Rregullim në kuotën e orëve për pionierët
1 Të gjithë e çmojmë të kemi pionierë të zellshëm të rregullt dhe ndihmës në kongregacion. Edhe aty ku territori është i kufizuar dhe i punuar plotësisht në mënyrë të rregullt, pionierët kanë lënë një shembull të shkëlqyer me anë të shërbimit të tyre të zellshëm për Mbretërinë. Ata i kanë inkurajuar të gjithë lajmëtarët që të mbahen të zënë me kërkimin e atyre që janë «të prirur në mënyrë të drejtë».—Vep. 13:48, BR.
2 Shoqata ka vënë re vështirësitë në rritje që kanë përballuar pionierët, veçanërisht në lidhje me gjetjen e një pune gjysmëditore që do t’i lejonte të kujdeseshin në mënyrë të mjaftueshme për nevojat e tyre personale e për të qëndruar kështu në shërbimin e plotë kohor. Gjithashtu, situata e sotme ekonomike në shumë vende, e ka bërë edhe më të vështirë për të tjerët fillimin e veprës së pionierit, edhe pse ata e dëshirojnë me zemër një gjë të tillë. Këto dhe faktorë të tjerë janë shqyrtuar me kujdes gjatë muajve të fundit.
3 Prandaj, duke marrë parasysh sa më sipër, Shoqata i ka reduktuar kuotën e orëve për pionierët e rregullt dhe ata ndihmës. Duke filluar me vitin kalendarik 1999, kuota për pionierët e rregullt do të jetë 70 orë çdo muaj ose gjithsej 840 orë në vit. Kuota mujore për pionierët ndihmës do të jetë 50 orë. Kuota e orëve për pionierët specialë dhe misionarët mbetet e pandryshuar, pasi sigurimi bëhet nga Shoqata për t’i ndihmuar ata që të kujdesen për nevojat e tyre bazë materiale. Kështu, ata mund të përqendrohen edhe më plotësisht në veprën e tyre të predikimit e të bërjes së dishepujve.
4 Shpresojmë se ky rregullim në kuotat e orëve do të ndihmojë edhe më shumë pionierë që të kapen fort pas këtij privilegji të çmuar shërbimi. Gjithashtu, ai do të hapë rrugën që edhe më shumë lajmëtarë të fillojnë veprën e pionierit të rregullt dhe ndihmës. Ç’bekim duhet të jetë ky për këdo në kongregacion!