BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/06 f. 3
  • A janë vite të lumtura?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A janë vite të lumtura?
  • Zgjohuni!—2006
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai më ka ndihmuar vërtet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Tre kongrese që më modeluan jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • «Nga goja e të vegjëlve»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • E vërteta e Biblës i çliroi
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Zgjohuni!—2006
g 2/06 f. 3

A janë vite të lumtura?

ËSHTË ora 6.30. Në Soveto të Afrikës së Jugut agon një ditë e acartë dimri. Evelina duhet të ngrihet nga shtrati.a Në shtëpinë e saj pa ngrohje, kjo është një torturë e vërtetë.

Me ngadalë, ajo afron në buzë të shtratit gjunjët që i dhembin nga artriti. Pastaj rri ndenjur një copë herë. Pak nga pak, dhembja sikur i lehtësohet. Mbledh forcat dhe ngrihet. Rënkon nga dhembja. Pastaj, me duart në ijë, Evelina çapitet ngadalë për në banjë. Kjo pamje e trishtueshme na sjell ndër mend një përshkrim poetik të goditur të pleqërisë, i cili është marrë nga libri biblik i Eklisiastiut.—Eklisiastiu 12:5.

‘Uh, shyqyr’,—thotë Evelina me vete. Ajo jo vetëm që arriti të ngrihet edhe një ditë tjetër, por edhe ta vërë në lëvizje trupin e saj të sfilitur.

Por diçka tjetër e shqetëson. «Kam frikë se mos matufosem»,—thotë Evelina. Nganjëherë i ndodh të humbë çelësat, por ende e ka mendjen qiqër. Evelina thotë: «Lutem vetëm të mos më ikë mendja, siç u ndodh ca pleqve.»

Kur ishte e re, Evelina as nuk e çonte nëpër mend pleqërinë. Por papritur, koha sikur ka fluturuar, e tani, trupi ia kujton çdo çast se është 74 vjeçe.

Disa që jetojnë në kushte më të mira se Evelina e nuk kanë shumë halle a ndonjë sëmundje të rëndë, i shohin vitet e pleqërisë si vite të lumtura. Ashtu si patriarku Abraham, ata arrijnë një ‘pleqëri të mbarë, të moshuar e të kënaqur’. (Zanafilla 25:8) Kurse të tjerë kalojnë ‘ditë e vite të këqija’ dhe mund të thonë vetëm: «Nuk gjej asnjë kënaqësi në to.» (Predikuesi [Eklisiastiu] 12:1, Diodati i Ri) Në një anketë, ishin kaq të shumtë njerëzit që e shihnin me pesimizëm daljen në pension, saqë revista Newsweek sugjeronte që të mos quheshin më pleqëri e bardhë, por «epoka e errët».

Çfarë mendoni ju për pleqërinë? Cilat janë disa nga problemet që hasin të moshuarit? A është e pashmangshme humbja e aftësive mendore në pleqëri? Ç’mund të bëhet për të pasur paqe mendore gjatë viteve të pleqërisë?

[Shënimi]

a Në këta artikuj, disa emra janë ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo