BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g05 8/1 f. 3
  • Toka jonë e dërrmuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Toka jonë e dërrmuar
  • Zgjohuni!—2005
  • Material i ngjashëm
  • Salmoni i Atlantikut: Një «mbret» në telashe
    Zgjohuni!—2004
  • Noti i zhdërvjellët i salmonit
    Zgjohuni!—2010
  • Salmoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Indianët e Brazilit: A rrezikojnë të shfarosen?
    Zgjohuni!—2007
Shih më tepër
Zgjohuni!—2005
g05 8/1 f. 3

Toka jonë e dërrmuar

NË VITIN 1805, eksploruesit e famshëm Meriuedhër Luis dhe Uilliam Klark arritën në lumin Kolumbia, aty ku sot ndodhet shteti i Uashingtonit në SHBA.a Më shumë sesa vetë lumi, atyre u bëri përshtypje bollëku i madh i salmonit. «Është pothuajse e pabesueshme se ç’mizëri peshqish të tillë ka,​—shkruanin dy eksploruesit në ditarin e anijes.​—Rryma sjell me vete sasi shumë të mëdha salmoni dhe i nxjerr në breg, kështu që indianëve u duhet vetëm t’i mbledhin, t’i presin dhe t’i thajnë.» Mendoni, kishte kaq shumë salmon, saqë indianët i thanin dhe i përdornin për zjarr!

Sot gjendja është krejt ndryshe. «Që prej më shumë se dhjetë vjetësh shkencëtarët e dinë se ritmi me të cilin peshqit nxirren nga oqeani është më i shpejtë se ritmi me të cilin ata shumohen dhe zëvendësojnë sasinë e humbur»,​—thotë një artikull në revistën Newsweek. Për shembull në Atlantikun Verior, është zhdukur rreth 90 për qind e popullatës së salmonit.

Por nuk po pakësohen vetëm peshqit. Burimet natyrore, siç janë lëndët djegëse me origjinë fosile, mineralet dhe produktet e pyjeve, po shterojnë me ritme tronditëse. Fondi Botëror për Natyrën raporton se nga viti 1970 në vitin 1995 shteruan 30 për qind e burimeve natyrore të tokës. Shfrytëzimi i këtyre burimeve shpesh është thikë me dy presa, sepse metodat që përdoren mund t’i shkatërrojnë habitatet natyrore.

Disa njerëz arrijnë në përfundimin se meqë i krijoi njeriu këto probleme, ai është edhe në gjendje t’i zgjidhë ato. Si shembull përmendim se vitet e fundit ndotja e ajrit është pakësuar në shumë qytete të industrializuara. A na japin këto arritje një grimë shpresë se njerëzimi po e merr situatën nën kontroll?

[Shënimi]

a Luisi dhe Klarku ishin dërguar për të eksploruar dhe për të bërë një hartë të territoreve të blera rishtazi në perëndim të lumit Misisipi.

[Burimi i figurës në faqen 3]

© Kevin Schafer/CORBIS

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo