JAHZEJAHU
[Jah paftë; Jah ka parë].
Bir i Tikvahut; mbase kundërshtoi propozimin e Ezdrës që bijtë e Izraelit të largonin gratë e huaja dhe bijtë që u kishin lindur. (Ezd 10:3, 10, 11, 15) Megjithatë është hedhur ideja se Jahzejahu dhe Jonatani nuk kundërshtuan sugjerimin e Ezdrës, por procedurën që do të ndiqej. Sipas Septuagintës greke dhe Vulgatës latine, Jahzejahu dhe të tjerët e ndihmuan Ezdrën, nuk e kundërshtuan. Prandaj një përkthim tjetër i Ezdrës 10:15 thotë se Jonatani dhe Jahzejahu «vepruan si përfaqësues në lidhje me këtë çështje».—shën., NW; shih edhe KJ; shën., AS.