Barra e maces së rërës zgjat rreth dy muaj dhe bën mesatarisht tri kotele.
NË MES të shkretëtirës së zhuritur, orëve të vona të natës, një mace rëre del nga strofulla e saj. Sheh përreth e mban vesh. Pastaj kafsha nis tinëz udhëtimin përmes terrenit ranor.
Papritur, macja e rërës hidhet befas mbi prenë e saj, një brejtës. Ajo vazhdon gjuetinë gjatë natës dhe tek-tuk gjahun e zë duke u hedhur. Nëse zë më tepër se ç’mund të hajë, tepricën e mbulon me rërë. Kur vjen agimi, kthehet në strofull dhe rrallë del ditën. Ja disa kuriozitete interesante për këtë krijesë të pakapshme.