BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/09 f. 17
  • Sqepi i tukanit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sqepi i tukanit
  • Zgjohuni!—2009
  • Material i ngjashëm
  • Nofulla e brirtë e kallamarit
    Zgjohuni!—2009
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2009
  • Sqepi i martin peshkatarit
    Zgjohuni!—2010
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 1/09 f. 17

A është projektuar?

Sqepi i tukanit

◼ Tukani rritet në Amerikën e Jugut dhe Amerikën Qendrore. Ai nuk është fluturues i zoti dhe lëviz më tepër duke u hedhur pupthi. Zëri i disa lloje tukanësh ngjason me atë të bretkosës, por është më i lartë. Ai mund të dëgjohet edhe një kilometër larg në xhungël. Gjithsesi, ajo që i mahnit më shumë shkencëtarët është sqepi i tij.

Shqyrtoni faktet: Sqepi i disa tukanëve është gati sa gjysma e trupit. Duket i rëndë, po s’është ashtu. «Sipërfaqja përbëhet nga keratina, po ai material që kemi te thonjtë e te flokët,—shpjegon Mark-Andre Majërsi, shkencëtar në fushën e studimit të materialeve.—Ai përbëhet nga shtresa të shumta pllakëzash të vockla gjashtëkëndore që mbivendosen si tjegullat në një çati.»

Ndërtimi i sqepit të tukanit është krahasuar me strukturën e një sfungjeri të fortë. Disa pjesë të tij janë bosh, kurse disa pjesë të tjera përbëhen nga boshte mbajtëse dhe membrana. Rezultati është një sqep i lehtë, por me forcë të pabesueshme. «Duket sikur tukani ka njohuri të thella në inxhinierinë mekanike»,—thotë Majërsi.

Ndërtimi i sqepit të tukanit bën të mundur që të amortizohen goditjet e mëdha. Shkencëtarët mendojnë se sqepi mund të shërbejë si model për inxhinierët e industrisë së avionëve dhe të automjeteve. Majërsi thotë: «Panelet që imitojnë strukturën e sqepit të tukanit, mund t’i mbrojnë më mirë drejtuesit e mjeteve në rast përplasjesh.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë sqepi i fortë, por i lehtë i tukanit, apo është projektuar?

[Diagrami dhe figura në faqen 17]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

Pjesët bosh

Strukturë si e sfungjerit

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo