BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/09 f. 24
  • Krahu i fluturakëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krahu i fluturakëve
  • Zgjohuni!—2009
  • Material i ngjashëm
  • Kopshtarët fluturues të pyjeve tropikale të shiut
    Zgjohuni!—2014
  • Krijesat fluturuese
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ekolokalizimi i lakuriqëve të natës
    A është projektuar?
  • Bota mahnitëse e insekteve
    Zgjohuni!—2000
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 2/09 f. 24

A është projektuar?

Krahu i fluturakëve

◼ Si mendoni, cilët janë më të zotët në ajër: avionët apo krijesa të tilla si, lakuriqët e natës, insektet dhe zogjtë? Ju besohet a jo, avioni as që krahasohet me këto mrekulli të vogla të natyrës që «kanë aftësi të jashtëzakonshme të qëndrojnë në ajër edhe në shkulmet e erës, në shi e borë», siç thotë Vei Shiu, profesor në inxhinierinë aeronautike, pranë Universitetit të Miçiganit.a Ku qëndron sekreti? Te krahët që rrahin, të cilët aviatorët i shohin me zili që kur nisën orvatjet e para të njeriut drejt qiellit.

Shqyrtoni faktet: Kur disa zogj e insekte fluturojnë, krahët e tyre e ndryshojnë vazhdimisht formën për t’u përshtatur me kushtet përreth. Kjo u jep mundësi të qëndrojnë pezull në ajër dhe të kryejnë manovra të rrufeshme. Revista Science News tregon se çfarë është vërejtur te lakuriqët e natës: «Teksa fluturonin me shpejtësi të vogël, rreth 1,5 metra në sekondë, lakuriqët i kthenin majat e krahëve mbrapsht dhe i rrihnin prapa kur donin të merrnin lartësi. Shkencëtarët hodhën hipotezën se kjo teknikë . . . siguron forcë ngritëse dhe shtytëse.»

Sigurisht, ka ende shumë për të mësuar rreth fluturakëve të natyrës. «Çfarë i bëjnë ajrit nga ana fizike, për të krijuar një forcë ngritëse kaq të efektshme?»,—pyet Piter Ifju, profesor i inxhinierisë mekanike dhe aeronautike në Universitetin e Floridës. Ai shton: «Ka gjithfarë veçorish të qarkullimit të ajrit [rreth një objekti në fluturim] që nuk i kuptojmë. Arrijmë ta shohim çfarë bëjnë [zogjtë dhe insektet], por nuk kuptojmë si bashkëveprojnë me ajrin.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë krahu i zhdërvjellët i fluturakëve apo është projektuar?

[Shënimi]

a Ndonëse shumë krijesa me krahë mund të fluturojnë në shi, pjesa më e madhe kërkojnë ndonjë strehë.

[Figura në faqen 24]

Kolibri sqepgjerë

[Burimi]

Laurie Excell/​Fogstock/​age fotostock

[Figura në faqen 24]

Lakuriqi me vesh miu

[Burimi]

© Delpho, M/​age fotostock

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo