JEHONATANI
[Jehovai ka dhënë].
Në hebraisht përdoret herë kështu, herë Jonatan. Më poshtë renditen vetëm rastet kur është përkthyer Jehonatan. Për rastet ku përdoret forma e shkurtuar, shih JONATANI.
1. Një nga levitët që dërgoi Jehozafati vitin e 3-të të mbretërimit të tij për t’i mësuar popullit të Judës ligjin e Jehovait.—2Kr 17:5, 7-9.
2. Sekretar, shtëpia e të cilit u kthye në burg e ku Jeremia u mbajt i arrestuar. (Jr 37:15, 20; 38:26) Ka të ngjarë që shtëpia të ketë pasur dhoma të nëndheshme që mund të shërbenin si burg.
3. Kreu i një shtëpie atërore priftërinjsh pas periudhës së mërgimit; bashkëkohës i Jojakimit, pasuesit të Jeshuait.—Ne 12:10, 12, 18.