BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/00 f. 1
  • Jetë në rrezik!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jetë në rrezik!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Mesazhi që duhet të shpallim
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Të vazhdojmë të predikojmë!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • A po e kryen plotësisht shërbimin tënd?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • ‘Kujdesu për shërbimin që pranove si dishepull i Zotërisë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 9/00 f. 1

Jetë në rrezik!

1 Bibla e tregon qartë vullnetin e Jehovait, i cili është «që njerëz të çdo lloji të shpëtojnë». Por, gjithashtu, është e vërtetë që perspektivat e jetës së miliarda njerëzve në tokë varen nga qëndrimi i tyre ndaj Perëndisë Jehova dhe Mbretërisë së tij të drejtuar nga Jezu Krishti. Qëndrimi i duhur mund të bazohet vetëm në «njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Tim. 2:3, 4) Krahas lajmit që japim, se së shpejti toka do të pastrohet nga të gjitha ligësitë për t’i hapur rrugën botës së re të Perëndisë, ku do të sundojë drejtësia, jemi caktuar edhe që të kryejmë një vepër thelbësore jetëshpëtuese.​—Mat. 24:14; 28:19, 20; Rom. 10:13-15.

2 Përse kaq urgjente? Jezui paralajmëroi lidhur me një ‘shtrëngim të madh, të atillë që nuk ka ndodhur që nga fillimi i botës’. (Mat. 24:21) Ky shtrëngim do të arrijë kulmin e tij në Harmagedon. (Zbul. 16:16) Masat e njerëzve që nuk i përgjigjen lajmit të mirë, duke përfshirë të gjithë të afërmit, fqinjët, shokët e punës, shokët e shkollës dhe të njohurit tanë jobesimtarë do të shkatërrohen. Por shqetësimi ynë është që të arrijmë «njerëz të çdo lloji» në imitim të Perëndisë i cili tregoi dashurinë e tij për gjithë njerëzimin duke dhënë Birin e vet Jezu Krishtin, si një shpërblesë për të gjithë. (Gjoni 3:16) Ne duhet të përpiqemi me zell që t’i ftojmë të gjithë të ikin në vendin e sigurt të caktuar nga Perëndia. Duke e kryer në një masë të plotë veprën e predikimit, mund të shmangim fajin e gjakut.​—Ezek. 33:1-7; 1 Kor. 9:16.

3 Cili është qëllimi ynë? Rëndësia e veprës së predikimit theksohet në të gjithë Fjalën e Perëndisë. Siç u shpreh nga apostulli Pavël, «dashuria që ka Krishti, na detyron» që të jetojmë në harmoni me udhët e Perëndisë. (2 Kor. 5:14) Veç kësaj, Kulla e Rojës thekson shpesh detyrimin që kemi për të predikuar. Shërbimi ynë i Mbretërisë, siguron vazhdimisht udhëzime për mënyrën se si ta kryejmë veprën e predikimit. Pleqtë organizojnë veprën dhe na inkurajojnë që të marrim pjesë në të. Lajmëtarët e tjerë na ftojnë që të dalim me ta në shërbim. Dëgjojmë shumë lidhur me përgatitjen e prezantimeve tona, ofrimin e revista dhe të literaturës tjetër, bërjen e rivizitave, drejtimin e studimeve biblike dhe shfrytëzimin e çdo mundësie për të dhënë dëshmi. E gjitha kjo na ndihmon në përmbushjen e qëllimit për të shpëtuar jetë.​—1 Kor. 9:22, 23; Efes. 1:13.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo