BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g03 8/12 f. 31
  • Emri i Perëndisë në një kështjellë mesjetare

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Emri i Perëndisë në një kështjellë mesjetare
  • Zgjohuni!—2003
  • Material i ngjashëm
  • Muze në natyrë me shtëpi prej druri
    Zgjohuni!—2004
  • Pse e puthin gurin e Blarnit?
    Zgjohuni!—2004
  • Një sprovë besimi
    Zgjohuni!—2004
  • Emri i Perëndisë stolis arkitekturën çeke
    Zgjohuni!—1998
Shih më tepër
Zgjohuni!—2003
g03 8/12 f. 31

Emri i Perëndisë në një kështjellë mesjetare

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË SLLOVAKI

SLLOVAKIA është një vend i vogël, por tepër i bukur, në zemër të Evropës. Peizazhi piktoresk karakterizohet nga kështjella që ngrihen si monumente të historisë së pasur dhe të lashtë të rajonit. Ndër më të spikatshmet është Kështjella e Oravës, e ndërtuar në majë të shkëmbinjve gëlqerorë 112 metra të lartë, që lartësohen mbi fshatin aty ngjitur.

Referimet e para historike për Kështjellën e Oravës datojnë më 1267. Që nga ajo kohë, kështjella ka ndërruar pronar shumë herë. Në vitin 1556 ajo u bë pronë e familjes së pasur Turzo. Përveç përmirësimeve dhe shtesave të tjera, Turzot ndërtuan edhe faltoren e kështjellës.

Çdo vit Kështjella e Oravës dhe objektet e ekspozuara brenda saj tërheqin dhjetëra mijë vizitorë nga shumë vende. Në oborr vizitorët mund të shohin diçka me interes të veçantë, që ruhet në një gur ranor, të gdhendur në reliev. Kjo është stema familjare e Turzove. Relievi përmban në latinisht emrin e Perëndisë siç gjendet në Bibël: Jehova.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo