BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/05 f. 3
  • Njerëz të çdo lloji do të shpëtojnë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njerëz të çdo lloji do të shpëtojnë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Material i ngjashëm
  • A shohim vetëm pamjen e jashtme?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Mos gjyko nga pamja e jashtme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • A i shihni të tjerët siç i sheh Jehovai?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Paraqitja e jashtme
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 4/05 f. 3

Njerëz të çdo lloji do të shpëtojnë

1. Nga çfarë varet emri ynë i mirë para Perëndisë?

1 Dashamirësia e pamerituar e Perëndisë ka hapur rrugën për shpëtim. Vullneti i Jehovait është që «njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Tim. 2:3, 4) Emri ynë i mirë para Perëndisë nuk varet nga raca, shtresa shoqërore, aftësitë apo nga pamja jonë e jashtme, por nga besimi që tregojmë në flijimin shpërblyes të Jezuit. (Gjoni 3:16, 36) Si bashkëpunëtorë të Perëndisë, duhet të çrrënjosim nga zemra çdo paragjykim, i cili mund të na shtyjë të nënvlerësojmë ata që vetë Jehovai i pranon.

2, 3. Çfarë mund të na ndihmojë që të mos i gjykojmë të tjerët nga pamja e jashtme?

2 Të mos gjykojmë: Jehovai shikon atë që njerëzit kanë në zemër, pa pasur tendenca keqdashëse dhe pa u treguar i anshëm. (1 Sam. 16:7) Gjithashtu ai sheh edhe atë që mund të arrijnë të bëhen. Pra, ata që duan t’i pëlqejnë atij, ai i konsideron të dëshirueshëm. (Hag. 2:7) A i shohim të tjerët ashtu siç i sheh Perëndia?

3 Disa njerëz që takojmë në shërbim mund të na tronditin me pamjen e tyre të jashtme. Mund të jenë veshur me rroba të vjetra ose në mënyrë të pahijshme, mund të kenë mjekër të parregullt ose mund të jenë me vathë në hundë a në buzë. Disa mund të jenë të pastrehë. Të tjerë mund të na trajtojnë me ashpërsi. Në vend që t’i konsiderojmë si njerëz që nuk kanë për t’u bërë kurrë adhurues të Jehovait, duhet të kemi një qëndrim pozitiv ndaj tyre, «sepse edhe ne ishim dikur të pamend, të pabindur, [dhe që] mashtroheshim». (Titit 3:3) Nëse e mbajmë parasysh këtë, do t’u predikojmë me zell të gjithëve, madje edhe atyre që nga pamja e jashtme mund të duken si të padenjë.

4, 5. Çfarë mësojmë nga shembujt e Jezuit dhe Pavlit?

4 Shembuj nga shekulli i parë: Jezu Krishti u përpoq të ndihmonte ata për të cilët të tjerët mendonin se nuk do të bëheshin kurrë adhurues të Perëndisë. (Luka 8:26-39) Megjithëse nuk i toleronte kurrë praktikat e gabuara, ai e dinte se njerëzit, pa dëshirën e tyre, mund të binin në një mënyrë të gabuar jetese. (Luka 7:37, 38, 44-48) Prandaj u tregua i kuptueshëm, pasi «u shty nga keqardhja për ta, sepse ishin si dele pa bari». (Mar. 6:34) A mund ta imitojmë edhe më shumë shembullin e tij?

5 Apostullin Pavël e gjuajtën me gurë, e rrahën dhe e burgosën. (Vep. 14:19; 16:22, 23) A e zemëruan këto përvoja dhe a arriti në përfundimin se po humbte kohën kot me disa popuj apo grupe etnike? Aspak. Ai e dinte se në mesin e çdo grupi etnik mund të gjendeshin individë me zemër të ndershme, dhe ishte i vendosur t’i gjente. A i shohim edhe ne me këtë sy njerëzit në territorin tonë që kanë prejardhje dhe kulturë të ndryshme?

6. Si mund të ndikojë sjellja jonë tek ata që vijnë për herë të parë në mbledhjet e kongregacionit?

6 T’i mirëpresim të tjerët: Shumë veta në popullin e Perëndisë janë të lumtur që vëllezërit dhe motrat panë përtej pamjes së jashtme dhe i mirëpritën në kongregacion kur erdhën për herë të parë. Në Gjermani, në një Sallë Mbretërie erdhi një burrë me mjekër të parregullt dhe me flokë të gjatë dhe i veshur me rroba të pista. Ai kishte një nam të keq. Megjithatë, në mbledhje e pritën me ngrohtësi. I bëri kaq përshtypje kjo gjë, saqë një javë më vonë erdhi përsëri. Pa kaluar shumë kohë rregulloi pamjen e jashtme, la duhanin dhe u martua ligjërisht me të dashurën e tij. Brenda një kohe të shkurtër, të dy, bashkë me fëmijët e tyre, filluan t’i shërbenin Jehovait si një familje e bashkuar.

7. Si mund ta imitojmë Perëndinë tonë të paanshëm?

7 Duke imituar Perëndinë tonë të paanshëm, le t’i ftojmë të gjithë pa përjashtim që të nxjerrin dobi nga dashamirësia e pamerituar e Perëndisë.

[Diçitura në faqen 3]

«Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë është për të i pranueshëm.»​—Vep. 10:34, 35.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo