DEUELI
[njohuria e Perëndisë; Perëndia di].
I ati i Eliasafit që shërbeu si prijës i fisit të Gadit gjatë kohës që Izraeli endej nëpër shkretëtirë. (Nu 1:14; 7:42, 47; 10:20) Sipas tekstit masoretik dhe Peshitës siriake, te Numrat 2:14 ai quhet «Reuel». Kjo mund të ketë ardhur nga gabimi i ndonjë skribi, pasi në hebraisht germat «D» dhe «R» janë shumë të ngjashme dhe faktikisht emri «Deuel» del te Numrat 2:14 në Pentateukun samaritan, Vulgatën latine dhe në më shumë se njëqind dorëshkrime hebraike.