BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 18 f. 143-f. 144 par. 4
  • Përdor Biblën për t’u përgjigjur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përdor Biblën për t’u përgjigjur
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Zbatimi i saktë i shkrimeve
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Ndihmo veten dhe të tjerët duke përdorur Fjalën e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • «Fjala e Perëndisë... ushtron fuqi»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Argumentet bindëse
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 18 f. 143-f. 144 par. 4

MËSIMI 18

Përdor Biblën për t’u përgjigjur

Çfarë duhet të bësh?

Përdor mirë Biblën kur u përgjigjesh pyetjeve, jo të flasësh nga vetja.

Pse ka rëndësi?

Detyra jonë është të ‘predikojmë fjalën’. Jezui la shembullin, duke thënë: ‘Unë nuk flas nga vetja ime.’​—2 Tim. 4:2; Gjoni 14:10.

KUR na pyesin rreth bindjeve tona, mënyrës së jetesës, pikëpamjes që kemi lidhur me ngjarjet e tanishme ose rreth shpresës sonë për të ardhmen, ne përpiqemi të përdorim Biblën për t’u përgjigjur. Pse? Sepse ajo është Fjala e Perëndisë. Bindjet tona bazohen në Bibël. Mënyrën tonë të jetesës e mbështetim në Bibël. Ajo modelon pikëpamjen tonë për ngjarjet botërore. Shpresa jonë për të ardhmen është e rrënjosur fort në premtimet e frymëzuara të Biblës.​—2 Tim. 3:16, 17.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësinë që sjell emri që mbajmë. Jemi Dëshmitarë të Jehovait. (Isa. 43:12) Prandaj nuk u përgjigjemi pyetjeve duke u bazuar në filozofinë njerëzore, por duke u bazuar në atë që thotë Jehovai në Fjalën e tij të frymëzuar. Vërtet, si individë kemi mendimet tona për çështje të ndryshme, por lejojmë që Fjala e Perëndisë t’i modelojë pikëpamjet tona sepse jemi plotësisht të bindur që ajo është e vërteta. Natyrisht, në shumë çështje Bibla na lë hapësirë për shijet personale. Në vend që t’i detyrojmë të tjerët të pranojnë atë që na pëlqen ne, dëshirojmë t’u mësojmë parimet që gjenden në Shkrime, duke u dhënë mundësi dëgjuesve tanë të ushtrojnë të njëjtën liri zgjedhjeje që kemi edhe ne. Si apostulli Pavël, përpiqemi të ‘nxitim bindjen me anë të besimit’.​—Rom. 16:26.

Te Zbulesa 3:14 Jezu Krishti është përshkruar si «dëshmitari i besueshëm dhe i vërtetë». Si iu përgjigj ai pyetjeve dhe si i përballoi situatat që hasi? Disa herë duke përdorur ilustrime që i bënin njerëzit të mendonin. Herë të tjera duke e pyetur personin që po i bënte pyetjen se si e kuptonte një shkrim. Shpesh duke cituar shkrime, duke i parafrazuar ato ose duke iu referuar në mënyrë të tërthortë. (Mat. 4:3-10; 12:1-8; Luka 10:25-28; 17:32) Në shekullin e parë, rrotullat e Shkrimeve mbaheshin zakonisht në sinagoga. Nuk ka ndonjë dëshmi që të na tregojë se Jezui pati një koleksion personal të atyre rrotullave, por ai i njihte mirë Shkrimet dhe i përdorte shpesh kur mësonte të tjerët. (Luka 24:27, 44-47) Ai mundi të thoshte me të drejtë se ajo që u mësonte të tjerëve nuk ishte e tija, por thoshte atë që kishte dëgjuar nga Ati i tij.​—Gjoni 8:26.

Dëshira jonë është të ndjekim shembullin e Jezuit. Nuk e kemi dëgjuar personalisht Perëndinë të flasë, siç e dëgjoi Jezui. Por Bibla është Fjala e Perëndisë. Kur e përdorim si bazë për të dhënë përgjigjet, nuk e tërheqim vëmendjen te vetja jonë. Tregojmë se në vend që të shprehim mendimet e një njeriu të papërsosur, jemi plotësisht të vendosur të lëmë Perëndinë të ketë fjalën e fundit në përcaktimin e asaj që është e vërtetë.​—Gjoni 7:18; Rom. 3:4.

Sigurisht dëshira jonë nuk duhet të jetë që thjesht të përdorim Biblën, por ta bëjmë këtë në një mënyrë që t’i sjellë më shumë dobi dëgjuesit tonë. Duam që ai të dëgjojë me mendje të hapur. Në varësi të qëndrimit të personit, mund t’ia prezantosh mendimet biblike duke thënë: «A nuk jeni edhe ju i mendimit se ajo që ka me të vërtetë rëndësi është çfarë thotë Perëndia?» Ose mund të thuash: «A e dinit se pikërisht kjo pyetje trajtohet në Bibël?» Nëse po flet me dikë që nuk ka respekt për Biblën, ndoshta është e nevojshme të përdorësh një hyrje disi të ndryshme. Mund të thuash: «Më lejoni t’ju lexoj këtë profeci të lashtë.» Ose mund të thuash: «Libri më i shpërndarë në historinë njerëzore thotë kështu . . . »

Në disa raste, mund të zgjedhësh që thjesht ta parafrazosh një shkrim. Megjithatë, sa herë të jetë e mundur, është më mirë të hapësh vetë Biblën dhe të lexosh se çfarë thotë. Tregoja shkrimin personit në kopjen e tij të Biblës sa herë që kjo është praktike. Përdorimi i drejtpërdrejtë i Biblës shpesh ka ndikim të fuqishëm te njerëzit.​—Hebr. 4:12.

Pleqtë e krishterë kanë një përgjegjësi të veçantë për të përdorur Biblën kur u përgjigjen pyetjeve. Një nga kualifikimet për të shërbyer si plak është që vëllai ‘t’i mbahet fort fjalës së besueshme për sa i përket artit të tij të mësimdhënies’. (Titit 1:9) Ndonjë pjesëtar i kongregacionit mund të marrë një vendim serioz në jetë pasi një plak i ka dhënë këshillë. Sa e rëndësishme është që kjo këshillë të jetë tërësisht e bazuar në Shkrime! Shembulli i një plaku në këtë drejtim mund të ndikojë te shumë të tjerë në mënyrën se si mësojnë.

SI TË AFTËSOHESH MË SHUMË?

  • Lexoje Biblën çdo ditë. Ki një program të rregullt për studimin personal.

  • Bëje zakon të përfshish shkrime në komentet e tua në mbledhjet e kongregacionit.

  • Kur të bëjnë pyetje ose kur has ndonjë situatë, para se të përgjigjesh ose të marrësh një vendim, gjithmonë pyet veten: ‘Çfarë thotë Bibla?’

  • Kur nuk e di se çfarë thotë Bibla për një çështje, mos e merr me mend ose mos jep mendimin tënd personal. Thuaj se do të bësh kërkime.

USHTRIM: Rendit një ose dy pyetje që të janë bërë (1) në shërbimin në fushë, (2) për ndonjë çështje të raportuar kohët e fundit në lajme dhe (3) rreth pjesëmarrjes në ndonjë veprimtari të njohur. Për secilën zgjidh të paktën një shkrim që do të ishte i përshtatshëm ta përdorje për të dhënë përgjigjen.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo