BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/08 f. 25
  • Këmba e pulëbardhës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Këmba e pulëbardhës
  • Zgjohuni!—2008
  • Material i ngjashëm
  • Kush e projektoi i pari?
    A u krijua jeta?
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2008
  • Mburoja e dyfishtë termike e milingonës së argjendtë sahariane
    Zgjohuni!—2017
  • B15 Kalendari judaik
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Zgjohuni!—2008
g 9/08 f. 25

A është projektuar?

Këmba e pulëbardhës

◼Pulëbardha nuk ngrin nga të ftohtët ndonëse rri këmbëzbathur në akull. Si e ruan nxehtësinë e trupit kjo krijesë? Pjesërisht sekreti qëndron tek ata që quhen shkëmbyes nxehtësie me kahe të kundërta.

Shqyrtoni faktet: Një shkëmbyes nxehtësie me kahe të kundërta formohet nga një tub me lëng të ngrohtë i cili kalon pranë një tubi me lëng të ftohtë. Nëse lëngjet rrjedhin në të njëjtin drejtim, përcillet, e shumta, gjysma e nxehtësisë. Por, nëse lëngjet rrjedhin në kahe të kundërta, përcillet gati 100 për qind e nxehtësisë.

Te shkëmbyesit e nxehtësisë në këmbët e pulëbardhës, gjaku ftohet dhe gati sa s’ngrin teksa shkon drejt fundit të këmbëve, por ngrohet sërish kur kthehet. Lidhur me shpendët që rriten në mjedise të ftohta, ornitologu Geri Riçison shkruan: «Parimi i shkëmbimit të nxehtësisë me kahe të kundërta është kaq i efektshëm dhe gjenial, saqë është zbatuar edhe në projektet inxhinierike, për të shmangur humbjet e energjisë.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht sistemi i shkëmbimit të nxehtësisë me kahe të kundërta në këmbët e pulëbardhës? Apo është projektuar?a

[Shënimi]

a Shkëmbyesit e nxehtësisë me kahe të kundërta gjenden edhe te njerëzit, te disa peshq dhe te shumë kafshë të tjera.

[Diagrami dhe figura në faqen 25]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Shkëmbyesit e nxehtësisë në këmbët e pulëbardhës ngrohin gjakun kur kthehet

[Diagrami]

32°C

0-5°C

[Burimi i figurës në faqen 25]

Pulëbardha: © Michael S. Nolan/​age fotostock

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo