Kalendari 2011 thekson rëndësinë e Adhurimit Familjar
Tema për Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait 2011 është Adhurimi Familjar. Kalendari paraqet familje të ditëve të sotme dhe të kohëve biblike. Aty tregohen edhe çifte të martuarish e shërbëtorë beqarë të Jehovait duke studiuar Fjalën e tij.
Personazhet biblike që tregohen në kalendar gjenin kënaqësi në ligjin e Jehovait dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ta pasi i ndihmonte të përballonin sfidat e veçanta që hasnin. (Psal. 1:2, 3) Kur të shohim me vëmendje çdo fotografi në kalendar, do të rikujtojmë rëndësinë e Adhurimit Familjar, edhe nëse jemi pjesë e një familjeje të madhe a të vogël, të bashkuar a të ndarë nga ana frymore. Në kalendar ka vend bosh ku të shënoni ditën që familja juaj ka programuar Adhurimin Familjar. A e keni plotësuar?