BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/14 f. 14-15
  • Racizmi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Racizmi
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nga e kanë origjinën racat njerëzore?
  • A ka ndonjë racë më të lartë se një tjetër?
  • A do të marrë ndonjëherë fund racizmi?
  • A është barazia raciale thjesht një ëndërr?—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Jemi të gjithë një familje
    Zgjohuni!—2009
  • Çfarë mund të bëjmë ndaj krenarisë raciale?
    Zgjohuni!—1998
  • Si të flasësh me fëmijët për racizmin
    Ndihmë për familjen
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 4/14 f. 14-15
Një i zi dhe një i bardhë

PIKËPAMJA E BIBLËS

Racizmi

Nga e kanë origjinën racat njerëzore?

«Adami e quajti gruan e tij Evë, sepse ajo do të bëhej nëna e gjithë të gjallëve.»​—Zanafilla 3:20.

ÇFARË THONË EKSPERTËT?

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESKO) thotë se «të gjithë njerëzit i përkasin një lloji të vetëm dhe e kanë prejardhjen nga një trung i përbashkët».​—Deklarata për racën dhe paragjykimet raciale, 1978.

ÇFARË THOTË BIBLA?

Perëndia krijoi dy njerëz, Adamin dhe Evën, dhe u tha: «Jini të frytshëm, shumohuni dhe mbusheni tokën e sundojeni.» (Zanafilla 1:28) Kështu Adami dhe Eva u bënë prindërit e gjithë njerëzimit. Më vonë, kur përmbytja fshiu nga faqja e dheut shumicën e popullsisë në tokë, katër çifte mbijetuan: Noeja dhe gruaja e tij bashkë me tre djemtë e nuset e tyre. Bibla mëson se të gjithë ne e kemi prejardhjen nga djemtë e Noesë.​—Zanafilla 9:18, 19.

A ka ndonjë racë më të lartë se një tjetër?

«Nga një njeri i vetëm ai [Perëndia] bëri të gjitha kombet, që të banojnë mbi tërë faqen e dheut.»​—Veprat 17:26.

ÇFARË KANË THËNË DISA?

Gjatë shekullit të 20-të, disa grupe përvetësuan ideologji raciste. Për shembull, nazistët e argumentonin mbi baza biologjike bindjen e tyre se një racë është më e lartë se një tjetër. Nga ana tjetër, dokumenti i UNESKO-s që cituam më parë, pranoi «unitetin thelbësor të racës njerëzore dhe si rrjedhojë barazinë themelore të të gjitha qenieve njerëzore dhe të të gjithë popujve».

ÇFARË THOTË BIBLA?

Veprat 10:34, 35 thotë: «Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë, është i pranuar nga ai.» Për këtë arsye, askush nuk mund ta konsiderojë me të drejtë një racë më të lartë se një tjetër.

Jezui vendosi standardin për të krishterët kur u tha dishepujve: «Ju të gjithë jeni vëllezër.» (Mateu 23:8) Ai u lut që dishepujt e tij të ishin të bashkuar dhe «të përsosur në një», jo të ndarë a të përçarë.​—Gjoni 17:20-23; 1 Korintasve 1:10.

A do të marrë ndonjëherë fund racizmi?

«Në ditët e fundit, mali i shtëpisë së Jehovait do të lartësohet patundshmërisht. . . . Drejt tij do të vërshojnë të gjitha kombet.»​—Isaia 2:2.

ÇFARË MENDOJNË DISA?

Tensioni i vazhdueshëm midis racave i shtyn njerëzit e shumë vendeve të pyesin nëse shoqëria ka bërë përparim domethënës për zhdukjen e racizmit. Disa arrijnë në përfundimin se s’kanë për të parë kurrë barazi midis racave.

ÇFARË THOTË BIBLA?

Perëndia nuk do ta tolerojë përgjithnjë urrejtjen raciale. Përkundrazi, nën Mbretërinë e tij, burra dhe gra «nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët» do t’i shërbejnë në unitet, duke treguar dashuri të vërtetë për njëri-tjetrin. (Zbulesa 7:9) Mbretëria e Perëndisë nuk është një gjendje abstrakte e zemrës. Por ajo është një qeveri që do të ndikojë thellë te planeti ynë, pikërisht aty ku Perëndia kishte për qëllim që të gjithë njerëzit të banonin pa pengesa raciale.a

a Për më shumë informacion, shih kapitullin 3 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo