BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/12 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?
    Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?
  • Më shumë ndihmë për familjen
    Zgjohuni!—2018
  • A do të kemi gjithmonë vuajtje?
    A do të kemi gjithmonë vuajtje?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/12 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

Si mund të mësojnë fëmijët të duan Zotin?

Një prind e mëson fëmijën duke përdorur mësime nga krijimi

Përdor mësimet nga krijimi që ta ndihmosh fëmijën ta njohë e ta dojë Zotin

Fëmijët tuaj mund të mësojnë ta duan Zotin vetëm nëse kanë prova se ai ekziston dhe se i do. Që ta duan Zotin, duhet ta njohin. (1 Gjonit 4:8) Për shembull, duhet të dinë: pse e krijoi njeriun? Pse i lejon Zoti vuajtjet? Ç’do të bëjë për ne në të ardhmen?​—Lexo Filipianëve 1:9.

Për t’i ndihmuar fëmijët të duan Zotin, duhet t’u tregoni se vetë ju e doni. Nëse e dallojnë këtë, ka gjasa të ndjekin shembullin tuaj.​—Lexo Ligjin e përtërirë 6:5-7; Proverbat 22:6.

Si t’u prekni zemrën fëmijëve?

Fjala e Perëndisë është e fuqishme. (Hebrenjve 4:12) Ndaj ndihmojini fëmijët të njohin mësimet e saj themelore. Që t’u prekte zemrën njerëzve, Jezui i pyeste, i dëgjonte dhe u shpjegonte Shkrimet. Që t’u prekni zemrën fëmijëve, imitoni mënyrën si mësonte Jezui.​—Lexo Lukën 24:15-19, 27, 32.

Edhe tregimet biblike për mënyrën si sillej Zoti me njerëzit mund t’i ndihmojnë fëmijët ta njohin e ta duan Atë. Në www.pr2711.com/​sq do të gjeni botime të përgatitura enkas për këtë qëllim.​—Lexo 2 Timoteut 3:16.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 14 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla? botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

Mund ta gjesh në www.pr2711.com/​sq, ose mund të dërgosh kërkesën për një kopje falas në një nga adresat në faqen 2

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo