BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 41 f. 226-f. 229 par. 1
  • I kuptueshëm për të tjerët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • I kuptueshëm për të tjerët
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Material informativ, i prezantuar qartë
    Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde
  • I kuptueshëm për të tjerët
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Informativ për auditorin
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i përshtatur për shërbimin në fushë
    Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 41 f. 226-f. 229 par. 1

MËSIMI 41

I kuptueshëm për të tjerët

Çfarë duhet të bësh?

Shprehu në mënyrë të tillë që të tjerët ta kuptojnë me lehtësi atë që po thua.

Pse ka rëndësi?

Sa më me lehtësi ta kuptojë auditori materialin tënd, aq më shumë do të nxjerrë dobi prej tij.

KUR flet, mos u mjafto vetëm duke dhënë informacion. Përpiqu ta bësh të kuptueshme për dëgjuesit atë që thua. Kjo mund të të ndihmojë të komunikosh me efektshmëri, pavarësisht nëse flet para kongregacionit apo para njerëzve që nuk janë Dëshmitarë.

Të folurit e kuptueshëm varet nga shumë faktorë. Disa prej tyre janë trajtuar në mësimin 26 «Zhvillimi logjik i materialit». Të tjerë janë shqyrtuar në mësimin 30 «Interesi për individin». Në këtë mësim do të trajtojmë disa faktorë të tjerë.

Fjalë të thjeshta, stil i thjeshtë. Fjalët e thjeshta dhe fjalitë e shkurtra janë mjete të fuqishme komunikimi. Predikimi në Mal i Jezuit është shembull i shkëlqyer i një fjalimi që mund të kuptohet nga njerëzit, pavarësisht se cilët janë dhe ku jetojnë. Konceptet mund të jenë të reja për ta. Megjithatë, arrijnë ta kuptojnë atë që ka thënë Jezui, pasi ai foli për çështje që na interesojnë të gjithëve: si të jemi të lumtur, si të përmirësojmë marrëdhëniet me të tjerët, si ta përballojmë ankthin dhe si të gjejmë domethënien e jetës. Dhe mendimet e tij i shprehu me një gjuhë të thjeshtë. (Mat., kap. 5-7) Natyrisht, në Bibël ka shumë shembuj fjalish që ndryshojnë për nga gjatësia dhe ndërtimi. Qëllimi kryesor për ty duhet të jetë t’i shprehësh mendimet në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.

Edhe kur trajton material të thellë, një stil i thjeshtë mund të të ndihmojë ta bësh atë më të lehtë për t’u kuptuar. Si mund të arrihet thjeshtësia? Mos e mbyt auditorin me hollësi të panevojshme. Organizoje materialin në mënyrë të tillë që të plotësojë pikat kryesore. Zgjidhi me kujdes shkrimet kyçe. Në vend që të kalosh shpejt e shpejt nga një shkrim te tjetri, lexoji dhe shpjegoi ato. Mos e errëso një mendim të mirë duke përdorur tepër fjalë.

Kur drejton një studim biblik në shtëpi, ndiq po të njëjtat parime. Mos u përpiq t’i shpjegosh të gjitha hollësitë. Ndihmoje studentin të kuptojë qartë idetë kryesore. Hollësitë mund t’i mësojë më vonë gjatë studimit personal dhe në mbledhjet e kongregacionit.

Për ta paraqitur materialin në mënyrë të thjeshtë, nevojitet përgatitje e mirë. Në qoftë se dëshiron ta bësh argumentin të qartë për të tjerët, duhet ta kuptosh ti vetë njëherë. Kur me të vërtetë e kupton diçka, je në gjendje edhe t’i shpjegosh arsyet përse është ashtu. Gjithashtu, je në gjendje të shprehesh me fjalët e tua.

Shpjego termat e panjohur. Disa herë, për t’i bërë gjërat të kuptueshme, duhet të shpjegosh domethënien e termave që auditori nuk i njeh. Mos e mbivlerëso njohurinë që ka auditori, por as mos e nënvlerëso inteligjencën e tij. Ngaqë ke studiuar Biblën, ti mund të përdorësh disa terma që u duken të çuditshme të tjerëve. Në qoftë se nuk i shpjegon këta terma, ata që nuk shoqërohen me Dëshmitarët e Jehovait nuk do ta kuptojnë që «mbetja», «skllavi i besueshëm dhe i matur», «delet e tjera» dhe «shumica e madhe» përfaqësojnë grupe specifike njerëzish. (Rom. 11:5; Mat. 24:45; Gjoni 10:16; Zbul. 7:9) Në mënyrë të ngjashme, një person që nuk e njeh organizatën e Dëshmitarëve të Jehovait ka të ngjarë të mos i kuptojë terma të tillë, si: «lajmëtar», «pionier», «mbikëqyrës qarkor» dhe «Përkujtim».

Disa shprehje biblike që përdoren shumë edhe nga ata që nuk janë Dëshmitarë mund të kenë nevojë për ndonjë shpjegim. Për shumë njerëz «Harmagedoni» nënkupton një shkatërrim të plotë bërthamor. Shprehjen «Mbretëria e Perëndisë» mund ta lidhin me një gjendje të zemrës brenda personit ose me qiellin, por jo me një qeveri. Përmendja e fjalës «shpirt» mund t’u sjellë ndër mend një pjesë të ashtuquajtur frymore të njerëzve, e cila mbijeton pas vdekjes së trupit. Miliona njerëzve u është mësuar se «fryma e shenjtë» është një person, pjesë e Trinitetit. Meqenëse shumë njerëz i kanë braktisur normat morale të Biblës, ata mund të kenë nevojë për ndihmë që të kuptojnë madje se çfarë do të thotë Bibla kur bën thirrje: «Ikni nga kurvëria.»​—1 Kor. 6:18.

Në qoftë se nuk janë lexues të rregullt të Biblës, njerëzit ndoshta nuk do të të kuptojnë nëse thua thjesht: «Pavli shkroi . . . » ose «Luka tha . . . » Ata mund të kenë miq ose fqinj me këta emra. Ndoshta do të jetë e nevojshme të shtosh ndonjë shprehje shpjeguese për ta identifikuar personin si një apostull të krishterë ose si një shkrimtar të Biblës.

Auditorët e sotëm shpesh kanë nevojë për ndihmë që të kuptojnë shkrimet që përfshijnë njësi matëse ose zakone të kohëve të lashta. Për shembull, pohimi që arka e Noesë ishte 300 kubitë e gjatë, 50 kubitë e gjerë dhe 30 kubitë e lartë mund të mos u krijojë asnjë ide. (Zan. 6:15) Por në qoftë se i përshkruan të njëjtat përmasa duke përdorur njësi matëse ose objekte të kuptueshme për atë zonë, auditori do ta përfytyrojë menjëherë madhësinë e arkës.

Jep shpjegimet e nevojshme. Për t’ia bërë të qartë një çështje auditorit, mund të nevojitet më shumë sesa thjesht të japësh përkufizimin e saktë të një termi. Në Jerusalem, në ditët e Ezdrës, leximi i Ligjit shoqërohej me shpjegim. Për ta ndihmuar popullin që të kapte kuptimin e tij, levitët bënë interpretimin dhe zbatimin e Ligjit në përputhje me rrethanat që po përballonin njerëzit në atë kohë. (Neh. 8:8, 12) Po kështu, edhe ti duhet të lësh kohë për t’i shpjeguar dhe zbatuar shkrimet që lexon.

Pas vdekjes dhe ringjalljes së tij, Jezui u shpjegoi dishepujve se ajo që sapo kishte ndodhur ishte në përmbushje të Shkrimeve. Gjithashtu, theksoi përgjegjësinë që kishin ata duke qenë dëshmitarë të atyre gjërave. (Luka 24:44-48) Kur njerëzit ndihmohen të kuptojnë se si duhet të ndikojë në jetën e tyre ajo që kanë mësuar, ata do ta kuptojnë më lehtë se ç’do të thotë në të vërtetë.

Si përfshihet zemra? Natyrisht, edhe sikur shpjegimet e tua të jenë të qarta, nëse personi tjetër do të kuptojë apo jo, kjo varet edhe nga faktorë të tjerë. Kur dikush e ka zemrën të pandjeshme, kjo e pengon të kapë kuptimin e asaj që thuhet. (Mat. 13:13-15) Atyre që janë të vendosur t’i shohin gjërat vetëm nga një këndvështrim fizik, gjërat frymore u duken marrëzi. (1 Kor. 2:14) Kur dikush shfaq një frymë të tillë, mund të jetë e mençur që thjesht ta ndërpresësh bisedën, të paktën tani për tani.

Megjithatë, në disa raste, dikush e ka zemrën të pandjeshme për shkak të rrethanave të vështira në jetë. Duke iu dhënë mundësia të dëgjojë të vërtetën biblike gjatë një periudhe kohe, zemra e tij mund të bëhet e ndjeshme. Kur Jezui u tha apostujve se do ta fshikullonin dhe do ta vritnin, ata nuk e kuptuan. Pse? Sepse nuk e prisnin dhe sigurisht nuk e dëshironin një gjë të tillë. (Luka 18:31-34) Megjithatë, me kalimin e kohës, 11 prej atyre apostujve e kuptuan këtë dhe e treguan duke vepruar në harmoni me atë që Jezui u kishte mësuar.

Ndikimi i një shembulli të shkëlqyer. Ne mund t’i ndihmojmë njerëzit që të kuptojnë jo vetëm me anë të fjalëve që themi, por edhe me anë të veprimeve tona. Për vizitën e tyre të parë në një Sallë Mbretërie, shumë njerëz thonë se mbajnë mend dashurinë që dukej qartë, jo atë që u tha. Ngjashëm, lumturia që shfaqim i ka ndihmuar shumë njerëz që ta dëgjojnë me mendje të hapur të vërtetën biblike kur u shkojmë në shtëpi. Duke parë dashamirësinë që tregojnë shërbëtorët e Jehovait ndaj njëri-tjetrit dhe vëmendjen mirëdashëse për të tjerë që hasin vështirësi, disa kanë arritur në përfundimin se Dëshmitarët kanë fenë e vërtetë. Prandaj, ndërsa përpiqesh t’i ndihmosh njerëzit që të kuptojnë të vërtetën biblike, kushtoji vëmendje mënyrës se si e shpjegon atë dhe shembullit tënd.

SI TA ARRISH?

  • Përdor një gjuhë të thjeshtë; zgjidh fjali të shkurtra për të shprehur idetë kryesore.

  • Thekso vetëm disa pika kryesore.

  • Shpjegoja auditorit termat e panjohur.

  • Lër kohë për të shpjeguar dhe zbatuar shkrimet.

  • Merr parasysh se si mund të ndikojë shembulli yt tek ata me të cilët flet.

USHTRIM: Përpiqu t’i tregosh një të afërmi që nuk është Dëshmitar, një fqinji, një kolegu në punë ose një shoku në shkollë diçka që të ka pëlqyer këtë javë në një mbledhje kongregacioni. Sigurohu t’i shpjegosh termat që personi tjetër mund të mos i kuptojë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo