohon se Perëndia është personalisht përgjegjës për të gjitha tragjeditë dhe fatkeqësitë që godasin njerëzimin. Nëse ti beson tek fati, mund të imagjinosh që Sovrani Universal ka përpiluar një bllok datash me ngjarje, në të cilin lexohet diçka e ngjashme me këtë që vijon: ‘Sot, Xhoni do të dëmtohet në një aksident me makinë, Fatuja do të ketë një krizë malarjeje, shtëpia e Mamadusë do të shkatërrohet nga një stuhi’! A do të nxiteshe me të vërtetë, për t’i shërbyer një Perëndie të tillë?

‘Por, nëse Perëndia nuk është përgjegjës për fatkeqësitë tona, cili është atëherë?’,—pyesin ata që besojnë tek fati. Osmani, djaloshi që përmendëm në artikullin paraardhës, ishte shumë kureshtar lidhur me këtë gjë. Por atij nuk iu desh të merrej me hamendje apo me hipoteza për të arritur tek e vërteta. Ai mësoi se Perëndia e kishte shfajësuar vetveten nga kjo shpifje, nëpërmjet mësimeve që gjenden në Fjalën e Tij të frymëzuar, Biblën. (2. Timoteut 3:16) Le të shqyrtojmë pra, se çfarë thotë Bibla lidhur me këtë çështje.

Kush duhet fajësuar?

Përmbytje, stuhi, tërmete​—katastrofa të tilla shpesh quhen vepra të Perëndisë. Megjithatë, Bibla nuk tregon se Perëndia shkakton fatkeqësi të tilla. Të marrim në shqyrtim një tragjedi që ndodhi shekuj më parë në Lindjen e Mesme. Bibla na tregon se i vetmi i mbijetuar nga kjo katastrofë, raportoi: «Zjarri i Perëndisë [shprehje hebraisht që shpesh do të thotë ndriçim] ra nga qielli, zuri delet dhe shërbëtorët dhe i përpiu.»​—Jobi 1:16.

Megjithëse ai njeri i tmerruar mund të ketë menduar se Perëndia ishte përgjegjës për zjarrin, Bibla tregon se Ai nuk ishte fajtor. Lexo ti vetë, Jobin 1:7-12 dhe ke për të mësuar se ndriçimi nuk u shkaktua nga Perëndia, por nga kundërshtari i tij, Satana Djalli! Jo të gjitha fatkeqësitë, janë vepër e drejtpërdrejtë e Satanait, por është e qartë, gjithashtu, se nuk ka asnjë arsye për të fajësuar Perëndinë.

Në të vërtetë, shpesh janë njerëzit ata që duhen fajësuar, kur gjërat shkojnë keq. Mbetja në klasë, dështimi në punë apo në marrëdhëniet shoqërore, mund të jenë pasojë e mungesës së përpjekjeve dhe një stërvitjeje të mirë, apo ndoshta e mungesës së konsideratës për të tjerët. Ngjashëm, sëmundjet, aksidentet dhe vdekjet mund të jenë pasojë e pakujdesisë. Për shembull, përdorimi i rripit të sigurimit ndërsa udhëtojmë, mund të ulë shumë mundësinë për t’u vrarë, kur ndodh një aksident me makinë. Një rrip sigurimi nuk do të ndryshonte asgjë, nëse «fati» i pandryshueshëm do të ishte në veprim. Kujdesi i duhur mjekësor dhe higjiena, ulin gjithashtu në mënyrë të ndjeshme numrin e vdekjeve të parakohshme. Madje edhe disa fatkeqësi, shpesh të cilësuara si «vepra të Perëndisë», janë në fakt vepra të njeriut, trashëgimi e trishtueshme e keqpërdorimit të tokës nga ana e tij.​—Krahaso Zbulesën 11:18.

«Koha dhe ngjarja e paparashikuar»

Është e vërtetë se ka shumë ngjarje të trishtueshme, shkaqet e të cilave nuk janë qartësisht të dukshme. Megjithatë, vëre atë që thotë Bibla në Eklisiastiun (Predikuesi) 9:11: «U ktheva të shoh nën diell që vrapimi nuk fitohet nga ai që është i shpejtë, as beteja nga të fortët; edhe i mençuri nuk ka ushqim, po kështu, ata që kanë kuptueshmërinë nuk kanë pasurinë, madje edhe ata që kanë njohurinë, nuk kanë favorin; sepse koha dhe ngjarja e paparashikuar u ndodh të gjithëve.» (BR) Prandaj, nuk ka arsye për të besuar se Krijuesi është shkaku i aksidenteve apo që viktimat e aksidenteve, në një farë mënyre janë dënuar.

Vetë Jezu Krishti dha argumente kundër një arsyetimi fatalist. Duke iu referuar një tragjedie që ishte e njohur mirë nga ata që po e dëgjonin, Jezui pyeti: «A mendoni ju se ata të tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Sikloe dhe i vrau, ishin borxhlinj më të mëdhenj se gjithë banorët e Jerusalemit? Në të vërtetë, po ju them se jo.» (Luka 13:4, 5, BR) Në mënyrë të dukshme, Jezui ia atribuoi fatkeqësinë, jo ndërhyrjes së Perëndisë, por «kohës dhe ngjarjes së paparashikuar».

Pasojat shkatërrimtare të papërsosmërisë

Ç’mund të themi, pra, për shkakun e pashpjegueshëm të vdekjes dhe sëmundjeve? Bibla na jep këtë përshkrim më se të qartë të kushteve njerëzore: «Të gjithë vdesin në Adamin.» (1. Korintasve 15:22) Vdekja ka prekur njerëzimin që kur babai ynë i parë, Adami, shkeli në rrugën e mosbindjes. Ashtu siç kishte paralajmëruar Perëndia, Adami i la pasardhjes së tij si trashëgimi, vdekjen. (Zanafilla 2:17; Romakëve 5:12) Më së fundi, pra, të gjitha gjurmët e sëmundjeve mund të gjenden tek paraardhësi ynë i përbashkët, Adami. Edhe dobësia jonë e trashëguar, ka të bëjë shumë me zhgënjimet dhe dështimet që kemi përjetuar në jetë.​—Psalmi 51:5.

Le të marrim në shqyrtim problemin e varfërisë. Besimi tek fati, i ka inkurajuar shpesh të vuajturit, që t’ia nënshtrojnë veten jetesës së tyre të vështirë. ‘Ky është fati ynë’,—mendojnë ata. Megjithatë, Bibla tregon se papërsosmëria e njeriut, jo fati, është fajtore. Disa varfërohen kur ‘korrin atë që mbjellin’, për shkak të përtacisë apo të keqpërdorimit të burimeve të tyre. (Galatasve 6:7; Proverbat 6:10, 11) Miliona të panumërt personash jetojnë në varfëri, sepse janë viktima të njerëzve lakmitarë që kanë pushtetin në dorë. (Krahaso Jakovin 2:6.) «Njeriu ka sunduar mbi njeriun për ta dëmtuar»,—thotë Bibla. (Eklisiastiu 8:9) Nuk ekziston asnjë provë e dukshme për t’ia atribuar gjithë varfërinë, Perëndisë apo fatit.

Besimi tek fati: Pasojat e tij të dëmshme

Një tjetër argument bindës kundër besimit tek fati, është ai i efektit që mund të ketë mbi besimtarët. Jezu Krishti tha: «Çdo pemë e mirë, prodhon fryte të mira, por çdo pemë e kalbur prodhon fryte të kota.» (Mateu 7:17, BR) Le të shqyrtojmë një nga «frytet» e fatalizmit: mënyrën se si ai ndikon në ndjenjën e përgjegjësisë së njerëzve.

Është e rëndësishme të kemi një ndjenjë të shëndoshë përgjegjësie personale. Ajo është një nga gjërat që i shtyn prindërit të sigurojnë familjet e tyre, punëtorët për të bërë punën e tyre në mënyrë të ndërgjegjshme, fabrikantët për të nxjerrë një prodhim me cilësi. Besimi tek fati, mund ta mpijë këtë ndjenjë përgjegjësie. Imagjino, për shembull, që një drejtues makine të ketë një mekanizëm drejtimi me defekt. Nëse ai ka një ndjenjë të thellë përgjegjësie, e riparon atë, sepse ajo ka lidhje me jetën e tij dhe atë të pasagjerëve. Nga ana tjetër, dikush që beson tek fati, mund të mos e marrë parasysh rrezikun, duke arsyetuar se makina mund të shkatërrohet vetëm nëse i tillë do të jetë ‘vullneti i Perëndisë’!

Po, besimi tek fati mund të nxitë lehtësisht pakujdesinë, përtacinë, dështimin në pranimin e përgjegjësisë për veprimet e ndërmarra, si dhe një numër të konsiderueshëm aspektesh të tjera negative.

Një pengesë në marrëdhënien tonë me Perëndinë?

Më e dëmshmja nga të gjitha, është se besimi tek fati, mund ta shtypë ndjenjën e përgjegjësisë apo të detyrimit kundrejt Perëndisë. (Eklisiastiu 12:13) Psalmisti nxit gjithë njerëzimin që të «shijojë e të shohë se Jehovai është i mirë». (Psalmi 34:8) Perëndia ka vendosur disa kërkesa për ata që duan ta gëzojnë mirësinë e tij.​—Psalmi 15:1-5.

Një kërkesë e tillë është pendimi. (Veprat 3:19; 17:30) Kjo përfshin pranimin e gabimeve tona dhe bërjen e ndryshimeve të nevojshme. Si njerëz të papërsosur, të gjithë ne kemi bërë shumë gabime për të cilat kemi nevojë të pendohemi. Por, nëse një person beson se ai është një viktimë pa përkrahje e fatit, është e vështirë që të ndiejë nevojën për t’u penduar, apo për të marrë përgjegjësinë për gabimet e tij.

Lidhur me Perëndinë, psalmisti tha: «Mirësia jote e dashur është më e mirë se jeta.» (Psalmi 63:3) E megjithatë, besimi tek fati ka bindur me miliona njerëz se Perëndia është autori i mjerimit të tyre. Natyrisht, një gjë e tillë ka bërë që shumë persona të zemërohen me të, duke mbyllur kështu derën për të pasur një marrëdhënie me të vërtetë të ngushtë me Krijuesin. Në fund të fundit, si mund të ndjesh dashuri për një person, të cilin ti e sheh si atë që të ka shkaktuar gjithë ato probleme e sprova? Prandaj, fatalizmi ngre një pengesë ndërmjet Perëndisë dhe njeriut.

Të çliruar nga tirania e fatit

Osmani i ri, i përmendur në hyrje të artikullit, ishte bërë skllav i besimit tek fati. Megjithatë, kur Dëshmitarët e Jehovait e ndihmuan për të bërë një vlerësim të mendimit të tij nën dritën e Biblës, Osmani u shty për të braktisur besimin e tij tek fati. Rezultati ishte një ndjenjë e thellë çlirimi dhe një këndvështrim i ri dhe pozitiv për jetën. Ajo që është më e rëndësishme, është fakti se ai arriti ta njohë Jehovain si një Perëndi «i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i bollshëm në mirësi të dashur e në të vërtetë».​—Dalja 34:6, BR.

Osmani arriti të kuptojë, gjithashtu, që edhe pse Perëndia nuk ka planifikuar çdo hollësi të jetës sonë, ai ka një qëllim për të ardhmen.a 2. Pjetrit 3:13 thotë: «Sipas premtimit të tij, ne presim qiej të rinj dhe tokë të re, në të cilët banon drejtësia.» Dëshmitarët e Jehovait kanë ndihmuar me miliona persona që të kultivojnë shpresën për të jetuar përgjithmonë, si pjesë e kësaj «toke të re» të premtuar. Ata do të dëshironin të të ndihmonin edhe ty.

Ndërsa rritesh në njohurinë e saktë të Biblës, do të arrish të çmosh faktin se e ardhmja jote nuk varet nga një fat i paracaktuar, mbi të cilin ti nuk ushtron kontroll. Fjalët që Moisiu u drejtoi izraelitëve të lashtë, zbatohen mjaft mirë: «Kam vendosur përpara jush jetën dhe vdekjen, bekimin dhe mallkimin; ju duhet të zgjidhni jetën në mënyrë që të mund të jetoni, ju dhe pasardhje juaj, duke dashur Jehovain, Perëndinë tuaj, duke dëgjuar zërin e tij dhe duke qëndruar të lidhur ngushtë me të.» (Ligji i përtërirë 30:19, 20, BR) Po, ti mund të bësh një zgjedhje lidhur me të ardhmen tënde. Ajo nuk ndodhet në duart e fatit.

[Shënimi]

a Për një shqyrtim të plotë të paranjohjes nga ana e Perëndisë, shih Kulla e Rojës, 15 korrik 1984, faqe 3-7, anglisht.

[Figurat në faqet 6, 7]

Këto fatkeqësi nuk ishin vepra të Perëndisë

[Burimet]

U.S. Coast Guard photo

WHO

UN PHOTO 186208/​M. Grafman

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo