BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • fg mësimi 8 pyet. 1-5
  • Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?
  • Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Material i ngjashëm
  • Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Pse ka kaq shumë vuajtje?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Pse ka vuajtje dhe ligësi?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Një lajm i mirë nga Perëndia
fg mësimi 8 pyet. 1-5

MËSIMI 8

Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?

1. Si filloi ligësia?

1. Adami po sheh frutin e ndaluar; 2. Sundues të ndryshëm njerëzorë; 3. Skena lufte

Perëndia e ka lejuar njeriun të qeverisë aq gjatë sa është provuar se nuk i zgjidh dot problemet e veta

Ligësia zuri fill në tokë kur Satanai tha gënjeshtrën e parë. Në fillim, ai ishte engjëll i përsosur, por «nuk qëndroi besnik ndaj së vërtetës». (Gjoni 8:44) Ushqeu dëshirën që ta adhuronin, një e drejtë që i takon vetëm Perëndisë. Satanai gënjeu gruan e parë, Evën, dhe ia mbushi mendjen t’i bindej atij e jo Perëndisë. Adami ndoqi Evën duke mos iu bindur Perëndisë. Vendimi i Adamit solli vuajtje dhe vdekje.​—Lexo Zanafillën 3:1-6, 19.

Kur i shtiu në mend Evës të mos i bindej Perëndisë, Satanai nisi një rebelim kundër sovranitetit të Perëndisë, domethënë kundër pozitës së tij si Më i Larti. Pjesa dërrmuese e njerëzimit ka marrë anën e Satanait duke e hedhur poshtë Perëndinë si Sovranin e tyre. Kështu, Satanai është bërë «sundimtari i kësaj bote».​—Lexo Gjonin 14:30; 1 Gjonit 5:19.

2. A kishte të meta krijimi i Perëndisë?

Të gjitha veprat e Perëndisë janë të përsosura. Njerëzit dhe engjëjt që krijoi ai, kishin aftësinë t’i bindeshin në mënyrë të përsosur. (Ligji i përtërirë 32:4, 5) Perëndia na krijoi me lirinë që të zgjedhim nëse do të veprojmë mirë apo keq. Kjo liri na jep mundësinë të tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë.​—Lexo Jakovin 1:13-15; 1 Gjonit 5:3.

3. Pse i ka lejuar Perëndia vuajtjet deri më sot?

Jehovai e ka lejuar rebelimin kundër sovranitetit të tij për një periudhë të kufizuar. Përse? Që të tregojë se asnjë përpjekje për të qeverisur në mënyrë të pavarur prej tij nuk u sjell dobi njerëzve. (Eklisiastiu 7:29; 8:9) Pas 6.000 vjetësh histori njerëzore, provat flasin qartë. Qeveritarët njerëzorë nuk kanë arritur t’i zhdukin luftërat, krimet, padrejtësitë ose sëmundjet.​—Lexo Jereminë 10:23; Romakëve 9:17.

Krejt ndryshe nga qeverisja e njerëzve, qeverisja e Perëndisë u sjell dobi atyre që e pranojnë. (Isaia 48:17, 18) Së afërmi, Jehovai do t’u japë fund të gjitha qeverive njerëzore. Në tokë do të jetojnë vetëm ata që zgjedhin Perëndinë si Sovranin e tyre.—Isaia 11:9.​—Lexo Danielin 2:44.

Shih videon Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

4. Ç’mundësi na jep durimi i Perëndisë?

Satanai pohoi se njerëzit do t’i shërbenin Jehovait vetëm për arsye egoiste. A ke dëshirë të tregosh se kjo është gënjeshtër? Durimi i Perëndisë i jep mundësi secilit nga ne të tregojë nëse do qeverisjen e Perëndisë apo të njeriut. Zgjedhjen tonë e tregojmë me mënyrën si jetojmë.​—Lexo Jobin 1:8-12; Proverbat 27:11.

5. Si mund të zgjedhim Perëndinë si Sovranin tonë?

Njerëz duke studiuar Biblën

Zgjedhjet që bëjmë, zbulojnë nëse duam Perëndinë si Sovranin tonë

Mund të zgjedhim Perëndinë si Sovranin tonë duke mësuar për adhurimin e vërtetë që bazohet në Fjalën e Perëndisë, Biblën, e duke jetuar sipas tij. (Gjoni 4:23) Mund të hedhim poshtë Satanain si sundimtar duke mos u përzier në politikë dhe në luftëra, ashtu siç bëri Jezui.​—Lexo Gjonin 17:14.

Satanai e përdor pushtetin e tij për të nxitur praktika imorale dhe të dëmshme. Kur i hedhim poshtë këto praktika, disa miq e të afërm mund të na vënë në lojë ose të na kundërvihen. (1 Pjetrit 4:3, 4) Pra, gjendemi para një zgjedhjeje. A do të shoqërohemi me ata që e duan Perëndinë? A do t’u bindemi ligjeve të tij të mençura e të dashura? Nëse veprojmë kështu, do të provojmë se Satanai gënjeu kur pohoi se askush nuk do t’i bindej Perëndisë në rrethana të vështira.​—Lexo 1 Korintasve 6:9, 10; 15:33.

Dashuria e Perëndisë për njerëzit është garanci se ligësia dhe vuajtjet do të marrin fund. Ata që tregojnë me vepra se e besojnë këtë, do të jetojnë përgjithmonë në tokë.​—Lexo Gjonin 3:16.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 11 të librit Çfarë na mëson Bibla?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo