TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Sa e çmuar është Fjala e Perëndisë për ty?
Në Bibël gjejmë mendimet dhe fjalët e Perëndisë Jehova, Autorit të këtij libri të shenjtë. (2Pj 1:20, 21) Ngaqë e vë theksin te shfajësimi i sovranitetit të Perëndisë me anë të Mbretërisë së tij, Bibla i jep shpresë gjithë njerëzimit se së shpejti do të vijnë ditë më të mira. Veç kësaj, Bibla shpalos personalitetin e dashur të Atit tonë qiellor, Jehovait.—Ps 86:15.
Secili nga ne ka arsye të ndryshme pse e vlerëson Fjalën e Jehovait. Por, a tregojmë se e çmojmë këtë dhuratë tejet të veçantë duke e lexuar çdo ditë e pastaj duke e zbatuar? Tregofshin veprimet tona se ndihemi si psalmisti që tha: «Oh, sa e dua ligjin tënd!»—Ps 119:97.
SHIHNI VIDEON ATA E VLERËSUAN BIBLËN—FRAGMENT (UILLIAM TINDALI), DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Pse përktheu disa pjesë të Biblës Uilliam Tindali?
Pse ishin kaq të jashtëzakonshme përpjekjet e tij për të përkthyer Biblën?
Si u futën kontrabandë në Angli Biblat e Tindalit?
Si mund të tregojë secili prej nesh se e çmon Fjalën e Perëndisë?