BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/07 f. 4
  • Të ndjekim shembullin që la Jezui

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të ndjekim shembullin që la Jezui
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Pse duhet të mblidhemi bashkë për të adhuruar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • T’i mësojmë zemërbutët të ecin në udhën e Perëndisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • A ndihmoni për t’i bërë ndërtuese mbledhjet e krishtere?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Mbledhjet u sjellin dobi të rinjve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 9/07 f. 4

Të ndjekim shembullin që la Jezui

1. Çfarë shembulli la Jezui?

1 Kur marrim pjesë në veprën e bërjes së dishepujve, duhet të mbajmë parasysh se shembulli ynë mund të ndikojë shumë tek ata që na vëzhgojnë. Jezui i mësoi të tjerët me fjalët dhe shembullin e tij. Ata që e vëzhgonin mund të shihnin zellin, dashurinë për njerëzit, dëshirën dhe përqendrimin për të shenjtëruar emrin e Atit, si dhe vendosmërinë e tij për të përmbushur vullnetin e Atit.​—1 Pjet. 2:21.

2. Në ç’mënyra mund të ndikojë shembulli ynë tek ata me të cilët dalim në shërbim?

2 Gjatë shërbimit nga shtëpia në shtëpi: Ashtu si në rastin e Jezuit, shembulli ynë ndikon tek ata që janë me ne në shërbim. Lajmëtarët më të rinj dhe me më pak përvojë që shohin zellin tonë në shërbim, do të mendojnë për cilësinë e shërbimit të tyre në veprën e predikimit. Kur të shohin gëzimin tonë dhe interesin e sinqertë për të tjerët, do të kuptojnë rëndësinë e këtyre cilësive në shërbimin e tyre. Kur të shohin sa shumë përpiqemi të përdorim Shkrimet, të bëjmë rivizita dhe të drejtojmë studime biblike, do të nxiten të bëjnë të njëjtën gjë.

3. Si mund t’i mësojë shembulli ynë studentët biblikë dhe çfarë mund të mësojnë ata?

3 Kur drejtojmë studime biblike: Studentët biblikë në mënyrë të veçantë do të vërejnë sjelljen tonë. Për shembull, megjithëse mund t’ua shpjegojmë se sa e rëndësishme është të përgatiten për studimin, të gjejnë shkrimet dhe të nënvizojnë pjesët e rëndësishme, ata do ta vërejnë edhe nëse ne jemi të përgatitur apo jo. (Rom. 2:21) Në qoftë se jemi të përpiktë me orarin e studimit, ata do të mësohen të mos lejojnë që gjërat e tjera të bëhen pengesë për studimin. Gjithashtu, ata patjetër do ta vënë re gatishmërinë tonë për të sakrifikuar për shërbimin dhe besimin tonë të patundur. Nuk është çudi që studentët e atyre që ndjekin me kujdes shembullin e Jezuit, shpesh bëhen ungjillëzues të zellshëm dhe frytdhënës.

4. Kur jemi në mbledhjet e kongregacionit, çfarë mund të mësojnë të tjerët nga shembulli ynë?

4 Kur ndjekim mbledhjet e kongregacionit: Të gjithë në kongregacionin e krishterë mund të bëjnë pjesën e tyre duke i mësuar të tjerët në mbledhje me anë të shembullit të mirë. Të interesuarit që fillojnë të vijnë në mbledhje nxjerrin dobi nga shembulli i mirë i atyre që shohin në kongregacion. Ata do të vënë re marrëdhënien e ngrohtë vëllazërore, unitetin e krishterë dhe veshjen e rregullimin modest. (Psal. 133:1) Edhe shembulli që japim duke shkuar rregullisht në mbledhje dhe shpallja publike e besimit tonë kur jemi aty, do të vihet re nga të tjerët. Në një nga mbledhjet tona, një vizitor vuri re se sa shpejt e gjeti një shkrim në Bibël një vajzë e vogël dhe me sa vëmendje e ndoqi leximin e shkrimit. Shembulli i saj e shtyu të kërkonte një studim biblik.

5. Pse nuk duhet ta nënvlerësojmë asnjëherë vlerën e shembullit tonë?

5 Shkrimet na inkurajojnë të imitojmë shembullin pozitiv të njëri-tjetrit. (Filip. 3:17; Hebr. 13:7) Prandaj, nuk duhet të harrojmë që, nëse ndjekim me kujdes shembullin e Jezuit, kjo do të vihet re nga të tjerët dhe mund të ndikojë pozitivisht tek ata. Duke kuptuar rëndësinë e kësaj, le të mendojmë mirë për atë që thuhet te 1 Timoteut 4:16: «Kushtoji vëmendje të vazhdueshme vetes dhe mësimdhënies sate.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo