BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g04 8/9 f. 32
  • Një avokat kërkon ndihmë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një avokat kërkon ndihmë
  • Zgjohuni!—2004
Zgjohuni!—2004
g04 8/9 f. 32

Një avokat kërkon ndihmë

Një avokat, i zhgënjyer nga numri i madh i martesave që përfundojnë me divorc, i shkroi një letër zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Brazil. Aty thuhej: «Shumë nga klientët që më vijnë në zyrë tashmë kanë marrë vendimin për t’u ndarë. Të vjen vërtet keq kur dëgjon arsyet pse duan t’i japin fund martesës, që mund të jenë mungesa e komunikimit dhe mungesa e dashurisë. As nuk e kanë fare idenë për këshillat që gjenden në botimet tuaja.»

Meqë i njihte mirë Dëshmitarët e Jehovait, avokati shkruante: «Do t’ju isha mirënjohës nëse do të më dërgonit materiale për t’ua dhënë klientëve, që t’i ndihmojnë të mendojnë thellë për seriozitetin e martesës, ta peshojnë edhe njëherë vendimin që kanë marrë dhe të kthehen përsëri në atë jetë të gëzueshme e të harmonishme që kishin së bashku.»

Nëse dëshironi këshilla të vlefshme biblike se si të keni një martesë të suksesshme, me kënaqësi mund t’ju dërgojmë një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare. Ai shqyrton dy faktorë shumë të rëndësishëm që e ndihmojnë një çift të jetojnë të lumtur së bashku, e kështu u hap derën shumë bekimeve. Mund të kërkoni një kopje të këtij libri duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo