JARIBI
[(Perëndia) u ndeshtë; (Perëndia) ka drejtuar çështjen (tonë) ligjore].
1. Bir i Simeonit (1Kr 4:24), që duket se në një varg tjetër quhet Jakin.—Zn 46:10; shih JAKINI nr. 1.
2. Një nga nëntë krerët që Ezdra dërgoi për t’i nxitur levitët dhe nethinimët të shkonin te lumi Ahava e të niseshin me ta për në Jerusalem.—Ezd 8:15-20.
3. Një nga të afërmit e priftërinjve që «duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, . . . premtuan» se do të largonin gratë e huaja sipas këshillës së Ezdrës.—Ezd 10:18, 19.