REUELI
[shok (mik) i Perëndisë].
1. Djali i Esaut nga Basemata, e bija e Ismaelit; përmendet i dyti. Katër bijtë e Reuelit u bënë sheikë të Edomit.—Zn 36:2-4, 10, 13, 17; 1Kr 1:35, 37.
2. Vjehrri i Moisiut, prift i Midianit. (Da 2:16-21; Nu 10:29) Gjetkë quhet Jetro.—Shih JETROI.
3. Gadit; i biri, Eliasafi, ishte prijës i fisit gjatë marshimit në shkretëtirë. (Nu 2:14) Në vargje të tjera emri i tij është Deuel.—Shih DEUELI.
4. Paraardhës i një beniaminiti që jetoi në Jerusalem pasi u kthye nga mërgimi në Babiloni.—1Kr 9:3, 7, 8.