Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 11 shtator
Kënga 11 (85)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Bekimi i Jehovait na bën të pasur.» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.—Shih Mendjehollësi, Vëllimi 2, faqja 804, paragrafët 6 dhe 7, anglisht.
20 min.: «Të përdorim ngjarjet e fundit për të ngjallur interes.» Diskutim me auditorin dhe demonstrime. Përmend disa ngjarje të kohëve të fundit që kanë ngjallur interes në shkallë lokale. Çfarë shqetësimesh për të ardhmen kanë bërë këto ngjarje që të lindin? Të prezantohen dy demonstrime praktike të përgatitura mirë.—Përmend prezantimet në librin Të arsyetojmë, anglisht, faqet 10 dhe 11, poshtë nëntitullit «Ngjarjet e fundit».
Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 18 shtator
Kënga 23 (200)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: Si dolëm vitin e kaluar? Fjalim nga mbikëqyrësi i shërbimit ose një vëlla i kualifikuar. Rishiko aspektet që spikatin nga raporti i kongregacionit për vitin e shërbimit 2000. Bëj lavdërime për gjërat e mira që janë arritur. Nxirr në pah ato aspekte ku mund të ketë nevojë për përmirësim. Përqendrohu në atë se si ka qenë kongregacioni për sa i përket pjesëmarrjes në mbledhje, fillimit e drejtimit të studimeve biblike dhe rregullsisë në shërbim. Thekso synimet praktike për vitin e ardhshëm.
20 min.: «Jetë në rrezik!» Diskutim me auditorin. Thekso shkrimet e cituara në artikull.
Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 25 shtator
Kënga 5 (46)
15 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për shtatorin. Shqyrto Kutinë e pyetjes.
15 min.: Nevoja lokale.
15 min.: Revistave tona nuk u humbet vlera. Çfarë bëjmë kur grumbullohen numrat e vjetër të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!? Disa lajmëtarë kanë prirjen që t’i hedhin, duke menduar se argumentet nuk janë më aktuale. Shërbimi ynë i Mbretërisë i dhjetorit 1993, faqja 3, na nxit që të mos i hedhim, por t’i mbajmë disa numra të vjetër e t’i ofrojmë kur të shihet e përshtatshme. Ne mund të zgjedhim artikuj të kohës që mund të jenë tërheqës për burra, gra, njerëz me profesione të ndryshme, të moshuar dhe adoleshentë, më pas t’i mbajmë revistat gati për t’i prezantuar kur të jepet rasti. Të demonstrohet se si mund të zgjidhen e të prezantohen artikujt. Të tregohen përvoja të suksesshme që kanë pasur lajmëtarët duke shpërndarë numrat e kaluar të revistave.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 2 tetor
Kënga 12 (113)
15 min.: Njoftime lokale. Të informohet kongregacioni lidhur me shpërndarjen e veçantë të planifikuar për fletushkën Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36, që do të fillojë të hënën më 16 tetor dhe do të vazhdojë deri të premten më 17 nëntor. Nxiti të gjithë, duke përfshirë të rinjtë në moshë dhe të rinjtë në të vërtetën, që të vënë si synim pjesëmarrjen në një masë të plotë. Drejtuesit e Studimit të Librit duhet të fillojnë që tani t’i inkurajojnë dhe t’i organizojnë të gjithë në grupin e tyre, për të marrë pjesë me sa më shumë zell që është e mundur. Përfshi përvoja ndërtuese nga shpërndarja e fletushkës së fundit Lajmërim i Mbretërisë.
15 min.: «A duhet të transferohemi?» Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar. Shpjego përse është e nevojshme që të përdoret aftësi dalluese kur merret një vendim për t’u transferuar diku gjetkë. Diskuto se si të zbatohet këshilla që gjendet në Proverbat 22:3. Përfshi komente lidhur me nevojën për të qenë të kujdesshëm, që gjenden në Kullën e Rojës, 15 gusht 1988, faqja 22, anglisht.
15 min.: Përvoja në fillimin e bisedave. Në programin e Mbledhjes së Shërbimit për javën 11 shtator, u dha si sugjerim që të përdorim hyrje që kanë të bëjnë me ngjarjet e fundit për të nxitur interesin dhe për të filluar biseda në shërbim. Ftoje auditorin të tregojë rezultatet e mira që ka pasur deri tani duke zbatuar këto sugjerime.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.