BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/14 f. 16
  • «Simbol i zymtë dhe i fuqishëm»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Simbol i zymtë dhe i fuqishëm»
  • Zgjohuni!—2014
  • Material i ngjashëm
  • Lufta
    Zgjohuni!—2017
  • Shpresa
    Zgjohuni!—2018
  • Racizmi
    Zgjohuni!—2014
  • Premtime që do të plotësohen
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
Zgjohuni!—2014
g 11/14 f. 16
Përkujtimore e Paqes në Hiroshimë, Genbaku Dome

«Simbol i zymtë dhe i fuqishëm»

NË BREGUN lindor të lumit Motojasu në Hiroshimë, Japoni, ngrihet një ndërtesë pjesërisht e rrënuar që nga 1945-a. Pse nuk është rindërtuar ndonëse kanë kaluar afro 70 vjet?

E përfunduar më 1915, në fillim struktura trikatëshe prej llaçi e tullash shërbente si ekspozitë për të promovuar industrinë. Por, gjithçka ndryshoi më 6 gusht 1945, në orën 8.15 të mëngjesit. Në këtë moment shpërtheu bomba e parë atomike e përdorur në luftë, rreth 550 metra mbi qytet dhe gati direkt mbi ekspozitë. Të gjithë brenda saj vdiqën në çast. Gjithsesi, skeleti i ndërtesës mbeti në këmbë.

Është ruajtur e pandryshuar dhe shërben si «simbol i zymtë dhe i fuqishëm i forcës më të madhe shkatërruese të krijuar ndonjëherë nga njeriu»—thuhet në një artikull të UNESCO-sa. Më 1996 ndërtesa iu shtua Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si Përkujtimore e Paqes në Hiroshimë.

Mirëpo mjerisht, këto përkujtimore prekëse nuk u kanë dhënë fund luftërave, që shpesh vijnë nga lakmia, nacionalizmi dhe urrejtja racore, fetare e fisnore. Por a do të vazhdojnë gjithmonë luftërat?

Bibla thotë jo. Te Psalmi 46:9 lexojmë: «[Perëndia] i pushon luftërat deri në skaj të dheut; thyen harkun dhe e bën copë-copë heshtën; karrocat i djeg në zjarr.» Njëkohësisht do ta zëvendësojë sundimin njerëzor me qeverinë e tij botërore, Mbretërinë e Perëndisë, në duart e Jezu Krishtit të emëruar si ‘Mbret të mbretërve’.—Zbulesa 11:15; 19:16.

Atëherë nuk do të ketë më nevojë për përkujtimore që të na tregojnë kotësinë e luftërave. Isaia 65:17 thotë: «Gjërat e mëparshme»—vuajtjet dhe dhembjet e sotme—«nuk do të vijnë më në mendje dhe as do të zgjohen më në zemër».

a Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo