JAKINI
[(Jehovai) bëftë të patundur].
1. Djali i Simeonit që renditet i katërti. (Zn 46:10) Me sa duket ai quhet Jarib te 1 Kronikave 4:24. Pasardhësit e tij, jakinitët, ishin një nga familjet e Simeonit në Izrael.—Da 6:15; Nu 26:12.
2. Prift i një shtëpie atërore që u zgjodh me short për t’u kujdesur për ndarjen e 21-të nga 24 ndarjet priftërore që organizoi Davidi. (1Kr 24:7, 17) Një ose më shumë nga pasardhësit e tij (ose të një prifti tjetër me të njëjtin emër) banuan në Jerusalem pasi u kthyen nga mërgimi në Babiloni.—1Kr 9:3, 10; Ne 11:10.
3. Shtylla më në jug nga dy shtyllat që ishin para tempullit të Solomonit.—1Mb 7:15-22; shih BOAZI nr. 2; KAPITELI.