BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g16 nr. 4 f. 10-11
  • Si t’i përballosh ndryshimet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’i përballosh ndryshimet?
  • Zgjohuni!—2016
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VËSHTIRËSIA
  • Ç’DUHET TË DISH
  • ÇFARË MUND TË BËSH
  • A rimëkëmbem kollaj?
    Të rinjtë pyesin
  • Si të mos dorëzohet
    Zgjohuni!—2019
  • 1 Sepse gjërat ndryshojnë
    Zgjohuni!—2014
  • Të qëndrojmë syçelë dhe të zellshëm kur na ndryshojnë rrethanat
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
Shih më tepër
Zgjohuni!—2016
g16 nr. 4 f. 10-11
Një e re e mërzitur ndërsa sheh shoqen të largohet

NDIHMË PËR FAMILJEN | TË RINJTË

Si t’i përballosh ndryshimet?

VËSHTIRËSIA

  • Për shkak të punës së babait, duhet të transferoheni.

  • Shoku a shoqja jote e ngushtë po largohet.

  • Vëllai ose motra e madhe po largohet nga shtëpia ngaqë martohet.

Sa mirë do të përshtatesh ti me këto ndryshime?

Pemë që përkulet sipas drejtimit të erës

Një pemë që përkulet sipas drejtimit të erës, ka më shumë të ngjarë t’i mbijetojë një stuhie. Ashtu si kjo pemë, edhe ti mund të mësosh «të përkulesh» sipas ndryshimeve që varen pak ose aspak nga ti. Por, para se të shqyrtojmë se si mund ta bësh këtë, duhet të dish disa gjëra për ndryshimet.

Ç’DUHET TË DISH

Ndryshimet janë të pashmangshme. Bibla pohon një të vërtetë themelore për njerëzit: ‘Të gjithëve u rastis të përjetojnë ngjarje të paparashikuara.’ (Eklisiastiu 9:11) Herët a vonë edhe ti do ta provosh sa të vërteta janë këto fjalë. Sigurisht, jo të gjitha ngjarjet e paparashikuara janë të këqija. Madje, disa ndryshime që në fillim duken të këqija, më vonë mund të dalin për mirë. Megjithatë, shumë njerëz ia dalin për bukuri kur ndjekin një rutinë të caktuar. Ja pse ndryshimet, qofshin për mirë a për keq, u prishin rehatinë.

Ndryshimet mund të jenë stresuese veçanërisht për adoleshentët. Pse? Një djalë me emrin Aleksa, shpjegon: «Tashmë po përjeton ndryshime brenda teje, kështu që ndryshimet e jashtme ta shtojnë më shumë stresin.»

Ja një arsye tjetër: kur të rriturit përballen me një ndryshim, mund të mbështeten te përvoja personale që të kuptojnë si i kanë përballuar situatat e ngjashme në të kaluarën. Mirëpo, të rinjtë nuk kanë edhe aq përvojë ku të mbështeten.

Mund të mësosh të përshtatesh. Elasticiteti është aftësia për ta marrë veten nga një fatkeqësi ose për t’u përshtatur me një ndryshim. Kush është elastik, jo vetëm që e përballon një rrethanë të re, por para një pengese në dukje, sheh edhe mundësinë. Adoleshentët që janë elastikë, janë më pak të prirur të gjejnë ngushëllim te droga ose alkooli kur ndihen përtokë.

ÇFARË MUND TË BËSH

Prano realitetin. S’ka dyshim se do të doje të kishe nën kontroll çdo gjë në jetën tënde, por kjo thjesht nuk është e mundur. Miqtë do të largohen ose do të martohen; motrat e vëllezërit do të rriten e do të largohen nga shtëpia; rrethanat mund ta detyrojnë familjen tënde që të transferohet, duke lënë pas miqtë e gjithçka me të cilën je mësuar. Është më mirë ta pranosh realitetin, se t’i lejosh ndjenjat negative të të zënë frymën.​—Parimi biblik: Eklisiastiu 7:10.

Shih përpara. Ta mbash mendjen tek e kaluara, është si t’i mbash sytë te pasqyra ndërkohë që i jep makinës në autostradë. Mund të jetë e dobishme t’i hedhësh ndonjë sy herë pas here, por në fakt duhet të përqendrohesh te rruga përpara. E njëjta gjë vlen edhe kur përballesh me ndryshimet. Përpiqu t’i mbash sytë tek e ardhmja. (Proverbat 4:25) Për shembull, çfarë synimi mund të vendosësh për muajin tjetër ose për gjashtë muajt e ardhshëm?

Përqendrohu te gjërat pozitive. Një vajzë me emrin Laura, thotë: «Elasticiteti lidhet me qëndrimin. Përpiqu të gjesh aspekte pozitive të situatës që po kalon.» Po ti, a mund të gjesh të paktën një avantazh në situatën tënde të re?​—Parimi biblik: Eklisiastiu 6:9.

Një grua e re me emrin Viktoria, kujton se në vitet e adoleshencës të gjithë miqtë e saj të ngushtë u transferuan larg. Ajo thotë: «U ndjeva kaq e vetmuar. S’doja që gjërat të ndryshonin. Por, kur hedh sytë pas, kuptoj se ai ishte momenti kur fillova vërtet të rritesha, dhe se që të rritesh, duhen bërë ndryshime. E në të njëjtën kohë pashë se përreth kisha plot mundësi për miqësi të reja.»​—Parimi biblik: Proverbat 27:10.

Ta mbash mendjen tek e kaluara, është si t’i mbash sytë te pasqyra ndërkohë që i jep makinës në autostradë

Bëj gjëra për të tjerët. Bibla thotë: ‘Shihni me interes jo vetëm çështjet tuaja, por edhe ato të të tjerëve.’ (Filipianëve 2:4) Ana shprehet: «Një ilaç i mirë për të përballuar vështirësitë e tua është të ndihmosh të tjerët në vështirësitë e tyre. Ndërsa rritesha, kuptoja se, kur ndihmoja dikë që po kalonte një situatë të ngjashme si imja apo edhe më të vështirë, nxirrja dobi edhe unë.»

a Disa emra në këtë artikull janë ndryshuar.

SHKRIME KYÇE

  • «Mos thuaj: ‘Si ka mundësi që ditët e mëparshme ishin më të mira se këto?’»​—Eklisiastiu 7:10.

  • «Më mirë ajo që sheh syri, se ajo që dëshiron shpirti.»​—Eklisiastiu 6:9.

  • «Më mirë një fqinj pranë, se një vëlla larg.»​—Proverbat 27:10.

Huani

HUANI

«Të rinjtë bëhen më elastikë kur analizojnë situatat që kalojnë dhe kur kuptojnë se ndryshimet janë pjesë e jetës. Sa më shpejt ta pranojnë këtë realitet, aq më lehtë do ta kenë të bëjnë para. Me kohë gjërat përmirësohen.»

Kerisa

KERISA

«Me të marrë fund një vështirësi, përpiqem të mos e lejoj të më ndikojë duke e bluar në mendje. Përqendrohem te sfida e radhës. Besoj se të jesh elastik, do të thotë të shohësh para, jo prapa.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo