BATH-RABIMI
[bijë e të shumtëve].
Te Kënga e Solomonit, sytë e vashës shulamite krahasohen me «rezervuarët e Heshbonit pranë portës së Bath-Rabimit». (Kng 7:4) Heshboni ishte qytet në territorin e Gadit, por iu caktua levitëve. (Js 21:38, 39) Disa mendojnë se Bath-Rabim është emri i një porte të Heshbonit në verilindje të qytetit, me pamje nga Rabahu (Amani i sotëm). Të tjerë janë të mendimit se emri Bath-Rabim (që do të thotë «bijë e të shumtëve») përdoret në kuptim të figurshëm për vetë qytetin e populluar të Heshbonit dhe se porta quhet kështu, meqë shumë njerëz hynin e dilnin nga qyteti ose mblidheshin pranë saj. Përreth rrënojave të tanishme të qytetit shihen dëshmi të pellgjeve të lashta, si edhe të një rezervuari të madh. Përshkrimi poetik jep një tablo të goditur të bukurisë së kristaltë e të paqtë të syve rrezatues të shulamites, balli i së cilës mbase përfaqësohej nga porta e qytetit.