BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/00 f. 4
  • A je një person i ndrojtur?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A je një person i ndrojtur?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Përse jam kaq i ndrojtur?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Si ta kapërcej ndrojtjen?
    Të rinjtë pyesin
  • Jehovai do të të japë forcë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • 2 Timoteut 1:7—«Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 7/00 f. 4

A je një person i ndrojtur?

1 Nuk habitemi kur shohim një fëmijë që na vështron, ndërsa qëndron prapa nënës ose atit të tij. Ndrojtja është e natyrshme në fillimet e fëmijërisë. Edhe në një moshë të rritur, shumë janë disi të ndrojtur nga natyra. Nëse ndrojtja ndikon në pjesëmarrjen tënde në shërbim, ç’mund të bësh?

2 Përballo ndrojtjen: E rëndësishme është t’i kushtohet vëmendje ‘njeriut të fshehur të zemrës’. (1 Pjet. 3:4) Forco dashurinë tënde për Jehovain dhe për të afërmin. Ji plotësisht i bindur se përmbushja e detyrës së predikimit është një nga mënyrat më të mira për të treguar dashuri vetësakrifikuese. Ndiq një rutinë të mirë të studimit personal dhe të pjesëmarrjes në mbledhje. Lutu rregullisht dhe në mënyrë specifike për ndihmën e Jehovait. Besimi i fortë dhe mbështetja në të do të të shtojnë sigurinë dhe do të të japin ‘më shumë guxim për shpalljen e fjalës së Perëndisë pa frikë’.​—Filip. 1:14.

3 Lufto ndjenjën se je i paaftë. Duket se Timoteut i është dashur ta bëjë këtë. Pavli e inkurajoi Timoteun që «askush të mos e shpërfillë moshën [e tij] të re» duke i kujtuar se «Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force». (1 Tim. 4:12; 2 Tim. 1:7) Timoteu u përdor plotësisht nga Jehovai, i cili do të të përdorë edhe ty, nëse përpiqesh të ecësh përpara duke pasur siguri të plotë tek Ai.​—Psal. 56:11.

4 Një motër, që për shkak të ndrojtjes kishte frikë nga kundërshtimi i të shoqit, e ndihmoi mjaft meditimi rreth shkrimit biblik që gjendet te Mateu 10:37. Ndërsa ngulmonte, e ndiente se e kishte më të lehtë në shërbim dhe së fundi burri i saj, e ëma dhe vëllezërit e pranuan të vërtetën.

5 Përgatitja është thelbësore: Do të ndiesh edhe më shumë siguri ndërsa përgatitesh në një masë të plotë kur del në shërbim. Zgjidh një prezantim të thjeshtë nga libri Të arsyetojmë ose nga numrat e kaluar të Shërbimi ynë i Mbretërisë, studioje me kujdes dhe provo ta thuash disa herë. Në vend që të grumbullosh ankth të panevojshëm, mendo në mënyrë pozitive. Fito guxim duke punuar ngushtësisht me të tjerët. Mbaj parasysh se shumë nga njerëzit që takon në derë, janë të ndrojtur pikërisht si ti. Gjithsecili ka nevojë për mesazhin e Mbretërisë.

6 Nëse je i ndrojtur, mos u dëshpëro. Ndërsa përpiqesh me të gjitha forcat, Jehovai do të të ndihmojë që të jesh një predikues i efektshëm i lajmit të mirë. Atëherë do të ndiesh gëzim në shërbimin që bën.​—Prov. 10:22.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo