BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yc mësimi 7 f. 16-17
  • A ndihesh ndonjëherë vetëm dhe i frikësuar?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ndihesh ndonjëherë vetëm dhe i frikësuar?
  • Mësoji fëmijët
  • Material i ngjashëm
  • A ndihesh ndonjëherë i vetmuar dhe i frikësuar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • U ngushëllua nga Perëndia i tij
    Imitoni besimin e tyre
  • U ngushëllua nga Perëndia i tij
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • A do të jesh besimplotë si Elija?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Mësoji fëmijët
yc mësimi 7 f. 16-17
Një djalosh ndihet i vetmuar dhe i frikësuar

MËSIMI 7

A ndihesh ndonjëherë vetëm dhe i frikësuar?

Shikoje pak djalin e vogël në figurë. Duket i vetmuar dhe i frikësuar, apo jo? A je ndier ndonjëherë kështu? . . . Ndonjëherë, të gjithëve na ndodh. Bibla tregon se edhe disa miq të Jehovait janë ndier vetëm e kanë pasur frikë. Njëri prej tyre ishte Elija. Le të mësojmë diçka për të.

Mbretëresha Jezebelë bërtet e zemëruar

Jezebela donte ta vriste Elijan

Elija jetoi në Izrael shumë kohë më parë, para se të lindte Jezui. Akabi, mbreti i Izraelit, nuk adhuronte Perëndinë e vërtetë, Jehovain. Akabi dhe gruaja e tij, Jezebela, adhuronin Baalin, një perëndi jo të vërtetë. Prandaj, edhe shumica e njerëzve nisën të adhuronin Baalin. Mbretëresha Jezebelë ishte shumë e keqe dhe donte të vriste gjithë adhuruesit e Jehovait; ndër ta ishte edhe Elija. A e di çfarë bëri Elija? . . .

Ai iku me vrap! Shkoi larg në shkretëtirë dhe u fsheh në një shpellë. Pse mendon se veproi kështu? . . . Po, kishte frikë. Por Elija s’duhej të kishte frikë. Pse? E dinte se Jehovai mund ta ndihmonte. Më parë, Elija e kishte parë sa i fuqishëm ishte Jehovai. Një herë, Jehovai i ishte përgjigjur lutjes së tij duke dërguar zjarr nga qielli. Prandaj, edhe tani Jehovai ishte në gjendje ta ndihmonte.

Jehovai i përgjigjet lutjes së Elijas duke dërguar zjarr nga qielli; Elija në shpellë; Elija i lumtur pasi dëgjoi fjalët inkurajuese të Jehovait

Si e ndihmoi Jehovai Elijan?

Kur Elija ishte në shpellë, Jehovai i foli dhe e pyeti: ‘Çfarë po bën këtu?’ Ai iu përgjigj: ‘Asnjë nuk të adhuron më. Vetëm unë të adhuroj. Kam ngelur vetëm dhe kam frikë se mos më vrasin.’ Elija mendonte se i kishin vrarë të gjithë adhuruesit e tjerë të Jehovait. Por, Jehovai i tha: ‘Jo, nuk është e vërtetë. Ka 7.000 njerëz të tjerë që më adhurojnë akoma. Bëhu trim! Duhet të bësh edhe shumë gjëra të tjera për mua.’ A mendon se Elija u gëzua kur e dëgjoi këtë? . . .

Çfarë mund të mësosh nga ajo që i ndodhi Elijas? . . . Kurrë nuk duhet të ndihesh i vetmuar ose të kesh frikë. Ke miq që e duan edhe Jehovain, edhe ty. Gjithashtu, Jehovai ka shumë fuqi dhe do të të ndihmojë gjithmonë. Jehovai do të jetë gjithnjë me ty; a je i kënaqur? . . .

LEXO NË BIBLËN TËNDE

  • 1 Mbretërve 19:3-18

  • Psalmi 145:18

  • 1 Pjetrit 5:9

PYETJE:

  • A adhuronin Jehovain shumica e popullit të Izraelit në kohën e Elijas? Kë adhuronin?

  • Pse iku me vrap Elija dhe u fsheh në një shpellë?

  • Çfarë i tha Jehovai Elijas?

  • Çfarë mund të mësojmë nga ajo që i ndodhi Elijas?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo