-
Programi për javën që fillon më 25 marsShërbimi i Mbretërisë—2013 | Mars
-
-
Programi për javën që fillon më 25 mars
JAVA QË FILLON MË 25 MARS
Kënga 76 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
jr kap. 7 ¶1-6 (30 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Luka 4-6 (10 min.)
Nr. 1: Luka 4:22-39 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Nga kanë ardhur racat e ndryshme?—rs f. 315 ¶1-4 (5 min.)
Nr. 3: Çfarë prove ka se Jezui është ringjallur?—1 Kor. 15:3-7 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Si të fillojmë studime biblike të shtunën e parë? Duke përdorur prezantimin model në faqen 8, të demonstrohet si mund të fillohet një studim të shtunën e parë të prillit. Inkurajoji të gjithë të angazhohen në shërbim atë ditë.
25 min.: «Si ta përdorim broshurën Një lajm i mirë nga Perëndia?» Pjesë me pyetje dhe përgjigje. Kur të shqyrtohet paragrafi 6, të bëhen dy demonstrime.
Kënga 97 dhe lutja
-
-
Si ta përdorim broshurën Një lajm i mirë nga Perëndia?Shërbimi i Mbretërisë—2013 | Mars
-
-
3. Si ndryshon kjo broshurë nga botimet e tjera për studim?
3 Si është organizuar: Shumë nga botimet tona për studim, janë shkruar në mënyrë që dikush ta lexojë dhe ta kuptojë të vërtetën pa i ndihmuar kush. Ky botim është ndryshe. Është shkruar si një udhëzues për studimin e Biblës me ndihmën e një mësuesi. Prandaj, kur ia ofrojmë dikujt është mirë të shqyrtojmë me të një ose dy paragrafë. Paragrafët janë të shkurtër, kështu që mund të trajtohen me dikë edhe te dera ose te vendi i tij i punës. Edhe pse mësimi i parë është i përshtatshëm për të filluar, mund ta nisim studimin me cilindo prej mësimeve të tjera të broshurës.
4. Si na ndihmon broshura t’i mësojmë të tjerët drejtpërdrejt nga Bibla?
4 Në mjaft prej botimeve tona, përgjigjet e pyetjeve gjenden në paragrafë. Por, në këtë botim përgjigjet gjenden kryesisht në Bibël. Shumë duan të mësojnë nga Bibla, jo nga botimet tona. Ja pse nuk është cituar thuajse asnjë nga shkrimet e përmendura. Ato duhen lexuar direkt nga Bibla. Kjo i ndihmon studentët të kuptojnë se ajo që po mësojnë vjen nga Perëndia.—Isa. 54:13.
5. Pse duhet të përgatitet mirë drejtuesi i studimit sa herë bën studimin me dikë?
5 Broshura nuk i shpjegon të gjitha shkrimet. Pse? Është bërë posaçërisht që t’i nxitë studentët të bëjnë pyetje dhe t’i japë mundësi drejtuesit të studimit të përdorë aftësitë e mësimdhënies. Kështu që është e rëndësishme të përgatitemi mirë sa herë bëjmë studimin me dikë. Por, të kemi kujdes të mos flasim tepër. Na pëlqen shumë t’i shpjegojmë shkrimet. Por shpesh, ka më shumë dobi kur i ftojmë studentët të shpjegojnë si e kuptojnë shkrimin. Duke bërë pyetje me takt mund t’i ndihmojmë të arsyetojnë e të kapin domethënien e çdo vargu.—Vep. 17:2.
-