BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/07 f. 28
  • Edukimi nga Perëndia sjell fryt

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Edukimi nga Perëndia sjell fryt
  • Zgjohuni!—2007
  • Material i ngjashëm
  • Stërvitemi si shërbëtorë të Mbretërisë
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Një shkollë që na pajis për atë që ka më shumë rëndësi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 1998
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Shkolla e Shërbimit Teokratik e vitit 2002
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—2007
g 8/07 f. 28

Edukimi nga Perëndia sjell fryt

Prindërit që i mësojnë fëmijët e tyre qysh në moshë të njomë, shpesh korrin fryte për mundin e tyre. Doriani, një fëmijë në Peru, në Amerikën e Jugut, kur ishte vetëm katër vjeç, mbajti fjalimin e parë në Shkollën e Shërbimit Teokratik, në Sallën e Mbretërisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Kur filloi shkollën fillore, ishte në gjendje t’i shpjegonte nga Bibla mësueses dhe shokëve të klasës përse nuk i festonte Krishtlindjet.

Para pak kohësh, kur ishte pesë vjeç, Dorianit i kërkuan që para gjithë shkollës, me afro 500 nxënës, të tregonte se çfarë mendonte për festën e babait. Ai përgatiti një fjalim 10-minutësh me temë «Përgjegjësitë e një babai», të bazuar në vargun biblik të Efesianëve 6:4. Në mbyllje të fjalimit, ai tha: «Në vend që të festojnë festën e babait një herë në vit, fëmijët duhet t’i respektojnë dhe t’u binden prindërve çdo ditë.»

Më 1943 Shkolla e Shërbimit Teokratik që ka si synim të përmirësojë cilësitë oratorike si të fëmijëve, ashtu edhe të të rriturve, u bë një nga mbledhjet javore të Dëshmitarëve të Jehovait. Që prej asaj kohe, ajo ka siguruar një stërvitje të bazuar në Bibël. Kjo stërvitje plotëson udhëzimet që prindërve u bëhet thirrje t’u japin fëmijëve të tyre.—Proverbat 22:6.

Në nëntor të vitit 2005, në moshën gjashtëvjeçare, Simoni, një fëmijë në Zvicër, kishte caktimin e parë për leximin e Biblës në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Gati një vit më vonë, atë e intervistuan në një asamble të madhe të Dëshmitarëve të Jehovait. Çfarë qëndrimi kishte zhvilluar ai për adhurimin e Perëndisë dhe shërbimin ndaj tij?

Simonit i pëlqejnë mbledhjet e krishtere dhe këtë e tregojnë përpjekjet e tij që të mos mungojë as edhe një herë, madje edhe kur është i lodhur. Veç kësaj, ai i shoqëron familjarët e tij në predikim. Gjithashtu u shpërndan 30 deri në 50 revista Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! në muaj, njerëzve të të gjitha moshave. Për më tepër ai i flet shpesh të atit për Biblën dhe e nxit të shkojë në mbledhje bashkë me familjen.

Pa dyshim, prindërit që i rritin fëmijët «në disiplinën dhe në normën mendore të Jehovait» gëzohen shumë kur fëmijët u binden dhe japin fryte të drejtësisë.​—Efesianëve 6:4; Jakovi 3:17, 18

[Figura në faqen 28]

Doriani në shkollë

[Figura në faqen 28]

Simoni në Sallën e Mbretërisë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo