Ta përdorim në çdo rast
1. Për çfarë mund ta përdorim fletushkën A do të dish të vërtetën?
1 Fletushka A do të dish të vërtetën? është bërë enkas për të filluar studime biblike. Por është edhe një mjet i efektshëm për të shpërndarë farat e së vërtetës. (Ekl. 11:6) Më poshtë renditen disa sugjerime që na ndihmojnë ta përdorim sa më mirë.
2. Si mund ta përdorim fletushkën për të filluar një bisedë?
2 Për të filluar një bisedë: Mund t’ia jepni fletushkën të zotit të shtëpisë, t’i tregoni gjashtë pyetjet në faqen e parë dhe ta pyesni: «Për cilën nga këto pyetje keni menduar ndonjëherë?» Pas përgjigjes së tij, shqyrtoni nga fletushka atë që thotë Bibla për njërën nga pyetjet e tij dhe lexoni një nga shkrimet e përmendura. Lexoni ose përmblidhni faqen e fundit dhe ofroni librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Edhe nëse nuk e pranon librin, tashmë ai ka marrë fletushkën, dhe kjo mund të bëjë që e vërteta të hedhë rrënjë në zemrën e tij.—Mat. 13:23.
3. Çfarë mund të bëjmë kur i zoti i shtëpisë është i zënë?
3 Kur i zoti i shtëpisë është i zënë: Mund të thoni: «Meqë nuk është momenti i përshtatshëm, mund t’ju jap këtë fletushkë. Aty renditen gjashtë pyetje themelore që shumë prej nesh kemi bërë dhe u jep përgjigje të drejtpërdrejtë nga Bibla. Kur të takohemi përsëri, do të doja të dija mendimin tuaj.»
4. Ç’mund të themi kur ofrojmë fletushkën gjatë predikimit në rrugë?
4 Kur predikojmë në rrugë: Mund të thoni: «Përshëndetje. A keni menduar ndonjëherë për një nga këto pyetje? [Presim përgjigjen.] Kjo fletushkë jep përgjigje të qarta dhe domethënëse nga Bibla.» Nëse personi nuk është me nxitim, mund të shqyrtoni një nga përgjigjet e fletushkës e madje t’i ofroni librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
5. Si mund ta përdorim ndonjëherë fletushkën kur nuk gjejmë njeri në shtëpi?
5 Kur nuk gjejmë njeri në shtëpi: Në disa territore, kur nuk gjejnë njeri në shtëpi, lajmëtarët zakonisht futin literaturë poshtë derës. Nëse edhe ju e keni këtë zakon në kongregacionin tuaj, pse të mos lini herë pas here fletushkën A do të dish të vërtetën? Kur të ktheheni mund të thoni: «Kur erdhëm njëherë, nuk ju gjetëm në shtëpi, kështu që ju lamë këtë fletushkë poshtë derës. Përgjigjen e cilës prej këtyre pyetjeve do të donit të dinit?»
6. Pse fletushka A do të dish të vërtetën? është një mjet i efektshëm predikimi?
6 Fletushka A do të dish të vërtetën? e paraqet të vërtetën në mënyrë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë. Ajo është tërheqëse për njerëz të të gjitha feve e kulturave. Është e lehtë ta prezantosh, madje edhe për të rinjtë në moshë e të rinjtë në të vërtetën. A e përdorni në çdo rast të përshtatshëm?